Nga Adriatik Doçi
Lazer Sallaku, Kastriot Gramshi dhe Kujtim Vranici janë tre gjyqtarët e shkallës së parë, të cilët dënuan ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhiajn me 21 vite burg, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, për hakmarrje. Vendimi u komentuar dhe u kritikua, për shkak të shmangies së Sali Berishës, i konsideruar si njeriu kyç i prapaskenës së vrasjes së Azem Hajdarit.
Për 23 vite me radhë, Sali Berisha e ka përdorur vrasjen e Azem Hajdarit për interesat e tij politike, por kurrë nuk ka pranuar të dëshmojë në prokurori për rolin e tij në ngjarjen tronditëse. Rihapja e dosjes pas ekstradimit të Izet Haxhiajt në Shqipëri në vitin 2018, u konsideruar si një mundësi për të thelluar hetimet dhe zbuluar të vërtetën, por 4 vite më vonë, shkalla e parë rimbylli dosjen me rikonfirmimin e dënimit të Haxhiajt, duke shmangur Sali Berishën.
Po kush janë tre gjyqtarët Lazer Sallaku, Kastriot Gramshi dhe Kujtim Vranici?
Gjyqtari Kastriot Gramshi është larguar nga Shqipëria dhe në vitin 2004 ka filluar procedurat si azilkërkues në SHBA, me pretendimin se i kanë bërë presion grupet kriminale, për të marrë vendime në kundërshtim me ligjin dhe në favor të tyre. Sipas tij, segmente kriminale kishin tentuar të ndikonin tek ai përmes familjarëve të tij. Gramshi ka pohuar se nuk e kishte pranuar presionin dhe për këtë arsye ishte larguar në SHBA, ku kishte fituar azil dhe më pas nënshtetësinë.
Gramshi e ka rinisur karrierën drejtësi në vitin 2014. Ai është përzgjedhur nga ish-KLD-ja në vitin 2014 përmes debateve dhe kundërshtive të forta. Ish anëtarët Sokol Çomo dhe Dritan Hallunaj kanë votuar kundër, me pretendimin se KLD-ja po shkelte ligjin. Megjithatë, KLD-ja, me shumicën e votave të kontrolluara nga Sali Berisha dhe Bujar Nishani, emëroi Gramshin në shkallën e parë.
Gjyqtari është paraqitur dje në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit. Trupa gjykuese konstatoi se Gramshi, përpos të tjerave, nuk justifikonte plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash dy apartamente. Bëhet fjalë për një apartament me vlerë 290 mijë USD në SHBA si dhe një apartament me vlerë 48 mijë USD. Në Tiranë.
Gjyqtari tjetër Lazër Sallaku është një emër i njohur në drejtësi. Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku është i lidhur me mbylljen e shumëdebatuar të dy dosjeve të bujshme; atë të dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj., si dhe dosjen e çështjes së lobimit rus të PD, ku nën akuzë ishte kreu i opozitës Lulzim Basha.
Sallaku është emëruar gjyqtar në Durrës në vitin 2007 me firmën e Presidentit Bamir Topi, me propozim të Këshillit të Lartë i Drejtësisë. Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani.
Gjyqtari Sallaku, përpos të tjerave, ka deklaruar edhe një motoskaf, të cilin e ka shitur më pas, si dhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 mijë euro. Pas ndarjes nga gruaja, Sallaku, në vitin 2012 deklaron pasuri në emër të gruas së re, Alma Sallaku, e cila mes të tjerave ka marrë edhe një dhuratë prej 40 mijë eurosh nga nëna e saj, me rastin e martesës. Në 2014, porosisin një apartament 2+1, ku paguajnë dy këstet e para në shumën 33 727 euro. Në vitin 2015, Sallaku ndahet edhe nga bashkëshortja e dytë, ku i shtohet edhe kontributi për detyrimin ushqimor për fëmijët me dy gra të ndryshme.
Procesi i Vetingut për gjyqtarin Lazër Sallaku ka nisur që në qershor të vitit 2020, por ende nuk ka një datë për t’u njohur me rezultatet e Verifikimit. Kujtim Vranici është emëruar gjyqtar në Tiranë në nëntor të vitit 2016 me dekret të Presidentit Bujar Nishani. Gjyqtari Vranici nuk është përfolur për vendime të diskutueshme. Edhe për Kujtim Vranicin procesi i Vetingut ka nisur që në qershor të vitit 2020./ Shqiptarja.com
Hahahaha,bir selmon i nones ke te qaj me pare…… plehraaaaaaaaa araboshqipfolese.
Sunitet jane tu bo shtet….. gezuar ramazonin.
E moooo Ngjel pederrasti me keta njethundrake arabe dhe amicoamerikonet nuk behet fjale per SPAK por vec per kak…..
O zagar bq. Që të tre gjyqtarët janë kristianë ortodoksë. Që ta shk#rdhefshin atë jevgën ku ta kesh
Ato dy te paret nuk i njoh por te tretin Vranicin legenin nga Burreli e njoh mire. Ka qene nje nder studentat me te dobet te inxhinierise elektrike.
Nuk i thoshte i ziu per shkolle po u bashkua qe ne fillim me llumin e PDse dhe ishte nder te paret qe perdorej per hedhjen e shisheve me benzine dhe thyerjen e xhamave gjate protestave. Duhet te jete nje nga ata te plepave sepse nuk e di e mbaroi apo jo shkollen. E shikoj prap me 1996 ne qytetin tim duke organizuar llumin per vjedhjen e kutive te votimit dhe bere presion njerezeve pa perkrahje. Keshtu qe nuk ka ndonje cudi qe ka qene dhe pjese e ketij vendimi.
Interesante te gjuthe prinderit e gjyqtareve pensionist i dhurojne femijeve euro
Kjo tregone qe pensioni ne Shqiperi qenka i larte deri sa dhurojne lek md thase .
Po kush i ha keto brockulla me dhurate nga pensiniste qe marin nga 100 euro pensione nuk dine as te genjejne
Gjyqtari Gramshi, shfryezoj rastin dhe me dollarët e grumbulluar me ” bojen e stilografit” në vendimet që ka marrë, shkoj në Amerikë, ku kerkoj dhe fitoj azil politik dhe më pas nacionalitetin Amerikan…..! Në pergjigjet dhe deponimet e ketij Gramshit perpara VETING-ut Shqiptar, pas disa pyetje që ju kan ë bërë nga gjyqtarët e VETING-ut, ka rrefuzuar ti pergjigjet disa pyetjeve, ku ka perdorur dhe paraqitur të drejten kushtetuese Amerikane. për të mos u pergjigjur, si nënshtetas Amerikan…..!!!! Do të doja shumë, që një komentues më i shkolluar se unë, të më sqaronte mbi këtë çeshtje delikate për trurin tim : Ky hajduti Gramshi, a është një person gjykatës në Shqiperi, si nënshtetas Shqiptar, që duhet ta rrespektojë dhe zbatojë kushtetuten dhe kodin penal të shtetit Shqiptar, apo është një person dhe gjykatës Amerikan, që si gjykatës “zbaton” abuzon me kodin penal Shqiptar, dhe si person që jeton në Shqiperi, kerkon që ndaj ti, të zbatohet kushtetuta Amerikane në VETING, dhe të konsiderohet si një TD-trup dipllomatik…….!!! Ky shkerdhatë, pse nuk ju ka pergjigjur në seancë me dyer të mbyllura, pyetjes se kush e ka kercënuar atë dhe familjen e tij, që qënkan arratisur në Amerikë, dhe për çfarë çeshtjesh penale që ai i paska trajtuar….., por ka parashtruar të drejten që ja jep atij si Amerikan,kushtetuta Amerikane duke mbyllur gojen….!!! Ky shkerdhatë, po ta kishte studjuar dosjen e Izet Haxhisë me nën prizmin e të drejtës Amerikane, do ta kishte pushuar këtë dosje automtikisht përsa i perket Izet Haxhisë. Ky shkerdhata Gramshi, me dy kolegët e tij dumbabista, kënë ngrënë aq shumë “çorbë të prishur në jeten dhe me profesionin e tyre”, që do vjellin tërë jeten nga “arshiva” ku janë stokuar me fakte aktiviteti i tyre, dmth nga arshivat e Sali Kopil Shiqeres…..!!!! E padurueshme, që Shqiptarët edhe pas 30 viteve gjoja në demokraci, të gjykohen dhe të denohen nga perseri nga oktapodi i mafjes shtetërore.
KETA TE TRE GJYQQTARE KOKAT I KANE MBI SHPATULLA APO NE BYTHE? Se me duket do e hane preshin e Tritanit, boll e mbajti ai
Po pse duhet të gjykonin çështjen 3 gjyqtarë që se kanë kaluar vettingun dhe që dyshohen për pasuri të pajustifikuara ? Duket diçka e sajuar në mënyrë që i dyshuari kryesor të mos thirret es për të dëshmuar.Kjo tregon se metestazat e Berishizmit janë përhapur thellë në drejtësi. 8 vjet Rama duhet ta kishte shkallmuar ktë sistem që në themel.
Fuck bastardeve Berishjane!
Vetingu ne kontroll te Amerikes ,prandaj nuk keni pare gje akoma ,PA deshmuar plaku mere qe do te shkoje padiskutim se vendimi do apelohet dhe do te sqarohet pik per pik dhe do te pergjigjen dhe te gjithe gruppi i plepave dhe do Dalì skema e perdorur per vrasjen e Azemit.
Bamiri e ka emeruar Lazer Sallakun duke e ngateruar me Dhori Sallakun e me pas nuk ia vlente bare qirane ta kthente mbrapsh!E keni pare Bamken si eshte bere sikur bota rrotullohet rreth tij!Edhe pse mbaroi shkelqyeshem Fak.e Veterinarise nuk i ka thene njeri deri me sot “puna e mbare”!Te gjithe keta prototipa i blodhi Saliu duke i psikollogjisur deri sa kur e hodhi poshte e etiketoi “horr bulevardi” sepse ai ua dinte cenet te gjitheve qe kishte rrotull!Bamka sot hiqet si esnaf se di qe me shume e njohin se sa njeh!
Hahaha drejtesia e reformuar, rezultatet e para “inkurajuese” me VETINGU, SPAK, GJKKO hahaha