Raporti i CIA-s: Edhe vetë serbët u çuditën çfarë u bënin shqiptarët komunistë kosovarëve – “komunizmi në Kosovë s’ka lidhje me ideologji, është thjesht produkt i urrejtjes së serbëve për shqiptarët”

15 Shkurt 2022, 19:11Dossier TEMA

Në pjesën e dytë të raportit të CIA-s për shqiptarët në Jugosllavi flitet për ndryshimet radikale pas vitit 1944, kur komunistët fituan. Nga një gjendje lirie nga viti 1941 deri në vitin 1944, raporti që u deklasifikua në vitin 2011, thotë se shqiptarët e Kosovës kaluan në mjerim. Ata u vranë, u burgosën dhe u varfëruan. “Komunizmi siç aplikohet në Kosovë nuk ka të bëjë fare me doktrinat marksiste. Është thjesht produkt i urrejtjes që kanë serbët dhe malazezët për shqiptarët. Këtu komunizmi synon të thyejë kosovarët, që ata të shuhen dhe pasuria e tyre të merret nga të ashtuquajturit çlirimtarë”, thuhet në një pjesë të raportit.

Nga Lirim Mehmetaj, Jon Haxhiu

Në raportin top-sekret të vitit 1953 të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, e njohur si CIA, që u deklasifikua pjesërisht në vitin 2011 dhe të cilin e ka siguruar Albanian Post, një pjesë e konsiderueshme i kushtohet situatës politike dhe dallimeve në regjime, para dhe pas ardhjes së komunistëve.

Sipas këtij raporti, nga viti 1941 e deri në vitin 1944, kur me Shqipërinë e bashkuar udhëhiqnin ata që njihen tani si “kolaboracionistët”, serbët dhe malazezët jetonin si qytetarë të barabartë brenda territorit. Kur komunistët fituan, gjithçka ndryshoi.

“Nga viti 1941 kur Kosova u bashkua me Shqipërinë, deri në vitin 1944 kur sllavo-komunistët morën pushtetin, nënshtetasit serbë dhe malazezë trajtoheshin njësoj si shqiptarët e Kosovës, domethënë me barazi të plotë, telashe kishte vetëm për ata individë që ishin kundër regjimit dhe të cilët merreshin me intriga politike”, thuhet në dokumentin e CIA-s të siguruar nga AP-ja.

“Kishte liri të plotë të adhurimit fetar. Rendi publik ishte shembullor. Shqiptarët, serbët dhe malazezët mund të udhëtonin të pashqetësuar drejt qyteteve të Shqipërisë; atje tregtarët shkonin për të shitur mallrat e tyre dhe për të blerë mallra të prodhuara për t’i marrë përsëri në prapa”.

“Askush nuk mbeti i uritur, sepse kishte ushqime të bollshme si në vend, ashtu edhe në qytete. Dyqanet ishin gjithmonë të pajisura mirë me mallra të ndryshme dhe dyqane të reja po hapeshin për qytetarët. Kostoja e jetesës u rrit gjatë viteve të luftës, por kjo ishte kryesisht për shkak se qeveria shqiptare kishte braktisur standardin e arit”, saktëson raporti.

Sidomos për shqiptarët e Kosovës, thotë raporti, ishin vite të arta të zhvillimit dhe emancipimit.

“Pas tridhjetë vjetësh robërie, grupet e mësuesve dhe misionarëve vullnetarë të dërguar në Kosovë nga qeveria shqiptare ishin të parët që iu drejtuan kosovarëve në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë, shkollat ​​shqipe u themeluan në Mitrovicë, shkollat ​​e mesme dhe gjimnazi u hapën në Prizren, shkolla normale në Gjakovë, dhe shkolla e mesme dhe normale e avancuar me konvikte për 500 nxënës u themeluan në Prishtinë”.

Sipas këtij dokumenti të CIA-s, aq shumë mësues kishin ardhur nga Shqipëria në Kosovë, saqë “në një periudhë të shkurtër kohore kuadri i mësuesve u rrit shumë në Kosovë dhe u zvogëlua në vetë Shqipërinë, pasi qeveria e Zogut nuk e kishte vizualizuar kurrë domosdoshmërinë e një kuadri të gjerë mësimor”.

Sa i përket kornizës ligjore, sipas CIA-s, ishte bërë “një studim i plotë i ligjeve administrative serbe, në mënyrë që ato të mund të sinkronizoheshin me ligjet shqiptare”.

“U krijua një sistem i tërë administrativ, që përfshinte gjykatat, forcat e armatosura dhe policinë në fshatra, organizatat sportive, kampet verore për të rinjtë etj. Përveç kësaj, u krijuan pesëmbëdhjetë bursa për studentët që dëshironin të vazhdonin studimet e tyre në një nga universitetet e huaja. Qëllimi ishte edukimi për të ardhmen e një numri të caktuar specialistësh”.

Veç shkollimit, mësuesit e ardhur ishin kujdesur shumë që ta brumosnin frymën e nacionalizimit shqiptar.

“Inspektoriatet dhe drejtoritë e arsimit publik dhe shkollat ​​e nivelit të mesëm ishin të mirëpajisura me biblioteka me lëndë leximi shqip të gjitha llojeve”.

Kishte filluar që me shpejtësi të bëhej edhe botimi i librave shqip dhe pas një kohe “më shumë libra në gjuhën shqipe u botuan në Kosovë sesa në Shqipëri”.

“Mungesa e librave nuk ndihej as në shkollat ​​fillore dhe as në mesin e zyrtarëve të qeverisë”.

Kurse, serbët dhe malazezët ishin ankuar se qeveria nuk kishte krijuar një numër më të madh të shkollave fillore serbe, “megjithatë, arsyeja për këtë është se sllavët nuk kishin kërkuar kurrë zyrtarisht që kjo të bëhej”.

Por, kjo situatë e përshkruar nga CIA në këtë raport nuk zgjati shumë – veç tri vjet. Boshti po shkatërrohej dhe po e humbiste Luftën e Dytë Botërore dhe bashkë me ta po dobësoheshin edhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë.

Informatori i CIA-s përshkruan si u bë lëvizja e pushtetit dhe betejat mes komunistëve e nacionalistëve kolaboracionistë.

Tabloja është e turbullt, me shqiptarët që gjenden në dy fronte të ndryshme, duke mos e pasur shumë të qartë se për kë po luftojnë dhe cila është ana e drejtë në luftë.

“Të gjitha forcat nacionaliste vullnetare kundër komunizmit u mblodhën në streha malore nën udhëheqjen e Ymer Berishës, Mulla Idrizit dhe Lluan Gashit. Në vitin 1944, vullnetarët nacionalistë të Kosovës u mposhtën nga Brigadat 3, 5, 7 dhe 17 të Ushtrisë Shqiptare nën komandën e Shefqet Pecit, me origjinë nga Mallakastra. Të gjitha qytetet e Kosovës ishin të pushtuara nga këto brigada, të cilat udhëhiqeshin nga grupe të pavarura të partizanëve kosovarë. E gjithë popullsia e rajonit të pushtuar u rekrutua automatikisht, me urdhër ushtarak partizan, në ‘Ushtrinë Nacionalçlirimtare’. Vetëm një e pesta e njerëzve të aftë për punë, vullnetarët nacionalistë të Kosovës që mbetën në male, i shpëtuan mobilizimit”.

“Ndërkohë, Shaban Palluzha i Drenicës mori urdhër për të formuar një brigadë të re kosovare, e cila do t’u bashkohej brigadave shqiptare në ndjekje të gjermanëve”.

“Në mesin e njerëzve të rekrutuar nga Palluzha gjendeshin nacionalistë të shumtë.  I vetëdijshëm për këtë fakt, profesori Ymer Berisha nga Drenica, dërgoi njerëzit e tij në vendngjarje për t’i bindur nacionalistët që të qëndronin në shtëpi. Kjo ndodhi më 16 janar 1945. Kur revolta ishte pjekur mjaftueshëm, Berisha u shfaq në mesin e revoltuesve dhe mbajti një fjalim të zjarrtë patriotik kundër bashkimit me brigadat shqiptare. Ai theksoi se Kosova po braktiset për serbët dhe malazezët, duke shtuar se sllavët po i heqin qafe shqiptarët duke i dërguar pas gjermanëve. Si rezultat, të gjithë iu bashkuan Berishës kundër serbëve”.

“Ngritja e nacionalistëve u nis në Drenicë dhe Llapë, banorët e së cilës ishin besnikë ndaj frymës nacionaliste të Xhafer Devës. Pas kësaj, në kryengritje u bashkuan militantë nga të gjitha anët e vendit. Betejat heroike të shqiptarëve kundër sllavëve u përsëritën edhe një herë në majat e vrazhda malore. Rreth 600 kosovarë ranë në betejë, por sllavët kishin 2 mijë e 500 të vdekur. Tri betejat kryesore të zhvilluara ishin në Drenicë, Gjilan dhe Ferizaj”.

Raporti flet edhe për një episod interesant kur komunistët kishin shkelur një pakt mirëbesimi për negociata dhe e kishin ekzekutuar myftiun Arsim Luzha.

“Komanda e përbashkët e Brigadës së 7-të ishte e vetëdijshme se kosovarët ishin të vendosur të luftonin deri në fund, prandaj ftuan myftiun Asim Luzha, ish-përfaqësues i Drenicës që të takohej me ta për gjoja negociata. Klauzola u shkel dhe Myftiu u qëllua në vend. Pas kësaj vrasjeje tinëzare, luftimet në mal u bënë edhe më të furishme dhe aty vdiq edhe Shaban Polluzha, në luftime”.

Në një paragraf tjetër përshkruhen dinamikat e luftimeve nëpër rajone të Kosovës dhe udhëheqësit e grupeve nacionaliste kundër partizanëve.

“Rajoni i Gjilanit u ngrit në kryengritje nën udhëheqjen e Mulla Idrizit, i përmendur në këngët popullore si ‘Muderris’, Idrizi i inkurajoi njerëzit e tij duke cituar vargje të Pashë Vaso Shkodranit, si ‘Feja e shqiptarit është Shqipëria’”.

Raporti tregon edhe për luftën në qytetin e Ferizajt, kur në pranverën e vitit 1945 forcat nacionaliste fituan betejën dhe e morën qytetin.

Por, “fitorja ishte jetëshkurtër për shkak të mungesës së municioneve, dobësimit të disiplinës dhe mungesës së planifikimit strategjik”.

Më pas, si reprezalje, komunistët kishin kryer masakra mbi popullsinë civile.

“Ndryshe nga popujt e tjerë të Evropës Lindore dhe Azisë që vuajtën nga komunizmi, kosovarët janë viktima edhe të shovinizmit serb. Për sa kohë që marrëdhëniet mes Marshall Titos dhe Enver Hoxhës ishin miqësore, kosovarët nuk u trajtuan mirë nga komunistët shqiptarë”.

“Kështu kosovarët, që luftuan me sllavët ose ikën në male për shkak të shtypjes serbe, u gjetën në një situatë mes ‘çekiçit dhe kudhrës’. Komunizmi, siç aplikohet në Kosovë, nuk ka të bëjë fare me doktrinat marksiste. Është thjesht produkt i urrejtjes që kanë serbët dhe malazezët për shqiptarët. Këtu komunizmi synon të thyejë kosovarët që ata të shuhen dhe pasuria e tyre të merret nga të ashtuquajturit çlirimtarë”.

Sipas CIA-s, nacionalistët shqiptarë të Kosovës do ta gjenin veten në rrugë pa dalje, meqë edhe “vëllezërit” e tyre nga Shqipëria i luftonin po njëjtë, në mos më shumë se serbët.

“Në Shqipërinë komuniste, Koci Xoxe, një serbofil, ishte përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme me Jugosllavinë. Mirëpo, servilizmi që ai dhe ndihmësit e tij treguan në arrestimet dhe torturat e nacionalistëve kosovarë i habiti edhe vetë jugosllavët”.

“Ramë Bllaca ish-ministër; Profesor Selman Riza, kryetar i Partisë Irredentiste dhe ish-kryetar i komunës së Pejës; Muharrem Mitrovica; Kapiten Gjon Destanishta; dhe shumë civilë e ushtarakë të tjerë u arrestuan në Tiranë dhe iu dorëzuan qeverisë jugosllave, ku u gjykuan dhe u dënuan me dënime të ndryshme me punë të rënda. Të tjerë u dënuan me vdekje”.

Dokumenti 33-faqësh i CIA-s flet edhe për vrasjen e Miladin Popoviçit në Prishtinë, njërit nga themeluesit e komunizmit në Shqipëri.

“Më 14 mars 1945, Haki Taha, një mësues, vrau Popoviçin në Prishtinë. Si rezultat, Taha u arrestua, u pushkatua dhe u tërhoq zvarrë nëpër rrugë, me një tabelë të ngjitur me ironi në gjoks ku shkruhej ‘Vdekje tradhtarëve! Liri shqiptarëve!’”.

Sllavo-komunistët ishin hakmarrë për vdekjen e Popoviçit dhe këtë e bënë edhe duke vrarë kosovarë të caktuar, përkundër se ata ishin deklaruar komunistë.

“U pushkatuan 1 mijë e 600 anëtarë kosovarë të brigadave komuniste të vendosur në Tivar të Malit të Zi. Dëshmi tjetër e masakrës së këtyre burrave është fakti se në Tivar nuk ka asnjë të vdekur në listat zyrtare komuniste për 17 dhe 18 mars”.

“Që nga tetori i vitit 1944, komunistët mbanin një regjistër mjaft të saktë të emrave të atyre personave në rajonet e Kosovës dhe Metohisë, për të cilët ishin shqiptuar dënime të mëdha, duke përfshirë edhe dënimet me vdekje. Emrat e dëshmorëve shqiptarë të varur apo pushkatuar mund të gjenden të shënuara në regjistrat e të ashtuquajturave Gjykatat e Popullit. Dënime të tilla me vdekje në fakt janë diktuar nga Partia Komuniste dhe teksti i përcjellë nga UDB-ja dhe vetëm janë shqiptuar nga Gjykata gjatë paraqitjeve të shkurtra para gjyqtarëve të të pandehurve, për të krijuar përshtypjen e një gjykimi të drejtë demokratik”.

“Gjatë netëve të errëta dhe të ftohta të viteve 1944, 1945 dhe 1946, të burgosurit e dënuar me vdekje nxirreshin nga qelitë e tyre, futeshin në kamionë dhe dërgoheshin në lokalitete të shkreta si Gërmis, Karakaci, Llukaci, Moglice, Giafe dhe Kalas, ose në kodrat e Ibrit, Sveçanit dhe Gjilanit, ku u urdhëruan të hapnin varret e tyre. Pas ekzekutimit, varret u mbuluan me ngut me pak tokë ose borë. Kur bora u shkri, kufomat e dekompozuara dilnin në sipërfaqe”.

“Kur mund të kryhen vepra të tilla të tmerrshme në një shtet, është e kotë të flitet për liri. Ngjarjet, ashtu siç kanë ndodhur, flasin vetë. Për shembull, kur po përgatiteshin zgjedhjet e përgjithshme, gjoja për të rikthyer shprehjen e lirë të popullit të Kosovës, autoritetet sllave organizuan një mbledhje në Prizren, ku merrnin pjesë vetëm ata me ftesa, në fillim të majit 1945, dhe delegatët u zgjodhën ekskluzivisht nga ‘nacionalçlirimtarët’. Pikërisht në këtë mbledhje, Komiteti Shqiptar për Kosovë e Metohi dhe organizata e frontit popullor nxorën një rezolutë ku thuhej se ‘populli shqiptar me vullnetin e tij të lirë shpreh dëshirën për të qëndruar brenda kufijve të Jugosllavisë’”.

“Kur njerëzit pyesnin komisarët politikë gjatë zgjedhjeve pse nuk kishte kuti shqiptare, këta zyrtarë përgjigjeshin: ‘Pse? E gjithë bota e di se Enver Hoxha, Tito dhe Stalini janë një. Nuk do të ketë më kufij mes nesh dhe Shqipërisë. Jemi bërë vëllezër nga gjaku që derdhëm bashkë, asgjë nuk do të na ndajë më’”.

Tentimet e nacionalistëve shqiptarë nuk kishin pushuar, thekson raporti, por shumica prej tyre ose ishin vrarë, ose arrestuar e dënuar me burgim. Shkurtazi përmenden disa emra dhe vendet ku ishin burgosur.

“Më 11 gusht 1946, të burgosurit në burgun e Pejës tentuan arratisjen. Fatkeqësisht ata u kapën dhe me këtë rast humbën jetën Dr. Sylejman Lleshi, Skënder Curri, Mirteza Kryeziu dhe Bajram Shllaku, të gjithë anëtarë të një organizate nacionaliste, dhe 10 të burgosur të tjerë. Anëtarët e organizatës nacionaliste të Prishtinës, në mesin e tyre Gjon Sereqi nga Ferizaji dhe Sylejman Aliu nga Prizreni, u arrestuan në pranverën e vitit 1945. Ky grup kishte ndihmuar Lluan Gashin dhe shokët e tij. Anëtarët e një organizate tjetër nacionaliste, në krye me At Bernadin Llupin, klerik i Pejës, u arrestuan në verën e vitit 1946. At Llupi kishte mbajtur kontakte me profesor Ymer Berishën, shef i forcave nacionaliste që vepronin në Jugosllavi me agjent ndërlidhës Ndue Perlleshin. Anëtarë të tjerë të grupit të At Llupit ishin Marija Shllaku dhe mësuesi Gjergj Martini, të dy nga zona e Shkodrës, të cilët më vonë u vranë në një përplasje me partizanët. Ata ishin agjentë ndërlidhës mes nacionalistëve të Shkodrës dhe atyre të Gjakovës, Prizrenit dhe Prishtinës”.

“Të gjitha organizatat sekrete dhe degët e tyre lokale vartëse u përpoqën mes viteve 1945 dhe 1947 të mbanin kontakte me liderët politikë të fshehur në Kosovë. Në këtë mënyrë, organizata e Halim Spahiut mbajti kontakte me Ymer Berishën dhe Muharrem Bajraktarin, ndërsa organizata e Sylejman Lleshit ishte në kontakt me Ymer Berishën dhe Jup Binjakun. Binjaku, nga ana tjetër, u përpoq të vendoste kontakte dhe t’i koordinonte veprimet e tij me ato të Dem Ali Pozhanit. Organizata e At Bernardin Llupit kishte kontakte me Ymer Berishën, Ndue Perlleshin, Pashuk Bibën, dhe Ndoc Mirakajn. Organizata e Prishtinës ishte e lidhur me Ymer Berishën, Lluan Gashin, Gjon Sereqin dhe Abdyl Hensin. Organizatat e Gjilanit mbanin kontakte me Mulla Idrizin. Agjent ndërlidhës i organizatave të Vitisë, Kamenicës dhe Preshevës ishte Sul Hoti”.

Nacionalistët shqiptarë nuk ishin shumë të fuqishëm dhe gjithashtu nuk kishin kurrfarë ndihme nga jashtë vendit, derisa në anën tjetër OZNA, paraardhëse e UDB-së, ishte bërë shumë e fuqishme.

Ndodhte jo rrallë që OZNA de-konspironte planet dhe takimet e fshehta të nacionalistëve.

“Menjëherë pasi komunistët morën pushtetin në Kosovë, ata filluan një fushatë aktive propagandistike, duke shpërndarë fletëpalosje në të gjithë rajonin dhe duke organizuar kurse indoktrinimi, të cilat ishte detyruese të ndiqeshin”.

“Ata që mungonin pa arsye u akuzuan për sabotim, u arrestuan, u rrahën dhe më pas përcilleshin nga zyrtarët e OZNA-s”.

OZNA, më pas UDB, ishte veçanërisht aktive në vitin 1946. Persona të shumtë u vranë ose thjesht u zhdukën.

“Nga ana tjetër, edhe shqiptarët ishin mjaft aktivë në atë vit në krijimin e organizatave të fshehta nacionaliste. Nuk ekzistonte asnjë ligj i veçantë, sipas të cilit të parashikohej dënimi  i individëve të pakënaqur me situatën e krijuar, prandaj OZNA ishte e detyruar t’i cilësonte ata si kriminelë politikë. Nëse kjo nuk ishte e mundur, individët që konsideroheshin të padëshirueshëm akuzoheshin se i përkisnin ndonjë grupi politik dhe dënoheshin nga Gjykata Popullore lokale me nga gjashtë muaj deri në një vit punë të rëndë. Kryetarët e këtyre gjykatave ishin agjentë konfidencialë të caktuar posaçërisht për këtë qëllim”.

“Situata e kosovarëve nuk kishte qenë kurrë e rrezikshme dhe aq e rëndë sa ishte mes viteve 1944 dhe 1948, kur alternativat e tyre të vetme ishin burgu, vetëvrasja ose pranimi i përulur i zgjedhës komuniste dhe sllave”.

Një pjesë të konsiderueshme të raportit të CIA-s flitet për numrin e madh të shqiptarëve të Kosovës që burgoseshin vazhdimisht.

“Gjatë kësaj kohe, në burgjet e Republikës së Serbisë kishte të paktën trefish më shumë shqiptarë se sa sllavë. Çdo qytet kishte dy ose tre seksione të OZNA-s dhe secili seksion kishte burgun e tij, të ruajtur nga ushtria. Edhe policia/milicia kishte burgjet e veta”.

“Burgjet e Kosovës ishin të mbushura me shqiptarë. Burgu më i madh në rajonin e Kosovës, ku nuk kishte kurrë më pak se 1 mijë të burgosur shqiptarë, gjendej në Prishtinë”.

“Aktualisht në këtë qytet po ndërtohet një burg me kapacitet për dy mijë të burgosur”, saktëson raporti.

“Burgu më i madh në Republikën e Serbisë ishte në Nish. Ai përmban rreth pesë mijë të burgosur, katër mijë prej të cilëve ishin shqiptarë. Këtu, ku shpirti i të burgosurit formësohet nga torturat ndaj trupit, zbatohen metodat më të rafinuara për të thyer patriotizmin e kosovarëve përmes ‘riedukimit’”.

“Burgu ka dy departamente, një i njohur si ‘Ferri’, dhe tjetri si ‘Purgator’. Ky i fundit përmbante 4 mijë të dënuar në vitet 1946-1948, 2 mijë e 500 prej të cilëve ishin shqiptarë”.

“Në burgjet e Mitrovicës, Pozharevcit dhe Kragujevcit, katër të pestat e të dënuarve ishin shqiptarë. Gjysma e të burgosurve në burgun Idrizov në Shkup ishin shqiptarë nga Maqedonia, të cilët keqtrajtoheshin nga gardianët në të njëjtën mënyrë si kosovarët”.

Veç vrasjeve e burgosjeve, sistemi komunist i kishte prekur shqiptarët e Kosovës edhe në ekonomitë familjare.

Sipas raportit, “partizanët filluan në vitin 1944 me themelimin e bujqësisë kolektive ose kooperativave. Kjo kontribuoi shumë në varfërimin e popullsisë. Fshatari që më parë kishte mjaftueshëm për të jetuar, përfundimisht u bë i varfër”.

“Produktet bujqësore dhe bagëtitë thjesht iu morën fshatarëve nga anëtarët e bordit lokal të Partisë Komuniste. Familjet me bukë të mjaftueshme edhe në ditët e festave ishin të rralla, sepse shteti i merrte grurin fshatarit shqiptar dhe si këmbim i jepte vetëm pak misër”. (Albania Posti)

Pjesa e parë

32 komente në “Raporti i CIA-s: Edhe vetë serbët u çuditën çfarë u bënin shqiptarët komunistë kosovarëve – “komunizmi në Kosovë s’ka lidhje me ideologji, është thjesht produkt i urrejtjes së serbëve për shqiptarët””

  1. Taulant says:

    Cfare thone Amerikanet eshte e sakte.
    Kolera Komuniste shkaterroi jo vetem Shqiperin por edhe Kosoven.
    Nuk kishte si te ndodhte sepse Komunizmin ne Shqiperi e sollen Serbet nepermjet Miladin Popovicit e Duhan Mugoshes.
    Qellimi i Serbeve ishte qe te fusnin kete ideologji gjakatare ne Shqiperi per te shfarrosur Shqiperin e automatikisht edhe Shqiptaret jashte saj.
    Ajo koler ka lene pasoja kur edhe ost bastardi i Tiranes Edi rama ben politiken e Milloshevicit.
    Fatkeqeisht patrioti Xhafer Deva vrau shume pak komunist ne Tirane.
    Duhet qe te kishte zhdukur kete fare te keqe Sllavo-Komuniste ne Tirane me Evnver Hochen,Koci Xoxen ,Mehmet Shehun etj.
    Ne shume vende ku u masakruan Komunistet si ne Kili,Usa eth ato vende shpetuan.
    Ku triumfoi ato shtete u shkaterruan.
    Shqiperia eshte nje prej tyre.
    Respekt Xhafer Deves dhe Kosovareve te tjere qe kuptuan se cfare derrash po merrnin pushtetin ne Shqiperi.

    1. mik says:

      Mbase nuk flet drejt kur thu qe Xhafer Deva duhet te kishte vra ma teper komuniste se ç’ka vrar.
      Te vrasesh pa gjyq apo me pa te drejte do jesh njesoj si komunistet qe vrane pa gjyqe dhe me pa te drejte. Te kesh respect per nje kriminel, kjo nuk asht normale. Atehere cfar je ti, kriminel ?!
      Nejse ! Shqiperia nuk e zgjodhi por u caktua ne Jalte se ciles ane gjeopolitike do i perkiste. Pra, nuk kishte nga tia mbante. Shqiperia nuk ka force as sot te zgjedh me vullnetin e saj nje rruge te re politike pa miratimin e grupit qe ajo ka zgjedh ti bashkohet. Ne grup nuk vendos ” uni ” por vendos grupi.

      1. Kosovari says:

        Per te plotesuar ate qe shkrove i dashuri mik dhe gjykuar sipas asaj se cfare ndodhi me popujt qe perqafuan pushtimin nacisto fashist, ku forcave komuniste dhe fituese te LDB iu dha leje e heshtur qe ti zhduknin nga faqja e dheut me arsyen e kolaboracionisteve, me plot te drejte mund te konstatojme se: Pas konf. se Jaltes, dhe ndarjes se sferave te interesit ndermjet Amerikes dhe Rusise, ishin komunistet e Shqiperise qe na shpetuan neve Kosovareve nga nje shfarosje e lartecekur.
        Kjo shfarosje ju kishte ndodhur Shqiptareve ne Greqi (ne emer te kinse perkrahjes se pushtimit gjerman dhe banoreve vendas me origjine gjermane ne Vojvodine te Jugosllavise).
        E ndjeva te nevojshme te shtoj edhe kete komentin tim, per te kuptuar te tjeret ate qe donit te thonit ju ne komentin mesiperm si shenje falenderimi per mendjendriturit ne Shqiperi qe gjithmone ishin ne anen e drejte te historise.
        Te fala nga nje i persekutuar i komunisteve ne Kosove

        1. mik says:

          Ndoshta m’ke keqkuptu !! Une thash qe nuk mund te perkrahet dhe shfajsohet nje kriminel, kush do qofte ai.
          Nese ne shfajsojme Xhafer Deven per krimet e tij, atehere na duhet me shfajsu edhe komunistat, qe nuk lene gja pa ba ne kete vend.
          Nese ti mendon se jeni shpetu nga komunistet e Shqiperise atehere ti ndoshta nuk e njeh mire historine, ose je pasardhes i komunisteve shqiptare dhe shkruan si shqiptare i persekutuar i Kosoves. Pa dasht me t’fy. Nese nuk je as njeri dhe as tjetri nuk ke nevoje te fyhesh.
          Persa i perket diskutimit, nuk kam nevoj me diskutu per diçka qe dihet.
          Te pergezoj per shqipen letrare qe shkruan. Mua me duket nje letrare ma e mire se shume prej atyne te Shqipnise.

          1. qe te kuptosh says:

            Komunistet shqiptare kane bere vetem te mira dhe te drejta ne Shqiperi dhe Kosove. Kush thote te kunderten, eshte ose RROT CARI ose ANTISHQIPTAR!

            1. mik says:

              Pse ju komunistat apo ithtare te komunistave merreni gjithmone me banalitet ? E keni si brume, jeni te perbere nga ajo ? Apo ky eshte morali i juj qe e merrni qe ne familje. ? Edhe Enver Hoxha ka perdor fjale te tilla. Shiko ne youtube kur u be diskretitimi i Kadri Azbiut ne prezence te Hoxhes se cfar sharje banale perdor ai.
              jeni kaq idjota mendjengushte sa mendoni se keni force te poshteroni dike nepermjet banalitetit.

              1. Arbeni says:

                Kam te njejtin mendim me ty.
                E sa per “Kosovari”, do te jete nje i burgosur politik qe kurre nuk deshi t’i kuptoje mizorite e Enverit.

              2. qe te kuptosh says:

                Mik kokfik, “banaliteti” per funderrina si ju eshte si mjalte! Ju meritoni mjaltin e mjaltit!
                Pastaj hic mos u merzit, ti dhe funderrinat e tjere si ty, nuk humbisni asgje, se jeni edhe RROTA CARI edhe ANTISHQIPTARE!

          2. qe te kuptosh says:

            Kosova eshte “mjet” per politike te brendshme.
            Dy gabime trashanike te ashtuquajturve historiane, vijne per shkak te fetishizimit (dmth meqe ky paska vepruar keq, hajde t’ja fusim qe edhe ky tjetri ka vepruar po keq, sepse te gjithe njesoj na qenkan ..). Po jo o jo!
            1. Marreveshja e Mukjes nuk eshte hedhur poshte “per shkak te permendjes se Kosoves aty”. Ky eshte nje justifikim femijnor dhe qesharak, qe ka dale ne drite vitet e fundit. Ne ato vite Kosova ishte pjese administrative e provinces se Shqiperise, qe nga ana e saj ishte pjese e Mbreterise Italiane. Pra pavaresisht se nuk kishte Shqiperi fare (pasi ishte pjese e Italise), nderkohe Kosova ishte pjese e provices shqiptare. Kete gje e kishte bere pra facizmi, qe ishte i embel si hallva, si ajo hallva me shume shecer ama! Ne kete kuptim, cdokush e kupton se s’kishte llogjike te bisedohej per “bashkim me Kosoven” kur nderkohe Kosova ishte e bashkuar me pjesen tjeter te provinces shqiptare. Apo jo!? Keshtuqe ceshtja e bashkimit apo jo nuk ishte fare ekzistenciale, ndaj nuk kishte si te ishte molle sherri per prishjen e nje marreveshjeje politike. Historianet e kane thene qarte dhe cdokush me inteligjence normale e kupton, se arsyeja e prishjes se Marreveshjes se Mukjes ishte ceshtja e PUSHTETIT. Aty u kerkua ndarja e pushtetit pas Luftes, nderkohe qe vetem nje levizje politiko-ushtarake ishte qe po luftonte fashizmin, ndersa te tjerat rrinin ne pritje, ose me keq bashkepunonin me fashizmin. NacinalClirimtarja luftonte dhe vritej me pushtuesin, te tjeret benin bla bla bla dhe pinin raki, e dikush tha qe ta ndajme pushtetin pas Luftes. Jo moreeee. Une luftoj ti ha pula, por pushtetin ta ndajme bashke. C’a thua!? Kush nga ju do e bente kete, edhe sot e kesaj dite? Askush! Edhe NacionalClirimtarja (e udhehequr nga komunistet) nuk pranoi kete marreveshje. Eshte afermendsh!
            2. Meqe Zogu nuk beri asgje per Kosoven, atehere edhe komunistet nuk bene asgje domosdo, keshtu duhet thene, fetishizim ne kulm. Po jo, s’eshte aspak ashtu! Si mund te anashkalohet me nje fjali karagjoze dhe te thjeshte Konferenca e Bujanit!? Ate e bene komunistet (e Shqiperise dhe Kosoves bashke). Nuk e dini? Cfare u vendos aty!? U vendos qe pas Luftes se perbashket kunder fashizmit, Kosova ti bashkohej Shqiperise! Ju duket e cuditshme? Po ja qe ashtu eshte, se historia shkruhet ne castin qe ndodh dhe nuk e c’ben dot askush. Jo po ky vendim nuk u pranua nga serbet do thote dikush. Po eshte afermendsh, edhe sot e kesaj dite ende nuk eshte pranuar nga serbet kjo gje, pse do pranohej kaq kollaj atehere, c’a ka ndonje gje per te mos kuptuar ketu? Por vetem kaq bene komunistet? Natyrisht qe jo. Per cudi shuhet nje periudhe e gjate historike dhe nuk permendet asgje, nga 1945-1989. Si ka mundesi? Po jane dokumentat zyrtare qe ne takimin me Titon, Enveri i ka kerkuar bashkimin e Kosoves me Shqiperine, ashtu sic dihet pergjigjia e tij se “sot per sot nuk mund ta bejme sepse do kundershtojne serbet”. Pse nuk dihen keto? Natyrisht qe historianet i dine, por disave s’ju pelqejne te vertetat, sepse Kosova do vazhdoje te perdoret per politike te brendshme nga te ashtuquaturit “patriote” te pilafit dhe rakise. Pse nuk thuhet se pas Luftes vertet nuk u pranua qe Kosova te bashkohej me Shqiperine, madje nuk u pranua as krijimi i Republikes punetore-fshatare te Kosoves brenda Jugosllavise, por ama u krijua Krahina Autonome e Kosoves qe ne 1946-n! A nuk ishin komunistet (e Shqiperise dhe Kosoves) qe e realizuan kete!? A nuk ishte forma e pare shteterore e Kosoves kjo, qe me tej u ligjeruaa dhe u forcua ne kushtetutat e 1968 dhe 1974-s? A nuk kishte keshtu Kosova Kuvendin e saj, qeverine e saj, administraten e saj, gjuhen shqipe si gjuhe zyrtare, shkollat dhe shtypin ne gjuhen shqipe, universitetin e Prishtines!? A i kishte apo jo? Poooooooooooooooooo. Apo me siguri keto ja kishin dhene ata facistet e hallves!? Te gjithe keto pra, a nuk i bene komunistet!? Ata te Kosoves, por edhe ata Shqiperise ne rradhe te pare, qe drejtonin shtetin shqiptar, qe ushtronte presion mbi shtetin jugosllav qe keto te krijoheshin, nese ato synimet e tjera nuk u arriten. Po apo jo? Poooo. A nuk ishin komunistet qe organizuan Kongresin e njehsimit te gjuhes shqipe ne 1972, qe u miratua ne Tirane dhe ne Prishtine? Poooo. A nuk shkuan ne vitet ’70 pedagoge e profesore nga Tirana te jepnin mesime e udhezime ne Universitetin e Prishtines? Poooo. A ishte pra merite e shteti komunist shqiptar qe ne sot kemi te njejten gjuhe te njesuar me Kosoven? Pooooooo. A nuk ishte shteti shqiptar i udhehequr nga komunistet, qe organizonte dhe drejtonte levizjen per Republike te Kosoves ne 1981-in? Poooo (se mos ka ndonjeri dyshim per kete oreee). A ishte shteti komunist shqiptar qe krijoi dhe mbeshteste grupet e LPK, te cilat ishin ato qe orgazizuan dhe formuan UCK-ne pas viteve ’90? Poooooooooooooo. Atehere si mund te themi se komunistet njesoj si Zogu nuk bene asgje per Kosoven!? Po jo o jo ..

            1. mik says:

              ” Kosovar ” i dashtun, kontrollo IQ-n

              1. qe te kuptosh says:

                Mik kokfik, me teveqele si puna jote tall trapin per sport!

        2. E di si eshte puna says:

          Mendimtaret IDIOTE si Taulant katunari me shoke, duhet te kene parasysh dhe duhet te kuptojne shkallet prej nga ka kaluar zgjidhja e ceshtjes se Kosoves :
          1. dhenia e Kosoves, Serbise 1913
          2. pushtimi nazist 1941-1944
          3. autonomia e Kosoves 1946
          4. krijimi ligjor i Krahines autonome te Kosoves 1968
          5. kushtetuta e KS Autonome te Kosoves 1974
          6. heqja e dhunshme e Autonomise se Kosoves 1989
          7. shpallja e Republikes se Kosoves dhe Kushtetuta e Kacanikut 1990
          8. zgjedhjet e lira dhe referendumi per Pavaresi 1991
          9. lufta e Kosoves, Rambuje-ja dhe nderhyrja e Natos 1998-1999
          10. protektorat nderkombetar UNMIK-u 1999-2008
          11. shpallja e Pavaresise dhe njohje nderkombetare 2008
          12. pritet njohje e ndersjellte Kosove – Serbi …

    2. taotao says:

      Taulant vetem ti e ke kuptuar Cia-n tamam se i gjithe populli shqipetar e quante armik te saj!Mirpo nuk e ka ditur qe fjala “armik” eshte deshifruar sot nga ky popull idot si puna jote dhe e shpjegojne qe Armik do te thote “Mik i arte “(ar-mik)!E pra ndaj dhe sot ne e kemi Ameriken nje mir te arte qe deri dje e quanim armik!
      Sa mire qe e ke mesuar shqipen o Tauland apo ke bere ndonje kurs andej nga “mik-ar(et)”.

  2. Them une says:

    Po Shqiptarve të Shqiprise? Enver Hoxha dhe njerzit e ti kane bër masakra shnjerzore në të gjith Repupliken e Shqiprise Duke vrare Femi, Gra dh Burra të pa fajshem dhe gjith njerzite e diture dhe Patrijotet . Enver Terroristi as kufomat nuke ti jepte për ti varrosure të vrare dhe të maskrumit Enver Hoxha dhe njerzit e ti i linin në mest të fshatit ose qyteti për dite të tëra dhe nuke guxonte njeri ti merrte dhe ti varroste. Komunista dhe terrorist nje turi kane. Poshte Edi Rame Erdogani, Sali Vrasi dhe ilir hajduti. Edhe këta të 3 Jane hajdutë dhe kriminela

    1. heu bre says:

      Sa klase shkolle ke ti o psikopat!?

  3. Matrapiku says:

    Përdit, përdit, përdit … nuk kanë fund faktet historike qe tregojn sa popull “pa shtyll kurizore qe jemi”, pa moral, pa kujtes historike, pa … fiks nje popull hibrid i basarduar me sperm Spahinjsh, Çaush-ësh, Bimbash-ësh … kriminal.
    .
    Këto te verteta qe mund te ofendojn dike i them vetem per nje ceshtje.
    Eshte e pa besueshme qe ajo farë Mongolo-Arabe Aziatike qe quhet Turko Otomanizem dha qe na c’perfytyruar gjenetisht, moralisht … ne sot ti kemi Aleat Strategjik, Bab dhe Vella.
    Eshte tmeresish jasht cdo llogjike nqs duam te quhemi Autochton dhe pasardhes te Arberve.

  4. Matrapiku says:

    Sa qart dhe sa paster dalin ne drite te verteta qe i themi vitet me rradhe.
    .
    Armiq te Shqiptarve nuk eshte as Serbi e as Greku, por vet Shqiptaret.
    .
    Jemi i vetmi popull ne Bot, me nje konfuz te tmershem te te vertetave historike. Shokohemi kur i degjojm, sepse jemi rritur vetem me genjeshtra historike.
    .
    Duhet te heqim komplekset dhe te bejme nje Katharsi total te genjeshtrave, kjo nuk behet nga historjanet tane mashtruesa pseudopatriota, por vetem nga historian te huaj.

    1. atij says:

      Matrapik.
      Ok i morem vesh te gjitha. Kjo rrace jemi. Edhe ti kjo rrace je. Edhe çka tashi ? Çfar duhet te bajme tashi, te vrasim veten ?
      Mjaft o burre. Çdo gja e ka nje kufi.
      Diçka qe perseritet non- stop, edhe e mire te jete bahet e neveriteshme.

  5. Turi says:

    Si mos te habiteshin. Kryekomunisti Enver Hoxha me larot e tij . Eshte i vetmi ne bote qe ka ngritur kampe perqendrimi per popullin e tij.

    1. ca po thua says:

      Je i sigurte?
      I pive ilacet sot?

      1. Ju keni lindur te c’orientuar. Ju ekzistoni vetem prej pagesave te atyre qe i interreson percarja ne kete vend. Keni 80 vjet ne pushtet dhe shiko ku jemi. Ti i tregon liacet te tjereve. Ju ska ilac ne bote qe ju sheron. Jeni handikap te lindur.

        1. ca po thua says:

          I pive ilacet ti, po leri llafet o psikopat!

  6. Tahipi says:

    Jepjani Kasmit, Milos, Xhufit ti lexoje bemat e nacional- çlirimtares dhe velezerit serbe. Vdekje tradhetareve te kuq.

  7. Sara says:

    sllavokomunizmi – kanceri i botes shqiptare qe ka ende sot metastazat e veta aktive ne kete shoqeri

    1. informacion says:

      Njerezit e trashe dhe funderrina si Sara duhet te marrin informacion :
      1. Ideologjia komuniste ka lindur ne Gjermani (popullsia ne shumice ishte protestante dhe katolike)
      2. Marksi dhe Engelsi kane qene gjermane te fese hebreje
      3. Shteti i pare komunist ne bote ka qene Komuna e Parisit ne France (popullsia ne shumice ishte katolike).
      4. Shteti i dyte komunist ne bote ishte Republika e Bavarise (popullsia ne shumice ishte katolike dhe protestante)
      5. Shteti i trete komunist ne bote ishte Rusia Sovjetike, qe sot nuk ekziston (popullsia ne shumice ishte orthodhokse, por me perberje te ndjeshme nga te gjithe fete dhe degezimet e tjera monoteiste, edhe per shkak te popujve dhe kombesive te ndryshme perberese)
      6. Vendi me i madh komunist ne bote ishte dhe eshte Kina ( popullsia ne mbi 90% i perkiste fese budiste, se sot deklarohen ateiste)
      7. Komunizmi eshte ideologji ATEISTE (materialiste dhe anti-idealiste), qe do te thote nuk pranon ekzistencen e zotit dhe nuk pranon asnje fe, te cilat i konsiderohen te gjitha pa perjashtim si nje mashtrim ordiner.
      Ne periudhen historike, fundi i shek XIX dhe fillimi i shek XX, ideologjia e re komuniste ishte nje frymezim i madh per mbare boten dhe njerezimin. Kjo nuk ka asnje dyshim nga pikepamja historike, nuk eshte ceshtja se dikujt i pelqen apo jo. Ne ate periudhe kemi Komunen e Parisit (1871) te udhehequr nga feministja dhe majtistja Luiza Mishel (shteti i pare komunist ne bote, drejtuar nga komunaret : komunistet, anarkistet, socialistet, feministet). Filozofi i shquar Marks e ka quajtur Komunen e Parisit : shteti i pare i diktatures se proletariatit, ndertuar nga punetoret ne interes te punetoreve. Komuna e Parisit u shtyp me dhune dhe me krime te papara nga shteti francez (u masakruan mbi 20 mije komunare). Sot nje nga sheshet kryesore ne Paris (poshte Kishes se Bardhe) mban emrin Sheshi Luiza Mishel – Louise Michel. Ka perpjekje te tjera per ndertimin e shteteve komuniste (ashtu si komuna e Parisit), ku me e famshmja eshte Republika e Bavarise, por qe deshtoi. Pastaj ne 1917 u krijua Rusia Sovjetike. Mbas L2B ne 1945, komunistet erdhen ne pushtet ne shume vende te Evropes, por kush te ka thene ty qe psh Hungaria, Rumania, Shqiperia apo Estonia ishin “vende sllave”. Apo futja kot, se i ke fut nje dopje dhe s’di c’a thua!? Madje komunistet erdhen ne pushtet me zgjedhje edhe ne France ne 1945, por ja u vodhen pushtetin (perseriten zgjedhjet dhe i vodhen). Nese nuk e dije, ja ku e mesove. Komunistet ishin shume prane pushtetit edhe ne Itali, nderkohe qe ne Greqi komunistet u larguan nga pushteti me grusht shteti nga monarko-fashistet me ndihmen e anglo-amerikaneve. Nuk besoj se ke ndonje dyshim se francezet, italianet apo greket nuk jane “vende sllave”. Ne Kine komunistet erdhen ne pushtet ne 1949, ndersa ne Kube ne 1960. Asgje “sllave” nuk ka tek ata, apo te te tjeret ne Afrike apo ne mbare boten. Togfjaleshi “komunizem sllav” perdoret vetem nga GOMERET dhe kolaboracionistet e fashizmit ne Shqiperi! Madje kudo komunistet akuzohen per te kunderten e asaj qe thua ti, se jane internacionaliste dhe jo nacionaliste ( pra komunistet sllave ne kete rast akuzohen se nuk jane nacionaliste sllave, kuptove?), prandaj mos u ngaterro me kembet e tua o pinjolle e kolaboracionisteve!

      1. Një Qytetar says:

        Shokë i dashur, të shkon ndonjëherë nëpër mënd të hedhësh një vështrim mbi rezultatet konkrete të implementimit praktik të ideologjisë komuniste? Nëse je i ri dhe ke lindur pas vitit 1990, për të parë konkretisht se ç’farë ka qënë komunizmi, jo si teori por si praktikë, shiko në You Tube video nga Kuba e sotme, ose Koreja e Veriut, aty ke për të gjetur fytyrën e vërtetë të implementimit praktik të ideologjisë komuniste.

        1. ca po thua says:

          O KATUNAR
          shko mbaro klasen e pare
          pastaj eja leh ketu si zagar
          o KATUNAR!

  8. Unfortunately says:

    O psikopater po edhe Titon e bete komunist shqiptare? Analfabeter , cfare lidhje kishte Enveri 45-48 ne Kosove? Cfare pushteti kishte?
    Jugosllavia pas 44 ishte nje ferr i madh dhe shyqyr zotit qe Enveri u nda shpejt me ta. Tito vrau 200 mij cetnik serbe aleate te nazismit jo me te kursente te tjere. Ishte lufte civile 45-48. E njejta gje ne Greqi.

  9. Nik says:

    Ju takon historianève nè bazè tè arkivave tè pasqyrojn mosmarrveshjen midis forcave shqiptare kolaboracioniste dhe partizanève.èshtè tepèr e ndèrlikuar qè nèpèrmjet njè shkrimi nè gazet ,tè analizohet komplet lufta e II tè botèrore.Sèrbèt i kishin duart e lira pèr tè vepruar sepse nuk i kontrollonte askush,duke pèrfituar nga situata filluan dhe kryen spastrime etnike karshi shqiptarève nè Kosovè,kètè fakt kuptoj nga artikulli i Cias.Vèllezèrit e Dardanis ndoshta kishin tè drejtèn e tyre sepse me anèn e pushtimit italian u hapèn me shumè se 142 dy shkolla shqipe nè mbar dardanin,maqedonin,malin e zi dhe kjo ishte njè shtys qè kolaboracionistèt me tè drejt ndoshta dryheshin nga sèrbèt dhe forcat partizane ,faktikisht ndodhi qè populli shqiptar humbi lirin e fituar nga fashizmi?Kjo nuk do tè thot se mohohet lufta partizane antifashiste,nqse ne si popull do tè rreshtoheshim nga ana e nazistève,atèhere do t’a paguanim mjaft shtrenjt mbas mbarimit èt luftès.

    E kam pèrmèndur dhe njèher tjetèr njè intervist nè gazetèn italiane Corriere della Sera e dt 08/12/2004 titulli”Stalini shpètoj Italinè nga ekstremizmi i Togliatit” Nè Intervist ish Kryetar i PKK greke Farakos deklaron se Urss evitoj luftèn civile nè itali por komunistèt grek i dèrgoj nè masakèr.>>Farakos kujton se nè fillim tè 1944 ès sekretari i PKK italiane Togliati propozoj njè linj tè ashpèr ndaj mbretit qeveris Badoglio ,por Kremlini e kundèrshtoj dhe e detyroj tè kèrkonte njè kompromis me mbretin.Kurse me Greqin Urss ja nuk pèrdori asnjè funksion nè formèn e moderatorit dhe Atdheu ynè pèrfundoj nè tragjedi>>
    Nè krahasim me me pkk italiane vazhdon Farakos ,ajo pkk greke konsiderohej e vogèl .Nuk kishim kurr nderin tè kishim kontakte direkte me URSS ,por nèpèrmjet komunistève Bullgar dhe Jugosllavève,pèr ne ishte shumè ofenduese.Kur liderit e tè gjitha partive PKK tè botès u detyruan tè pranojn e propagandojn paktin pèr mos sulmim Ribentrop-Molotov .Sikur dèshironin tè justifikonin çmèndurin e Hitlerit.Dhe mè mbas kryen marshin mbrapa kthehu kur diktatura naziste nè 1941 sulmoj URSS nè.Gazetari e pyet,ju do tè thoni se Stalini mbèshteste Musolinin pèr tè pushtuar Greqin?Me fjal e dènoj Stalini por me fakte u soll ndryshe,gjat pushtimit tè Greqis ,Stalini nuk dèrgoj ambasador nè Kajro ku ndodhej qeveria Greke nè emigrim .Vetèm nè 1944 ,Pèrse?Besoj se URSS favorizonte luftèn e Musolinit pèr tè dobèsuar Hitlerin dhe shpresonte se nè” Dardanelet do tè bèheshin zona influence URSS”siç e mbèshtet kètè tez edhe historiania gjermane Ehrengard von Thaden Schramm nè librin “greqia dhe Potencat e mèdha gjat luftès sè II tè botèrore 1955<< Konkluzioni im personal,ne ishim nè duart e jugosllavève,dhe luajtèn gjithmon nè favor tè eleminimit tè faktorit shqiptar.

    1. heu bre says:

      PUSHTIMI fashist nuk mund te quhet “clirim” nga serbet o kokpatate, meqe u hapen 142 shkolla shqipe! Por kur nga jugosllavet pas 1945-s hapen 1142 shkolla shqipe dhe Universitet shqip, cfare do quhet? Cuarje ne parajse? O deficent mendor, rri lexo ndonje liber “si te gatuajme” ate bej.

  10. Bashkimi says:

    Përshnedtje në veçanti për TURI
    Në Kosovë midis viteve 1945 -1948 janë vrarë 49.000 shqiptarë. Sipas Noel Malcomi, Oliver Xh. Shmiti dhe historianë të tjerë në hapësirat e banuara me shqiptare të okupuara nga Jugosllavia me urdhrin e PKJ dhe UDB midis viteve 1945-1948; mbi 100.000 shqiptarë e myslimanë tjerë të shpërngulur në Turq.
    Midis viteve 1945 – 1966 kanë vrarë rreth 86.000 shqiptarë,janë kryer 220.000 bastisje në familjet dhe mbi 300.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duart e OZN – UDB famëkeqe si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të, kundër shqiptarëve.
    Në bazë shënimeve të shërbimeve konsullore /sektorit të pasaportave/ jugosllave dhe turke, në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 452.371 shqiptarë… ndërsa gjatë këtyre viteve në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë serb. Aleksandër Rankoviqi, në Kuvendin popullor të ish Jugosllavisë në vitin 1951 ka deklarua: “Nëpër burgjet tona /Jugosllave/ në vitet 1945-1951 kanë kaluar 3.777.776 të burgosur, dhe kemi likuiduar 586.000 armiq të popullit”. Midis viteve 1941 – 1966 UDB ka vrarë ose kanë vdekur nga torturat çnjerëzore 1.170.000 milion njerëz në hapësirën e ish Jugosllavisë.
    Kaq për të paarë dhe krahasuar me atë që thua. Çfarë thua tash kur e di se çfarë kanaë bërë Komunistet sllavë dhe disa shqipfolës në vitet 1981 -1999, GJENOCID. Shqipëria ishte mbeti vendi që mbrojti jashtë çdo mundësie qenjen kombëtare.

    1. informacion says:

      Turi trushpelari e kishte per gjenocidin qe Enver Hoxha beri me shqiptaret e Shqiperise, qe thua ti. Nga 900 mije banore shqiptare ne 1945, Enveri i vrau dhe i preu me nje gjenocid te papare, aq sa ne 1990 kishte vetem 4.2 milion shqiptare ne Shqiperi.
      Te fala Turit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje