BE: Rusia duhet të zgjedhë midis diplomacisë dhe luftës

16 Shkurt 2022, 12:40Bota TEMA

Shefi i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar se Rusia duhet të zgjedhë mes luftës dhe diplomacisë.

Duke folur me ligjvënësit e BE-së, Michel tha se “përshkallëzimi i paprecedentë ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës po kërcënon paqen dhe sigurinë në Europë.

“Gjatë dy ditëve të fundit, Rusia ka treguar se mund të jetë e gatshme të negociojë dhe ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt de-përshkallëzimit, sepse ky është kushti për dialog të sinqertë politik”, tha Michel.

“Kjo do të thotë një zgjedhje midis luftës dhe sakrificave tragjike të saj ose guximit të një angazhimi politik dhe të negociateve diplomatike,” shtoi ai.

1 komente në “BE: Rusia duhet të zgjedhë midis diplomacisë dhe luftës”

  1. Ari says:

    Shoku (Ch)Karl: Te zgjedhe Rusia , thua ti, mes Luftes apo Diplomacise?
    Po si ta zgjedhe ajo diplomacine, kur NATO – shume paqesisht ? – i vete te kufiri i saj? A, po. NATO zgjerohet per ..paqe
    Bashkepunoni dhe njihni me mire interesat e njeri tjetrit, dhe gjeni kompromisin. Kjo eshte (duhet) te jete zgjidhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje