Alarmi nga Britania: Sulmi i Rusisë mund të mos ndalet në Ukrainë

15 Shkurt 2022, 21:50Bota TEMA

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, thotë se ka frikë që sulmi i Rusisë “nuk do të ndalej në Ukrainë”.

“Ky është një sulm ndaj shteteve fqinje të Rusisë dhe shteteve të tjera në Europën Lindore, një përpjekje për të minuar legjitimitetin e tyre për të qenë pjesë e NATO-s”, tha Truss në një intervistë me Sky News.

Ajo shtoi se një pushtim i Ukrainës, do të sillte minimin e sigurisë në të gjithë Europën. “Mund të shohim gjithashtu agresorë të tjerë nëpër botë, të cilët do ta shikojnë këtë si mundësi për të zgjeruar ambiciet e tyre, kështu që ky është një moment shumë i rrezikshëm për të gjithë globin”, tha Truss.

Ajo paralajmëroi se pushtimi mund të ndodhë ende shumë shpejt, pavarësisht tërheqjes së paralajmëruar të trupave ruse. Sipas Truss, sulmi mund të bëhet drejtpërdrejt në Kiev, ose në Lindje, ose mund të ketë një operacion provokues nga brenda Ukrainës. “Trupat ruse mund të mbërrijnë në Kiev nga zonat kufitare shumë shpejt”, tha Truss.

2 komente në “Alarmi nga Britania: Sulmi i Rusisë mund të mos ndalet në Ukrainë”

  1. kjo qe ngaterron deti e zi me detin balltik eshte bere ministre e jashtme says:

    ishalla po i fut nja 20 termonukleare londres se do bjere ne paqe njerezimi me ne fund per 500 vjet sherr qe ka ardhur nga ai ishull

    1. Reshit LALA says:

      Nucleraret Anglia i ka më t fuqishme se rusi. Mos e ngatërrojmë Amglinë, që sot mbështet shqiptarët. Anglia bën pazare. Për 2000 vjet mblshteti Palestinln kundlr Israelit. Askush nuk mund të llogarisi floririn që ka marrë Anglia nga arabët. Por edhe neve na shiti dhe, ne nuk e dimë se çfar ka marrë nga rusia. Amerika e ka bondur tashmë edhe europën (gjermaninë kryesisht e Francën), por edhe Anglinë se VENDIMET PËR COPTIMIN E TROJEVE SHQIPTARE ISHIN TË GABUARA: Ata sollën më afër rusin në ballkan. Prandaj ata e shohin se forcimi i shqiptarëve në ballkan duhet të ketë priroritet. Këtë mësim Amerikan Anglia dhe europa e kanë marrë dhe janë bindur se kanë vepruar gabim dhe kanë ndryshuar qëndrim: Këtë statucuo ne duhet ta shfrytëzojmë. Shiheni simpritet k/ministri shqiptar i korruptuar në Amerikë. Amerika nuk pyet kush është k/ministër, pormpyert për trojet shqiptare dhe pozicionin e tyre gjeografik. Prandaj lereni Anglinë, se Anglia e bëri të dështojë Hitleri. Çurçilli nuk merrej me luftën, por si të fuste nëlojë Ammerikln nëluftën e dytë botërore dhe e futi. Nuk e dimë, por mendoj se edhe Itaklinl e nxorri jashtë loje Anglia. Italia dha shenjat e bllokimit me grekët dhe mbeti aty për 4 vjet luftë. Që Italia mund ta pushtonte greqinë,për një ditë e dinë të gjithë, por e dinte edhe gjermani, që kishte bërë kontratë me Musolinin. Kur u fut në greqi Gjermanët filluan masakrat ndaj italianlbve që bënin plazh në grerqi. Përse? Sepse e dinte se Italia e kishte mashtruar. Por kush e kishte lozur këtë lojë. Të gjitha adresat të çojnë tek Çurçilli, ky burrë i mençur dhe inteligjent, që luajti një rol verndimtar në luftën e dytë botërore. Prandaj është mirë ta shfrytëzojmë edhe ne shqiptarët për interesin tonë Anglinë. Anglia ka çuar një gjeneral të shquar që të merret me Ballkanin. Kjo është politikë Amerikane. Anglia dhe Amerika janë një. E kujtoni qëndrimin e Anglisë në luftën e Kosovës. Mendoj se kjo lan shumë gjynahe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje