Politologu rus: Në Moskë asnjeri nuk po flet për luftë, synimi i Putin shkon përtej Ukrainës

15 Shkurt 2022, 12:05Bota TEMA

Ndërkohë që opinioni publik perëndimor po përgatitet psikologjikisht për një luftë të re në Europë, me epiqendër Ukrainën, në Moskë ngjarjet e javëve të fundit shihen në mënyrë të kundërt. “Jemi të shokuar nga retorika e mediave perëndimore. Në Moskë askush nuk flet për luftë. Një ndërhyrje ushtarake do të ishte shumë e çuditshme”.

Është i bindur për këtë  politologu Fyodor Lukyanov, drejtor i Russia in Foregn Affairs dhe një nga zërat më të dëgjuara në Kremlin. “E gjithë bota po pret që Putin të urdhërojë sulmin, por ideja që ai t’ i japë të drejtë pritshmërive të tyre, është diçka qe nuk  ngjan me veprimet e presidentit rus”, thotë ai, i intervistuar në mediat italiane.

Më shumë se 130 mijë ushtarë ndodhen në kufijtë me Ukrainën, por për politologun kjo nuk përbën detyrimisht paradhomën e një konflikti. “Nuk ka dyshim që Rusia po ndërmerr një fushatë presioni diplomatik të shoqëruar nga forca e armeve. Por nuk ka të bëj vetëm me Ukrainën”, thotë politologu rus, i cili shpjegon më tej.

“Kemi stërvitje në Baltik, në Bjellorusi dhe në Detin e Zi. Kemi të bëjmë me një objektiv më të madh për Putin, jo thjesht pushtimi i një vendi. Moska do të tregojë që tej e tutje duhet të merret seriozisht, duke propozuar një kuadër të ri sigurie në kontinent.

Qysh nga vitet ’90, Rusia nuk ka qenë e kënaqur me këtë sistem, që sipas saj është i padrejtë. Mesazhi është i qartë për Perëndimin, “në qoftë se mendoni se mund ti shkruani vetë rregullat e sigurisë në këtë pjesë të botës, gaboheni, sepse Moska është superiore ushtarakisht”. Për këtë arsye, mendoj se një luftë e hapur është pothuajse e pamundur. Putin mund të jetë gjithçka, por nuk është një lojtar bixhozi. Ai analizon çdo gjë, dhe vepron vetëm kur mendon se ka sigurinë e duhur”.

Por çfarë mund t’ i sjellë Moskës zyrtare ky tensionim i situatës, nga pikëpamja diplomatike? Për Lukyanov, “ braktisja e çdo iluzioni te Kievit për të hyrë në NATO , rishikimi i marrëveshjes së Minskut, por me tutje edhe rihapja e diskutimeve me SHBA për sa i përket kontrollit të armatimeve në Europën Lindore”.

Gjithsesi sipas disa analistë të tjerë, Putin nuk mund të tërhiqet nga Ukraina pa një fitore, edhe pse të pjesshme.

Këto ditë pritet që Duma ruse të njohë pavarësinë e republikave separatiste të Donjeskut dhe Luhanskut, propozim i Putin që dukej se ishte lënë mënjanë nga ngjarje të vrullshme të këtyre ditëve. Një aneksim zyrtar i këtyre rajoneve mund te ishte një kompromis i pranueshëm për Moskën, por ndoshta edhe për komunitetin ndërkombëtar, ndërkohë që Kievi do të duhej serish të gëlltiste vendimin e fuqive të tjera mbi territorin e saj, por do të shpëtonte të paktën pavarësinë e saj.

35 komente në “Politologu rus: Në Moskë asnjeri nuk po flet për luftë, synimi i Putin shkon përtej Ukrainës”

  1. anticensurë ??? says:

    që shkon”përtej ukrainës”ajo dihet që pa filluar muhabeti!!
    putana që është fryrë si kacek,kujtoi se “e kapa gafil perëndimin”sidomos amerikën!!interpretoi dhe e këshilluan keq, si çdo diktator(ju kujtohet ditari i enverit “u këshillova me shokun hekuran për bashimin e gjermanive”),situatën e afgaistanit!
    të gjithë e dimë thënjen “budallait hapi rrugë”,dhe këtë gabim e bëri obama!nuk flas për gabime të trapit dështak,por dhe ai i dha shumë pikë këtij xhuxhi narcizist!!
    e budallai shkoi dhe më përpara!na u çmënd fare!!
    por harroi se nuk vlen më e njëjta thënje si për budallain!nëse këshillohet që “budallait duhet ti hapësh rrugë”,për të çmëndurin këshillohet këmisha e forcës!!
    dhe këtë ja këthyen amerikanët,të tjerët në një farë mënyre e mbështetën!!

    1. Mona says:

      A mund te me shpjegojne gazetaret ‘e ndritur’ se ne cilen gjuhe perdoret fjala “politolog”

      1. Tetovari2 says:

        Mendoj se do të duhej ‘politikolog’por nëse ka ndonjë term më adekuat ,nuk jam kundër,por do ta pasuroja fjalorin.Për pyetjen se në cilën gjuhë është shkruar fjala ‘politolog’,mendoj se shumica e gazetarëve dhe mediat eletronike po shkruajnë dhe flasin ESPERANTO!!!!!.Po e vrasin dhe dhunoj-
        në nënën e gjuhëve,gjuhën e Zotit.

      2. anticensurë ??? says:

        në çdo gjuhë motra!term internacional!!
        por dhe mund të përkëthehet shkenctar politik,politologjia sheknca që merret me politikën!!

    2. Gjirokastriti says:

      Anticensure, e ke zberthyer fare eke bere Putinin ta bejr ne brek. Jini dallkauket me te kot qe ekzistoni. Nje shtet i armatosur gjer ne dhembe nje lloj si amerika, truri juaj mendon se Putini do friksohet. Kush eshte ai lider qe do rrezikoje popullin e vet ga bombat atomike perfshir ketu edhe Rusin. Kur nuk kuptoni nga keto pune futjani nje dopjo me shoket.

    3. Tirons says:

      Dhe ja shqiptari tipik qe per cdo gje ben si kompetent. Shko mer rrot ha nej tas kos mjaft u bere ekspert me zor, pallosh gjize

  2. Davidi says:

    Po ? po. Tani qe e pate se nuk e fshiu Ramën me Ukrainen, vazhdoni hani mut.

  3. Florida says:

    Putana po largohet i dhier nga kufinjte e Ukraines dhe kete do ta shesi si fitore Ku ka bythe ky delirant qesharak te futet ne lufte me USA dhe NATO! Si gjithe diktatoret dhe ky do kete fund te dhimbshem …

    1. Nardi says:

      Edhe ti o copa katunarit kokcepsh je ekspert i politikes? O pika kto popullit tone matuf qe si perhere do jape mend per boten kur per vete jemi te 10jere ?‍♂️

  4. Bregdeti says:

    Si qender e ortodoksise moska ka te drejte te mbroje ortodoksit e ukraines. Po shkeputja e kesaj pjese nuk eshte zgjidhja. Sot popujt, ne saje te historise dhe te drejtave te njeriut, jane mpleksur me njeri tjetrin. Nuk ka shtete etnikisht te pastra. Dhe tendenca e kohes eshte bashkejetesa, jo te ndahen. Kjo e dallon lindjaen nga perendimi. Ne baze te qytetrimit perendimor jane te drejtat e njeriut. Kurse ne baze te qytetrimit ortodoks dhe islamik qendrojne fete. Prandaj lindja eshte mbrapa, sepse e kane mendjen te teritoret dhe lufta.

    1. janullatos arxidoglyftis says:

      cpune ka feja me politiken aq me keq me luften.
      A nuk duhet qe pederastet e kishes orthodhokse te promovojne paqen midis njerezve te perendise ?
      Perse nuk del kryepederasti i patriarqise se djajve orthodhokse e te bej thirrje per paqe e vete permbajtje si doli edhe Papa i Romes !?
      plehra kamikaze jeni ju greko-orthodhokset e janulles!
      Mos harro, ai qe di te verteten por nuk e thote shkon ne ferr !

    2. anticensurë ??? says:

      or lal,
      “ka të drjejtë të mbrojë ortodoksët e ukrainës”?!
      nga kush do ti mbrojë??
      kush po i bie në qafë ukrainës që duhet ta mbrojë moska??
      vetë moska??
      ky shëmtira dy pëllëmbë burrë është thjesht një diktator i qelbur!krijon probleme për të thënë “unë e zgjidha problemin,e shihni sa i zoti jam?”!
      akoma nuk ka mbaruar bllofi,por ka shumë mundësi të mbarojë shpejt!
      si e thoshte pandi raidhi për viktorin e emanuelëve”palo burrë dy pëllëmbë,palo burrë me dy gisht këmbë”,dhe ky si duken bathët do fillojë rënjen e tij vertikale!!
      ka shumë faktorë që ndoshta kanë ndikuar në tërheqjen e tij,jo nga “pushtimi i ukrainës”(për mua nuk ka qënë asnjëherë obsion)por nga kërkesat e tija absurde!!
      mos mbështetja e kinës dhe këmbngulja e bajden!!
      kina nuk mund të preferonte një klient brekëgrisur në vënd të një klienti/klientëve,që e mbajnë gjallë si shtet!si me eksportet që bën në to,me investimet që ata bëjnë në kinë,për teknollogjinë që i japin,e plot gjëra të tjera!!
      bajden ndryshe nga paraardhësit e tij,nuk pranoi “ti hapte udhë “budallait”!pavarsisht se nuk ishte i prerë 100%,prapë ai i preu mundësitë e lojës!!
      e vetmia gjë që më lë akoma dyshim është toleranca që tha në fillim me “nëse bëni ndonjë ndërhyrje të pjesëshme”!
      të shohim si do të shkojnë punët me këtë “kërkesën e dumës,për aneksimin e dy zonave separatiste”!
      kjo mund të jetë dhe ajo toleranca që mua nuk më pëlqen që tia bëjnë këtij të çmënduri!!

      1. Interist says:

        Anticensure, censuro icik gojen dhe vrimen e sumes se na cave trapin duke bere si gjitholog o kokrra pabuskit. Per mend lexojme ekpertat e vertete jo koken tende me cepa. Fshatar

        1. anticensurë ??? says:

          o i brëndëshëm,apo tifoz,i zot e di!!
          a të kam detyru gjë të lexosh atë që shkruaj unë??apo??
          nuk rri dot pa e kruajtur byçkën??
          unë e di që jam i pabuks,por ti je dhe i patru!!
          ske faj ti!!
          aq të ranë kur u ndanë!!

    3. Myzeqari demokrat says:

      Bravo per komentin Bregdeti! Per mua eshte komenti me i mire

  5. Titi says:

    Brekdeti jemi ne shek.XXI dhe popujt kane te drejte se me ke duan te bashkjetone. Ndryshimi midis Perendimit dhe Rusise eshte abisal,te parte jane te deshirushem kurse muziket jane perdhunus dhe pushtus.

    1. Igli says:

      Kurse ne jemi ariane qe na reapekton ter bota

  6. Ilirjan says:

    Kur u vjen Koha per te lene pushtetin, individe te tipit Putin, berisha, Milloshevic (e shembuj ka plot) bejne gjithçka qe u shkon ne mend, edhe lufte. Ndryshojne Kushtetutat e ligjet, gjejne manekine si mekembes (Medvedev basha) dhe hapin probleme te medha. Ne prill, Putin mbaron mandatin. Te shohim si do te jete sajesa e radhes per te mos lene pushtetin dhe privilegjet qe te jep pushteti. Kjo “loja luftash” me Ukrainen e mjere, I doli duarsh.

  7. Analisti amator says:

    Edhe ndryshimet e fundit ne politiken e Kurtit lidhen pikerisht me politiken Ruse.
    Kurti ne kundershtim me politiken e meparshme per bisedimet me Serbine, sot e ka ndryshuar kete politike, ne perputhje me politiken ruse te njohjes se rajoneve separatiste te Donjeskut dhe Luhanskut. Me sa duket Kremlini ka kaluar nga teoria e ruajtjes se “sovranitetit te shteteve”, ne te drejten e minoriteteve per shkeputje. Me pare Rusia ka mbrojtur sovranitetin e Jugosllavise(Serbise) dhe i eshte kundervene pavaresise se Kosoves. Nga llogarite e fundit ai synon ta vrase “perendimin” me armet e veta. Ai kerkon nga perendimi qe te beje te njejten gje per seperatistet ruse(apo serbe ne Bosnje dhe Kosove), sic beri per “separatistet shqiptare” ne Serbi.
    Pra rusi dhe serbi kane ndryshuar taktike. Kjo eshte edhe arsyeja qe Kurti ka ndryshuar taktike. Ai kohet e fundit flet se ai do firmosi marreveshjen me Serbine, brenda dy vjeteve te arthshem. Ai nuk refuzon me ne forme kategorike asociacionin e “komunes serbe” Brenda Kosoves. Kjo qarte perkon me ndryshimin e politikes ruse, detyrimisht asaj serbe.
    Ne Ballkan politika serbe po perqendrohet ne “Serbine e Madhe”, ku perfshihet “Serpska Republika” e Bosnjes dhe Veriu i Mitrovices, si dhe pjese te tjera nga Mali I Zi ku serbet jetojne. Eshte pikerisht kjo qe Kurti ka ndryshuar politike dhe e ka zbutur qendrimin e tij ndaj bisedimeve me Vuciqin.
    Keto ndryshime ne politiken serbe dhe ruse, jane te mirseardhura per Kosoven, por ne thelb ato i japin te drejte Thacit qe luftonte per “shkembimin e territoreve”. Ne kete politike te Kurtit nuk shikojme qe ai te perqendrohet ne Presheven dhe Bujanovcin, por thjeshte ne asociacionin serb pa kushte, qe eshte shume gabim. Eshte koha per Kurtin te riaktivizoje “reciprocitetin” dhe te kerkoje te njejtat te drejta te shqiptareve te Serbise, sic kerkon Vuciqi per serbet e Kosoves. Albini me sa duket i merr ndryshimet boterore vetem ne sencin e urdherave dhe jo te interesave shqiptare!

  8. Pokeristi says:

    Politilogu si politilog rus dhe keshilltar pranë presidentit Putin,pa e hapur gojën fare,merret me mënt çfarë mund te thotë.Dhe pasi t’a ketë hapur gojën ,me plot gojën mund t’i thuhet demagog i kualifikuar.

  9. shori says:

    Po shoh keta “lulet” e Meros (komentuesit me siper) dhe ndjej keqardhje dhe meshire per injorancen dhe analfabetizmin e tyre… Si femijte e kopshtit pordhojne e krekosen me amerikanet e perendimin, a thua se do t’ja dije kush per brekegrisurit shpellare turkoshqipo… Pika bythes
    mor koketuler, krahasoni Putin, para te cilit belbezon edhe Bajden, me gomere turkoanadollake injorante si Berisha apo Enveri…!!!

    1. Fshatar kargunge says:

      O Shori,
      Sa larte qenke ne drejtshkrim, dukesh qe 8 vjecaren e ke mbaruar.

  10. Skrapari says:

    Perëndimi e humbi mundësin për ta mbajtur në lak ariun rus qysh në presidecën e jelcinit por e nënvlerësoj dhe tani prisni pasojat ! Ushtarakish një superfuqi(armatimi moderrn gjigand) Ekonomikisht superfuqi ( kontrollojnë ekonomikisht evropën në karburante) . Moralisht superfuqi ( pushtimi i krimes, përzënia e amerikanve nga siria dhe afganistani, ndarja e ukrainës, përçarjet në be dhe nato(turku) . Epërsia njerëzore (populli më luftarak në glob) . Fatkeqësisht evropa është në hall..dhe jo vetëm!.

    1. Asd says:

      Je duke e lexuar librin kokeposhte. Me siguri nuk ia ke idene e shifrave duke folur plot pasion por pa baza. Te keshilloj te vizatosh dy kolona, ku tek njera shkruaj NATO dhe tek kolona e dyte RUSIA. Horizontalisht shkruaj gjithe te dhenat qe ke per njeren dhe tjetren pale. Hiq vizen ne fund dhe bej shumen per secilen, pastaj fillo komentin.

    2. Patriot says:

      O Skaparlli , ti ke qene ne Rusi ò flet nga tregimet e Zeqos,70 perqind e rusve furnizohet me bombola gazi , nuk ka rrjet me tubazion gazi per furnizimi ,kur dola vetem 60km nga Moskae dukej siku ishe ne fshatrat e Librazhdit.

  11. enter"" says:

    Putin eshte i vetmi qe nuk i binded klanit te EU dhe te Amerikes.

    Putin eshte per balance e jo qe bota te jete vetem nen diktatin e kurves Europe dhe Piratit Amerikan.

    Kaq eshte.

    1. janullatos arxidoglyftis says:

      nga ju bythqiret e janulles nuk presim gje tjeter pervec pabesise.
      Harrove shpejt kur greqia i kerkoi ndihme per borxhin e falimentimit, Putini ju futi gishtin ne bythe grekerve dhe i poshteroi

  12. Bregdeti says:

    Ju rekomanfoj te lexoni “Perplasja e Qytetrimeve”, te autorit Samuel Hantington. Per te kuptuar cfare jane qytetrimet dhe cilat jane qytetrimet e sotme. Aty shpjegohet se vendet ne kufi te qytetrimeve jane vendet me te mundeshme per burime tensionesh dhe luftrash. Thuhet se pas renies se murit te berlinit, shkaku i luftrave nuk do jene me ideologjite, sic ishte komunizmi perballe kapitalizmit. Por do te jene mosmarrveshjet dhe kontradiktat midis kulturave (qytetrimeve) te ndryshme. Rreziku me i madh i perplasjes jane aty ku ndahen qytetrimet me njera tjetren, ne kufite e tyre. Sic eshte rasti i ukraines, ku ndahen katolicizmi nga ortodoksia.

    1. Kot po them says:

      Bregdeto, kot po them po ti mire e ke me llafet e ketij Hantingtonit po i bie qe sipas kesaj teorie ketu ne Shqiperi ku nuk ka kufi po qyteterimet jane bere lesh arapi me njeri tjetrin me myslo, katoliker e ortodokser nuk duhet te pushoje lufta kurre. Ti do te thuash qe mbase prandaj ketu eshte lemsh e gjitha, po megjithate LUFTE nuk ka, apo jo?

  13. Florida says:

    merret me politike dhe maloku ‘Nardi” qe duhet te jete Nard Ndoka besoj nga komenti se ai eshte qesharak dhe objekt barcaletash

  14. Leo says:

    CA lodheni kot.o njerez, putini Ben dollar Tu shit Gaz Europe’s,cuni bidenit e pelosit Ben dollar me ukrainen.
    Per CA do bejn luft?
    Amerika gjoja me sebepin rus I fut CA miliarda me shume buxhetit te armatimeve se trump.i Thai zorren I la pa lufte,rusi me sebepin amerikan putin I Thot ruseve po sjam ata do ju dhjesin.
    Ujku ujku thret amerika per rusin,po cakallin kinez qe Ben tregti.me.ghith boten si tja bejm?
    Mo’s dali nonje e thot qe dhe kina Ka frik ameriken?

  15. Me nderime! says:

    Ti Florida, mos e merr personale. Ai nuk e ka me ty si person, por me pseudonimin tend Florida. Ai e ka me Ameriken….

  16. Fshatar kargunge says:

    @ Leo
    Respekte Leo, vetem ti i ke rene pikes. Amerika ben presion Russia shet arme andej nga lindja e mesme, Russia ben pression dhe Amerika shet arme ketej nga evropa. Ore po ska shans ne bote, qe amerika e rusia te jene kundra njera-tjetres, historia flet vete.

  17. Bledi says:

    Si gjithmone shqiptaret qe jane kerthiza botes do japin mend si gjithologe te universit. E vk skemi breke ne yce dhe bejme si eksperte te universit ne morracaket

  18. Asd says:

    Biden mund te belbezoje para Putin sepse ndryshe nga ai mendohet 10 here qe ne lufte do te shkojne dhe vriten djemte amerikane. Ai belbezim meriton respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje