Kur të bashkon i njëjti hall, si Berisha i thurrte lavde Tom Doshit: Është lule para Ramës

15 Shkurt 2022, 14:48Politika TEMA

Sali Berishën duket se e ka bashkuar halli  me Tom Doshin pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse është një prej personave që ka sulmuar më tepër Doshin pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, sot Berisha duket se e ka zbutur qëndrimin e tij.

Teksa fliste para disa kohësh për deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila kërkoi që persona si Tom Doshi të mos kandidohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Berisha u shpreh se Doshi me të vërtetë që ka një parti tjetër, por ai është pjesë e PS-së. 

Ai shtoi se në PS ka persona me më shumë rekorde se Tom Doshi, duke përfshirë këtu dhe emrin e kryeministrit Rama.

“Të pretendosh se Tom Doshi nuk është pjesë e PS-së është njëlloj si të pretendosh që janë gjetur eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama kur pati sherr Doshi me Metën thirri ambasadorët dhe tha ky po kalon tek opozita.

Është e vërtetë që Doshi ka një parti të tij, por nuk ia ka kursyer kurrë votën Edi Ramës. Ai është një mekanizëm që Rama i garantoi atij hyrjen në parlament. Por them prapë që Toma është lule me atë që është Rama”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje