Përplasja e fortë në Moskë: Si e krahasoi Nikita Hrushovi, Ramiz Alinë me pantallonat e Enver Hoxhës

15 Shkurt 2022, 11:27Dossier TEMA

Ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës dhe njëkohësisht ish-president i vendit, Ramiz Alia gjatë një inteviste televizive të dhënë në vitin 2010 ka rrëfer një përplasje të pazakontë me Nikita Hrushovin, kreun e komunistëve sovjetikë.

Ngjarja zhvillohej në sallën e një takimi të krerëve të shteteve të quajtura të demokracive popullore, i mbajtur në Moskë në mesin e vitit 1961, që do të kishte në qendër të tij ndërtimin e Murit të Berlinit. Sipas rrëfimit të Alisë, Hrushovi ishte acaruar kur kishte parë atë në vendet e rezervuara për Enver Hoxhën, kreun e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe atë të Qeverisë, Mehmet Shehu.

Duke argumentuar se delegacioni shqiptar nuk kishte statusin e duhur, Hrushovi i sulet Ramiz Alisë me fjalë të ashpra, dhe kjo bëhet shkak për mos fillimin e bisedimeve. Madje Hrushovi dhe të tjerët largohen në një ambient tjetër, në pritje që delegacioni shqiptar të dilte fare nga salla. Kjo është historia, porse batuta më e njohur prej saj, e nxjerrë nga goja e Nikita Hrushovit, ka mbetur e panjohur për shqiptarët edhe pse ka qarkulluar në rrethet politike të kohës dhe është stampuar në media të shkruara.

Edhe Alia vetë, gjatë intervistës nuk e përmendi, mbase sepse batuta e Hrushovit në adresë të tij është fyese. Ja se çfarë përshkrimi i bën situatës Mihail Jakovleviç, një prej përkthyesve të Hrushovit. “…në këtë mbledhje ishte ftuar Sekretari i Parë i PPSH-së, Enver Hoxha. Ky, meqë duket u frikësohej kritikave, në vend të tij kishte dërguar në këtë takim zëvendësuesin. Por Hrushovi e hapi mbledhjen me pyetjen për statusin e delegacionit shqiptar.

SI NISI GRINDJA

Hrushovi propozoi që delegacioni të konsiderohej i paautorizuar të vendosë për çështje të ndryshme, sepse ajo ishte një mbledhje e sekretarëve të parë dhe jo një takim miqësor.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Shqipërisë deklaruan se ata kishin fuqinë e duhur dhe autorizim zyrtar të lidershipit të tyre për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që do të ngriheshin në këtë takim. Hrushovi u përgjigj prerë se atë nuk e kënaqte aspak pozicioni i Enver Hoxhës, pasi ai, tekstualisht: “Sot mund të dërgojë zëvendësuesit e tij, nesër ai, mundet, dërgon shoferin e tij, dhe pasnesër do të na varë pantallonat në shpinën e karriges”.

Pas këtyre fjalëve Hikita Hrushovi i sugjeroi delegacionit shqiptar të braktiste sallën e takimit. Por ata e injoruan. Hrushovi lajmëroi pushim, të gjithë u çuan dhe dolën. Mbeti vetëm delegacioni shqiptar.

U fikën dritat, mbërritën pastrueset, por përfaqësuesit e Shqipërisë mbetën në vendet e tyre. Kështu që Hrushovit dhe të tjerëve iu desh që të mblidheshin në një sallë pranë. Gjithsesi në këtë pikë shqiptarët e braktisën mbledhjen”.(Panorama)

12 komente në “Përplasja e fortë në Moskë: Si e krahasoi Nikita Hrushovi, Ramiz Alinë me pantallonat e Enver Hoxhës”

  1. Ti qe ke hedhur kete bisede ,modis qerozit Hurshov dhe Ramiz Alise, je munduar qe te ulesh rolin e Enver Hoxhes si dhe te Ramiz Alise. Ne fakt ua ke ngritur autoritetin, sepse hurshovi ishte i tille qe vetem me pantallonave mund tua mbushte mendjen. Sa per ate qe Enveri kishte frike ,e ke thene se do jesh ndonje nga ata te “persekutuarit” dhe perseri donte ofendosh, por se cili ishte Enveri e tregoi ne mbledhjen e 81 parive ,atje ne Moske. Po te shash njeriun tend e te mburresh komshin ,nuk je tjeter vetem se nje qen bir qeni e maskara. Delegacioni yne e paska detyruar Hurshofin qe te nderroi salle dhe kjo me kujton kur salla e parlamentit ketu tek ne ,2008-ten ishte bllokuar dhe JOzefina e mblodhi ate pjese te parlamentit andej nga buza e Lanes… .

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Te nderuar Xha Kasem dhe Sabri (me poshtë)

      Respekte.
      Këta koqet e kandarit qe bejne keto shkrime, me kujtojnë ate kengen “Ti nuk din as me m’a lype.”
      Domethënë, këta nuk dine as ta shajne Enverin. Ne fakt pa dashjen e tyre sapo treguan qe Enveri është tallur edhe me Hrushovin.
      Dhe sa per dijeni të ketij trapit, aty nuk ka krahasim te Ramizit me pantallonat e Enverit.
      Ky qe ka shkruar është vetem nje çapacul qe ka kaluar ne orgazëm duke lexuar materialet, dhe nga qejfi i ka bere shurren artikullit.
      Pastaj duke u zgerdhire vesh me vesh, ka shkuar të drejtori i Panoramas, dhe i ka thene: ” Bos, e kam bo lecke Ramizin dhe Enverin.”
      Çfare spurdhjaku.
      Jane këta qe kur shajne Ramen, i thone “i gjati, ka dale pa breke ne plazh, dhe se është arrogant”. Keto të treja i bejne pershtypje vetem Arjan Çanit, sepse populli yne të jep uje ne bisht të luges.

  2. sabrima_ehhhh says:

    Kjo tregon dinjitet nese ka ndodhur keshtu.

  3. Mund te thuash çdo gjë per Enverin por :frikacak: veshtire se te beson kush???? Analiziji mire gjerat dhe ngjarjet dhe do ta kuptosh qe ja kegit KOT..

  4. demokrati says:

    Ne ka Shqiptar qe ndihet keq nga kjo histori eshte nipi adoptiv i Nikita Sergejevic Hrushev, Tarja i Unescos.Hoxha ishte diktator, por nje sherbim ja beri Shqiperise, zbuthjen e ruseve te Nikites dhe spastrimin e politikes dhqiptare nga elementet pro ruse, pavaresisht kostos njerezore.Imagjinoni nje Belishive, keqardhje oer fatin oersonal te saj dhe femije e, por ajo ishte miope politike dhe e perdordhme, ne krye te Shqiperise post Hoxha, nen cizmen ruse.Si thoshte dissidenti krutan Qesja, me mire nje diktator shqiptar se cizmja e muzhikut rus.

  5. Be-x says:

    Enveri e njhte friken si miu, macen! Na lae te hame bare ne populli, se vete hante mishe.

  6. Zylo says:

    Ka pasur k..e Enveri eshte tallur me fuqine e Europes lindoredhe ashtu vazhdoi derisa vdiq.Keta te sotmit jane burra kurva qe e kthejne veten ne cizmelepires.

  7. Beno says:

    Tituj gazetash që denigrojne pa fakte. Tjetër ka thënë Hrushovi, tjetër shkruan titulli i artikullit. Kësaj i thonë rrumpalle gazetareske.

  8. Asd says:

    Enveri ishte trim me shqiptaret e rreckosur sepse ne token ruse i dridheshin leqet. Me siguri e mendonte qe mund ta arrestonin per sabotim antimarksist dhe veprimtari anti – BRSS dhe natyrisht nuk do ta mbronte asnje. Ai kishte frike pikerisht nga ato gjera qe ai vete ua beri te tjereve. Sa nga shoket e tij te luftes u arrestuan pikerisht pas mbledhjes dhe kritikave nga partia dhe komunistet e saj? Enveri nuk ka udhetuar kurre jashte Shqiperise pa qene 100 % i sigurte qe nuk do ti prishej asnje fije floku apo hekurosje e kostumit. Trimeria e tij e mbledhjen e 81 partive ishte e papritur per ruset dhe nuk do te kishin kohe te reagonin. Ishte nje “mordi e fuggi”. Pikerisht pas asaj “trimerie” Enveri kishte frike te dilte nga Shqiperia. Sjellja e tij ka qene njelloj si ajo e nje te kerkuari nderkombetar. Pra ka qene pikerisht frika qe e mbylli Enverin ne Shqiperi. Ka qene frika e tmerrshme qe ka patur per te trilluar makthet e sistemit; “armikut te jashtem”, “veprimtarite armiqsore”, ” lidhja e armikut te brendshem me ate te jashtem”, ” lufta e klasave”, “ndertimi i bunkereve”, “kontrolli i kufijve”, pergjimet, sigurimi i shtetit, agjenturat, torturat, burgimet, interrnimet, pushkatimet etj. Ai ishte i vetedijshem qe po kryente nje genocid, nje krim te tmerrshem, kunder popullit te tij. Dhe patjeter qe kishte frike.

  9. Fshatar kargunge says:

    Thone qe Enveri nuk udhetonte me jashte vendit nga FRIKA se e eleminonin. Sa per ate qe ca thone se Enveri eshte trim…. ai nuk ka bere ndonje akt trimerie, te pakten keshtu thone te gjithe qe kane pasur rastin ta njihnin para sesa te rekrutohesh nga UDB-ja.
    Por edhe me vone kur mori freret ne dore nga UDB-ja prape si dhjaks njihej, fliste papakrahve, dhe nuk kishte guxim.

    Megjithate serbi na ka qire e na qi dhe tani.

  10. Vranakonti says:

    Veprimi i delegacionit shqipetar ka injoruar dhe turperuar Hrushovin.Kane treguar unitet dhe besnikeri ndaj udheheqjes se republikes se shqiperise.Bravo u qoft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje