Konflikti Rusi-Ukrainë/ Serbia përgatitet për luftë, nis grumbullimin e rezervave ushqimore

13 Shkurt 2022, 14:28Rajoni TEMA

Autoritetet serbe kanë porositur sasi të mëdha ushqimi në mesin e frikës së një shpërthimi të konfliktit Ukrainë-Rusi, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçic.

“Në një kohë kur e gjithë bota pret në mënyrë histerike që diçka të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk mund të pretendoni se asgjë nuk po ndodh”, tha presidenti serb.

Vuçic ka shtuar gjithashtu se furnizimet me derivate nuk janë siguruar ende. Duke marrë parasysh situatën aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës, një mori vendesh iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen nga Ukraina.

Zyrtarët në SHBA kanë deklaruar të premten se pushtimi mund të ndodhë në “çdo kohë”. Rusia në anën tjetër, ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën pavarësisht se ka grumbulluar 100 mijë trupa pranë kufijve. Shumë analistë besojnë se një pushtim i Ukrainës nuk ka gjasa të fillonte deri më 20 shkurt, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Kinë.

6 komente në “Konflikti Rusi-Ukrainë/ Serbia përgatitet për luftë, nis grumbullimin e rezervave ushqimore”

  1. Hajro Lula says:

    Po keta serbet cpaten ?? Apo po ju paraqit rasti i volitshem te sulen mbi Kosove ??? Se perndryshe nuk shpjegohet gadishmeria e tyre …..Rusi Ukrahine dhe pregatitet huri i gardhit ??? E bela e madhe me keta ……sa rendesi i japin vetes ….

    1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      O shoku po mendoni njehere me tru e jo me damarin e patriotit te internetit. Mos u shqeteso per Kosoven se ate e mbrojne vet kosovaret tani, mos ua qaj hallin. Rusia dhe Ukraina jane prodhuesit me te medhenj te grurit dhe eksportuesit kryesore te dritherave ne Evrope, andej furnizohemi edhe ne pamvaresisht se vjen kryesisht nga tregtaret serb. Nje lufte mes ketyre vendeve do ta bente corap tregun e dritherave ne Evrope dhe sigurisht edhe tek ne. C’do hame pastaj, apo hashash se vetem ate dime te mbjellim neve. Kete qe po ben ky birboja cetnik per vendin e vete duhet ta bejme edhe ne ketu se ne rast te nje krize furnizimi s’do i plasi trapi njeriu per neve, sejcili do shohe vendin e vet. E pame kete qendrim edhe me pandemine dhe vaksinat apo jo, ku Evropa i la ne balte vendet e Ballkanit se nuk ishim pjese e BE. Ky i gjati kete duhet te planifikoje e mos na caje trapin me llafollogji e politike nderkombetare a thua se ky do i jape zgjidhje halleve te botes.

  2. Ceni says:

    U ka ngel qysh kur u dergonte bomba amerikani. Kur behet lufte u tha: Diten dilni e blini ushqime. Naten futuni ne strehime.

  3. rexha 10 says:

    Me gjithe respektin per ty more xhixhi ,duhet thene e verteta .Nuke eshte problemi i dritherave te bukes ,apo hashashi ,sepse problemi i prodhimeve te produkteve te bukes duhet qe te meren masa ne kohe paqeje ,dhe jo ne kohe lufte .Te gjithe e dime se nga vjene importi i millit te bukes ,dhe mbi te gjitha c’fare milli vjene ????Pra edhe ky qe po hani eshte milli qe sherben per derrat ne Serbi .Ja pra qe edhe ky mille nuke duhet mare nga Serbia . POR duhet punuar tokat ,dhe qeveria duhet qe te stimuloje fermeret qe kultivojne token me produktet e prodhimit te bukes .Kjo arrihet me ndihmen e lekeve duke i dhene kredi pa asnje interes .Pamvarsishte se ai i gjati e ka mendjen teke hashashi . pore ai nuke hahet ,vetem pihet ,pore mbase buke .

  4. demokrati says:

    Po shteti shqiptar A e ka nje rezerve strategjike per kohe te tilla?e kam fjalen per shtetin e Meksit, Berishes, T.Shehut,. Nanos, Majkos, Metes,Dades,Rames dhe Tahiti’s.Apo jemi ne ekonomi tregu dhe secilu per vet?A do te japin ndonjehere llogari kr dhe Ministrat e mbrojtjes nga 90 e jeten, per qasjen infantile per sugurine kombetare?A do te jap Majko per shkaterrimin e te vetmes arme mbrojtese efejtive qe i resistonte kohes?Jemi me fat qe SHBA dhe UK po tregojne lidership por jetojme ne Europen e Gjermanise,Italise, Bullgarise,Hungarise dhe Sllovakise,Nje shtet qe vazhdon hap vrima ne male per te sjelle turiste 150 euro ne jave dhe nuk eshte kujtuar te bleje nje skuadrilje avonesh.Dhe ministrja qesh?nderkohe qe dizinformacioni rus ne kanalet kryesore shqiptare shqperndahet pa problem.Vazhdojne paraqesin nje lavrov, nje i korruptuar i afer me rrjetin kriminal te Putinit si diplomat te afte.Miku i ish ministres se jashtme do te kete fatin e Ribbentrop..Sa per Kosoven te rrojne SHBA se “kosovanet” e Matoshit i derguan heronjte e lirise ne Hage.Shpresoj qe Kuksianet mos ta kene marre per te madhe mbylljen e kufirit nga mini i shendetsesise kosovare.

  5. taso kume says:

    O rexha ,po me duket se ministrat fitojne me shume duke bere kontrata me te tjere se te stimulojne fermeret,dhe ne jemi “budallenje” se Serbet krijojne stok per ta shitur ne kohe lufte 10 fishin se e dine gje do u shitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje