Gjiknuri takon ambasadoren Schütz në Berlin, zbardhen temat e diskutimit

16 Shkurt 2022, 10:31Politika TEMA
Gjiknuri takon ambasadoren Schütz në Berlin, zbardhen temat e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndodhet në Berlin ku ka takuar ambasadoren Susanne Schütz.

Ndërsa ka publikuar në “Facebook” foto nga takimi, Gjiknuri thekson në qendër të diskutimeve ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë.

“Berlin – Në Ministrinë e Jashtme Federale ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ambasadoren Susanne Schütz, një mike e Shqipërisë e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës në qendrën e diplomacisë gjermane.

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz”, shkruan Gjiknuri.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje