Diferencat në fushëbetejë, midis Rusisë dhe Ukrainës, do të ishin të dukshme, në rast të një konflikti të hapur. Moska disponon një nga arsenalet ushtarake më të mëdha dhe të fuqishme në botë, që i “dorëzohet” vetëm teknologjisë amerikane.
Por edhe forca ushtarake e Kievit nuk është për t’u nënvlerësuar. Ukraina trashëgoi një pjesë të mirë të forcës ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik, por për shumë vite arsenali i saj gjykohej si tejet i vjetër.
Diferencë buxhetesh
Por në dekadën e fundit, veçanërisht pas pushtimit rus në Krime dhe në pjesën lindore të vendit, ekzekutivi i ri antirus shtoi në mënyrë domethënëse shpenzimet ushtarake, që sot arrijnë në 5.9 miliardë dollarë, rreth 8.8% të GDP-së.
Shteti që rrezikon pushtimin, disponon tashmë mjete dhe pajisje shumë më moderne, dhe së bashku me trajnues perëndimorë janë rikonceptuar tërësisht strukturat e forcave speciale.
Një betejë në fushë të hapur, do të kishte çmim kripur për Moskën, që sot ka grumbulluar rreth 130 mijë ushtarë në kufi dhe në Bjellorusinë aleate. Ushtria ukrainase disponon tashmë më shumë se 200 mijë ushtarë të gatshëm për luftë, si dhe një forcë rezervistësh, që shkon deri në 900 mijë persona, pa shtuar se një pjesë e mirë e popullsisë ka një trajnim ushtarak nga koha e Bashkimit Sovjetik.
Kievi ka “muskuj”, por krahasimi ushtarak mbetet i pabarabartë
Shifrat, gjithsesi, mbeten totalisht në favor të Moskës, në rast të shfaqjes së “muskujve” ushtarakë. Ushtria ruse është modernizuar edhe më shumë në vitet e fundit, me një buxhet 10 herë më të madh, rreth 62 miliardë dollarë, dhe me armë që arrijnë një teknologji dhe një forcë që Kievi vetëm mund të ëndërrojë.
Duke filluar nga mjetet e blinduara, më shumë se 30 mijë rusë nga 12 mijë të Kievit, për të shkuar te forcat ajrore, me 1500 mjete të gatshëm për sulm, ku spikasin modelet SU-30 dhe ai i gjeneratës së pestë SU-57, dhe që arrijnë në disa raste të tejkalojnë modelet e NATO-s.
Supremacisë ruse i shtohen raketat balistike, veçanërisht ato të kategorisë Iskander, S-400 dhe S-500, pa folur për raketat hipersonike Kinzhal (“Dagger”), aktualisht i pakapshëm edhe për sistemet mbrojtëse të NATO-s.
Arsenali bërthamor
Në fund, nuk mund të lihen mënjanë resurset e fundit të fuqive botërore: arsenali bërthamor.
Kur kolapsoi Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991, Kievi trashëgoi rreth 3 mijë armë bërthamore, duke e shndërruar Ukrainën në fuqinë e tretë bërthamore në botë. Por sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, të gjithë armët e saj u shkatërruan nga viti 1996, pikërisht në Rusi.
Moska, nga ana e saj, edhe pse ka shkatërruar një pjesë të mirë të arsenalit sovjetik, mban ende zyrtarisht 4497 armë bërthamore, me sisteme pjesërisht të modernizuara.
Dakord me arsenalin e armeve dhe potencialin ushtarak ,por ne rast lufte ndikojne shume faktore.Ne radhe te pare raporti i forcave duhet te jete 3 me nje ne favor te sulmuesit.Ne kete rast Rusia eshte sulmuese ndersa Ukraina mbrojtese .!?
Situata moralo politike dhe psikologjike e dy ushtrive eshte ne favor te focave te forcave ukrainase,pasi luftojne per te mbrojtur vendin e tyre,shtepine e tyre,ndersa ushtaret ruse luftojne per qejfin e udheheqjes se tyre.
Situata brenda Rusise nuk eshte optimiste sepse nuk ka mbeshtetje popullore.Populli nuk e deshiron nje lufte te tille vellavrasese,te pakuptimte.
Ekzistojne edhe nje sere faktoresh te tjere te disfavorshem per Rusine ,te cilet strateget ushtarake ruse me siguri i kane te qarta,perpara se te ndermarin veprime luftarake.!
Dhe se fundi ,nje vend quhet i pushtuar kur brenda tij shkel kemba e ushtrise pushtuese.
një nga faktorët që është komplet kundër rusisë është AGRESIONI NDAJ NJË SHTETI,pa asnjë lloj shkaku!!
kjo do të bëjë një izolim total të saj!!
kur them total flas dhe për kinë e turrli havanësh si bolsonaro e orban!!sot ata janë mbështetës,të sivëllait të tyre,sepse përfitojnë nga demokracia!
në një konflikt të këtij tipi,nuk ka më demokraci,por ka shtrëngim!
edhe kina do të ketë shtrëngimin e duhur për të mos furnizuar rusinë!!
në të njëjtën kohë ukraina do të furnizohet me material perëndimor,logjistikë dhe zbulim!që janë shumë të rëndësishëm gjat një konflikti!!
e vetmia armë që ka putini,është arsenali bërthamor,që është vetëm shantazhuaes asgjë më tepër!është material vetvrasës dhe mund të shantazhojë vetëm me fjalë!nuk mund të bëhet me vepra sepse do të nxiste një reaksion që jo vetëm fitues nuk kishte për të pasur por do të kishte një rusi të zhdukur!!pas një konflikti të tillë,ju garantoj se hakmarrja kundër rusëve do të ishte e një niveli planetar!pasojat që do sillte përdorimi i armëve bërthamore nga rusia nuk do ti linin më vënd mëshirës njerzore!!ju garantoj se hakmarja ndaj rusëve nuk do të kishte asnjë mundësi seleksionimi,i fajshëm i pafajshëm!!
pa përdorim të armëve bërthamore!?
do të kishim një ripërsëritje të historisë së luftrave dhe pasojave në përfundim të tyre.nuk do të kishim më një rusi të pamasë,por një shtet normal rus!!do të kishim coptimin që vjen gjithnjë pas humbjes!!
Ti , amerikani 51 , lexo historine dhe , ne shekuj nuk do te gjesh nje te vetem lufte , te humbur nga Rusia . Ruset luften e kane zejtari familiare , siç zviceranet kane oret . E vetmja lufte , qe nuk mund te quhet fitore e ruseve , eshte Afganistani , nga ku u terhoqen . Po SHBA-ja , a nuk beri te njejten gje ne Afganistan ? Po ndersa Rusia ka fituar historikisht me dhjetra luftra , a mund te me thuash ti , cilat luftra ka fituar SHBA-ja ? Ku ka fituar , ne Kore , ne Vjetnam , ne Irak , ne Afganistan ? Asgjekundi . Rusine mos e nenvlefteso kurre , ata i kane ngrene koken Perandorise Osmane , Napolon Bonopartit , koalicionit evropian prej 17 shtetesh kunder Leninit dhe revolucionit te Tetorit , i hengren koken Hitlerit qe e shpune deri ne Berlin , aty , nga ku ishte nisur . Kujdes , ruset jane nje popull qe nuk vdes kurre .
Ouuu? Nuk paska humbje Rusia? Vetem luften me afganistanin paska humbur?! Cudi per nje studiues te Rusise, sic pretendon! Atehere mba shenim o studiues:
1. Lufta ruso-otomane 1710-1713, rezultati- humbje e turpshme e perandorise ruse
2. Lufta e Krimese 1853-1856, rezultati- poshterim i Rusise
3. Lufta ruso-japoneze 1904-1905, rezultati- fitore e Japonise
4. Lufta e pare boterore, 1914-1918, rezultati- tjeter poshterim per perandorine ruse
5. Lufta e pare ruso- çeçene, 1994-1996, rezultati- Boris Jeltsin nenshkruan armepushimin, Cecenia shpall de facto pavaresine
A do me o studiues?! Jo se po deshe ka akoma ngjarje te turpshme per perandorine ruse ca me thelle nga mesjeta!
Sikur ja ke futur fare kot mo , nga i ke shpifur keto humbje ? Natyrisht qe beteja te veçanta te nje lufte te caktuar edhe mund t’i humbesh . Une nuk kam folur per beteja , kam folur per luftra . Dhe beteja midis Rusise dhe otomaneve , jane gjithsej 5 luftra qe sejcila ka zgjatur me vite . Ne fund te ketyre luftave , Rusia mori te gjitha zoterimet e pretenduara , ndersa Turqia u be e semura e Bosforit dhe humbi te gjitha teritoret e puashtuara kur ishte perandori , Rusia nuk humbi gje , perkundrazi . Humbi betejen e Krimese me 1853 , pasi u sulmua nga nje koalicion shtetesh , Franca , Angli , Gjermani dhe otomane . Po perfundimi , cili ishte ? Ku shkoi Krimea ? Tek Rusia . Edhe lufta Ruso- Japoneze , me teper ishin disa beteja dhe jo nje lufte e gjate . E pastaj Lufta e Pare Boterore , ku ishte turperimi i Rusise ? Rusia , Austrohungaria , Anglia , Franca , Italia , ishin vendet qe vendosen fatin e shteteve e popujve pas luftes se Pare Boterore , nder ta edhe fatin e Shqiperise , te shkaterruar nga Perandoria famekeqe osmane . Ore Luftra te fituara nga Rusia , quhen luftrat boterore , si ajo me Bonopartin , me Hitlerin .
Po Luften e Ftohte e ke harruar?
Me duket se e humben ruset,apo ajo nuk quhet?
Ja fute kot daku. Asnje nga keto ska humbur
Mund te kesh te drejte por edhe une mendoj qe kam te dejte !?
Pse ?
Sepse ,historia na ka mesuar se luften e fillojne kokat e nxehta te udheheqesve por e paguajne popujt.
Dhe sot nuk ka popull budalla,ne te gjithe boten.Popujt duan te jetojne te lire ,te pavarur me ato mundesi ekonomike qe kane,por pa gjakderdhje.
JAM SHUME I SIGURT QE ASNJE POPULL NUK E DO LUFTEN
O budall meso historin njeher dhe po sdi nga historia hap internetin dhe lexo. Ne 1856 ne luften e Krimes u fute dhe Franca dhe Anglia ne ndihme te Osmanve per te ndaluare perparimin e ushtris Ruse dhe e humben luften. Lufta Japoneze me Rusin nuk ishte lufte por nje betej ne det te cilen eshte e vertet e fituan Japonezet dhe nga frika kerkuan menjeher armpushime dhe nenshkruan marveshje.
Kur shpalli Pavarsin Cecenia o cecen!? Cecenia dhe sote nje Provinz Ruse me Kadirof President. Po do akoma me thuaj.