Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Mësohet se në letër, Biden ka vlerësuar arritjet e Kosovës në këto vite pavarësie, ndërsa veç të tjerash, ai thekson se Kosova ka vend të veçantë në zemrën e familjes së tij.
Në letrën e urimit, dërguar presidentes Osmani, Biden po ashtu ka bërë të ditur se janë të kënaqur që Kosova po ndërton dhe forcon marrëdhëniet pozitive me fqinjët. Biden ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.
“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, thekson në letër Biden.
Urimi i pervjetorit te pamvarsise se kosoves sidomos nga presidenti amérikan ka nje vlere shume shume te madhe dhe vendimtare per kosoven,andaj çdo shqiptar e sidomos ata qe kan punuar e luftuar per kete dite ndihen krenar,kurse ata qe ishin per autonomi nen serbi si baba i osmankes sot trishtohen ska dyshim se edhe vet presednike osmanka e cila derisa nuk e shef presidentin amérikan me foto te saj ne duar dhe te ahmak konjufces nuk e pranon as urimin nga presidenti amérikan, shifni rrjetet sociale sot ne kosove se si detyrohen femijet te defilojne me foto ne duar te mender presednike osmankes dhe ahmak konjufces ne doré si ata ne rusi me foto te putinit apo ne note me foton e ati xhygymit, hej kosove hej, rroft 14 shkurti thot kurrci,rroft 14 shkurti thot osmanka dhe çdo gje fillon dhe mbaron me keta dy,vetem se ju eshte shtuar edhe slika e ahmak konjufces.