Ej, shoku komunist, voto nazistin!

16 Shkurt 2022, 11:04Politika TEMA
Ej, shoku komunist, voto nazistin!

Nga Frrok Çupi

… Këta bënë sikur zbuluan ‘thembrën’ e Xhafer Devës si ‘nazist’ në një shtëpi në Mitrovicë, por në fakt dilemën e zbuluan te vetvetja. Cilët janë këta? A janë komunistë apo nazistë?

… U desh të hapej, si vezë e prishur, Partia Demokratike (e djathtë) në Shqipëri, që të dilnin sheshit nazistët e kullave, demokratët e politbyrosë, kurthi i helmimeve, vrasja e 4 dëshmorëve në Shkodër, shkodranët anti- komunistë por edhe  anti- amerikanë, litari i Stalinit, pse duhej Enveri me patjetër komunist edhe sikur të mos kishte qenë?, frika e dashuruar e birit të Ali Spahiut dhe përmallimi për Gazideden…

Shkodra, për herë të parë u bë qyteti ku po bie, jo shi, por bien pikëpyetje nga qielli:

Pyetja e parë prapa një kuinte:

Pse Sali Berisha po imponon demokratët, të djathtë, që të votojnë Metën ultra të majtë? Moto e Metës është figura e  Mehmet Shehut, shalli komunist dhe blloku i zi.

Kjo po ndodh në Shkodër, por edhe në pesë zona të tjera. Nuk është vetëm për shkak të inatit të egërsirës: ‘dreqi ta hajë, veç ju të Bashës- jo’. PD-në e ka marrë lumi, edhe sikur Berisha të mos u thërrasë që të votojnë pro Metës. Por Berisha mbetet më shumë një bos iu mafies se sa një politikan. Dallimi i tij si mafioz me një shtetar është se ky është shpallur ‘armik i demokracisë’. Tani i duhet një forcë mishtore për të mbrojtur korrupsionin e familjes. Bashkë me Ilir Metën kanë një ushtri të përbashkët që e kanë quajtur edhe ‘populli i 2 Marsit’. Brenda kësaj turme ndodhen paramilitarët e armatosur dhe të gatshëm për terror. Kur të vijë puna për aktin e fundit, këta do të përdoren si kamikazë. Ndërsa demokratët shkodran ky po i përdor si zarf politik majtist.

Pyetja e dytë që lidhet me Gazideden:

Lidhet me vrasjen e dytë të demokratëve në Shkodër. Gjovalin Çekinin, nismëtar i parë i ndryshimeve demokratike, e vranë para Teatrit Migjeni në Shkodër. E vrau SHIK-u me dorën e vëllait të një deputeti të PD. Ishte pikërisht data 14 shkurt 1994. Pse Berisha kujtoi pikërisht në 14 shkurt, pardje, Gazideden? Herë- herë e zë gjaku i Çekinit e të tjerëve. Pse u vra demokrati? Themeluesit e PD kishin formuar grupimin e tyre politik, PAD, dhe ishin mbledhur në Teatër; Gjovalini ishte një prej tyre. E vranë teksa po hynte në sallë; e pas kësaj detyruan edhe të vëllanë që të vriste veten. Atëherë bëhet pyetja: Cilët ishin ‘SS’ nazistë dhe cilët ishin komunistët? Të dy palët kanë vrarë, të dy palët nuk kanë lejuar që të mblidhen kundërshtarët politik në një sallë… Veçse komunistët kishin kualitetin që këta vrasin edhe dëshmitarin ose bashkëpunëtorin në krim; iku edhe Gazidede.

Pyetje për dëshmorët e 2 prillit:

Askush nuk pyeti në Shkodër gjatë takimeve të Sali Berishës me të tijtë. Asnjë pyetje për Ben Brocin. Për këtë ka të drejtë; më duket i vetmi rast kur Berisha shfaqet ndjeshmërisht delikat. Nuk kishte se si, nga njëra anë të prezantonte Bardh Spahinë, nga ana tjetër të fliste për katër dëshmorët e 2 prillit 1991. Bardhi është vënë në krah vetëm pse është i biri i Ali Spahisë. Ali Spahisë i është drejtuar gishti si dëshmitar ose si një autor i vrasjes. Të katër dëshmorët e Demokracisë po thuhet prej kohësh se janë vrarë ‘nga brenda’, dmth., nga eksponentët ‘nazistë’ të PD. Arsyet luhaten që nga hija që u bënte Arben Broci si student me mendim të qartë e i pa bërë pis, deri edhe te ideja për t’i vënë zjarrin vendit që nga Shkodra… Por edhe Ali Spahia, në momentin e duhur’ u gjet i vdekur në të njëjtin spital e me të njëjtën sëmundje si vdiq Pjetër Arbnori, Gazidede, Hoti apo Zhulali. Bardhi, fatmirësisht, tani është këtu, në tribuna.

Një tjetër datë ‘14’ që lidhet me Shkodrën:

11 muaj para se në Tiranë të ngriheshin studentët kundër diktaturës staliniste, një grup shkodranësh antistalinistë, rrëzuan bustin e Stalinit në lulishten e Shkodrës. Ka qenë data 14 janar 1990. Kush e kujton më? Berisha i largohet kësaj ngjarjeje si ‘djalli nga temjani’. Dedë Kasneci, njëri prej heronjve të rrëzimit të Stalinit, dëshmonte plot humor: ‘Më la makina në rrugë, makinë e vjetër, aty mes Koplikut e Shkodrës. Vinin shoferët, ndalonin, pyesnin ‘a ke kavo Dedë?, dhe iknin… Dikur ndalon i fundit. Edhe ky ‘a ke kanop, o Dedë?… Ça të pyes ty- tha tjetri me ironi. Edhe atë kanop që kishe ia vure Stalinit”… Deda e dëshmonte këtë sa herë binte fjala se heronjtë antistalinistë i lanë në varfëri e në burgje. Enver Hoxhën e thërritën ‘komunist’ këta të PD-së, sepse u duhej të digjnin të gjitha fabrikat, uzinat, fermat…, me parullën: ‘hajde t’i djegim se janë komuniste”. Po cilët e dogjën vendin; a kishte këtu nazistë?

Dhe tani:

Tani shkodranët po tërhiqen prapë ‘për kanopi’ që të votojnë pro Berishës, domethënë pro Metës. Berisha është shpallur ‘i korruptuar dhe minues i demokracisë’. Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se ‘një organizëm rreth Berishës është i papranueshëm’ për Perëndimin. Megjithatë shkodranët janë thërritur që të votojnë për grupimin anti- amerikan. Këta kanë pas ‘shpresu shumë te Amerikë, mor zot!’. Po tash?…

Tash po kthehemi te fjalët e mallkuara të ‘bashkëpunëtorit nazist’ Xhafer Deva. Ai pat deklaruar se ‘mes komunizmit dhe nazizmit, mbaj anën e nazizmit’.

 

 

14 komente në “Ej, shoku komunist, voto nazistin!”

  1. Shkodrani says:

    PERFEKT! Po a mer vesh populli i Shkodres, ose me mire Demokratet e Shkodres, I dashur Frrok? Kam frike se jo, kemi kohe qe e kemi humbur besimin ke populli i Shkodres, te themi qe jane te trashe, se themi se nuk jane , te themi injorant po prap jo,se jane vec te zgjuar, po me plot gojen them qe jane HAJVANER, se jane si ajo shprehja , ngaterrojne kekun me byrekun, nuk votojne PSne se eshte e majte, po nuk shikojne se cfar engjelli ka vene e majta per te kandituar, ne krahasim me pjellen e ali spahise, nje nga vrasesit e deshmoreve te demokracise Shkodrane. E thote shkoqur Frroku

    1. Imigranti says:

      Nuk e ben Shkodra ate gafe qe te votoje per Sali Berishen dhe Ilir Meten. Ketyre i vene mbrapa vetem disa te paguar dhe ata qe kane qene bashkepuntore te sigurimit te shtetit komunist.

      1. Ilir says:

        Per inat te komunizmit Shkodra shkoi me kryekomunistin e felliqte berisha. Shkodra eshte E FUNDIT qe po i jep shprese berishes… Kjo s’ka nevoje per ASNJI koment.

  2. Vranakonti says:

    Eh o zoti Frrok sa te drejte ke per keto qe thua,por kushe te degjon. Sali Berisha eshte bere trung i trashe dhe nuk i punojne me instiktet dhe ecen revansh me ato qe i kane mbetur ne tru. Saliu eshte biri i djallit dhe kerkon te beje djaj te tjere qe t’i vijne pas avazit.Saliu turperon edhe vete komuniste me veprimet djallezore te tij.

  3. Lisi says:

    O rrote kari qe po manipulon kara ketu.
    Berisha I djathte nuk po kerkon te votohet meta i majte. Po kerkon te votohen kandidatet e tij.
    Fakti qe u detyrua taktikisht te rregjistrohej nen siglen e LSI -PDK dihet tashme nga te gjithe

  4. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Spahija turkoshaku,dje me dukej si njeri i trembur….
    Shkodranet “anikomunist”duket si qesharake se para 90tes ishin me komunista se cdo qytet,qe nga i jati i aktor dhjerokrat dedes….
    Keta kane qene me servilat e soc dhe sot na hiqen antikomunista dhe i shkojne mbrapa komunistit me fanatik e me servil sali berishovic

  5. Tersi says:

    Ke harruar të thuash kleçkën kryesore pse shkodranët votojnë salinjtë ! Shkodranët nuk duan shtet, nuk duan ligj ! Kështu janë ! E duan lirinë pa kufi, pa rregulla ! Ata tmerrohen pse paguajn uj e drita e jo më taksat e shtetit ! Pikërisht kët liri ua jep ai antishteti, saliu ! Saliu që i ndau qytetarët simbas bindjeve, dhjerokrat dhe komunist, verior dhe jugor .

  6. lana says:

    E lexova 2-3 here…per te kuptuar sa shume komunista si Salista dhe Gazidedista kercejne te njejten valle me nazistat…e Saliu di ti gatuaj mire Aline me Bardh Spahine…e pastaj diagnoza e semundjes qe çfarrosi Spahine e i la te bine…Bardhi Spahine…keshtu Bardhi eshte I trydhur alla komunistçe dhe ben vaki voton dhe per Ilir Florinë…keshtu i ben kukurrec Sali Berisha…komunistin me nazistin…qe te bien nga Qielli i Shkodres pikpyetjet ne vend te shiut…bien e dalin here kommunista e here ballista e tani me shume se kurre nazista e kelyshe nazistash nazistash qe Saliu i trydh e i ben kukurrecë.

  7. Nafia says:

    Te shkosh mbas Sali shpellarit nuk tregon qytetari,prandaj shkodranet po tregojne se nuk kan shume ndryshim nga primitivi I Viccidolit.

  8. frrok cupi eshte dhelper dinake jo vetem ne shkrime por edhe ne paraqitje. sorrat i shkojne nga mbrapa se mos tepron gje nga stervinat qe le dhelpra e ngopur.

  9. fshatari.pafshat says:

    Malet e Atdheut
    i keni pare?
    Ne cdo kohe
    Dhe qamet
    Mbeten male
    Te tilla
    i ka krijuar DheuMeme
    Po halete?
    Per te mbetur
    Jetesisht
    Te tilla
    Jane projektuar.
    Po nga Memedheu.
    Epilogu:
    Te jetosh nje jete
    Eshte fare kollaj
    Jane fare pak ata
    Te perjetshmit
    Ne altarin e Atdheut.

  10. Shqiptar says:

    Shkodra votoi Sali Berishen edhe ne vitin 1997. Perse nuk duhet ta votojne tani?? Qesh me te madhe kur flitet per Shkodren e qyteteruar ?????

  11. korieri says:

    Frok Trampi:E ke q.re kete artikull duke krahasuar nazizmin me komunizmin !Se pari Berisha kishte vetem teseren e Partise se qe i infiltruar ga CIA ku perflakja e veprimeve te tij beri te mundur qe te ndermerte operacione te atilla duke eleminuar nje pas nje Kysni Kapon,Mehmet Shehun dhe se fundemi Enver Hoxhen duke iu premtuar shuma prej 1 milion dollare USA!E mori se fundemi do te pyesesh zotrote?Jo sepse “ustallaret ” e tij qe ia kishin premtuar i falen Shqiperine ta vriste,ta digjte dhe ta privatizonte duke mos i hyre asnje gjemb ne kembe!Historia e pas 90 e tregon qarte ku numerohen rreth 6800 te vrare nga bandat e Saliut duke filluar qe me 2 Prillin 91 e duke e mbyllur me 21 janarin 2011 duke e cilesuar edhe si “burre shteti” rast unikal e i papreçedent ne historine boterore!Saliu ka qene nje poliagjent sepse siç zhduku nga arkivat te gjithe dokumentin agjenturor ,po ne kete menyre zhduku edhe gjithe rrethin e tij me te ngushte me te cilet bashkepunoi per krimet monstruoze te sistemit demografik te pas 90.Kushdo njeri i vemendeshem edhe sot nuk e beson se Sali Berisha eshte i denueshem,pasi dora e tij vepron kudo,medja e tij eshte e lire dhe vepruese si kurdohere.Do te thote ndonje qe ai nuk shkon dot te Aperike !E perse i duhet te shkoje ne Amerike kur ate ai e ka sjelle ne Shqiperi !Vrasje po, pasuri po,kariere politike po ,te gjitha funksionet shteterore po e po!Keto jane makinacione as nga nazizmi e as nga komunizmi o Frok Tra(m)pi por bema mostruoze nga fabrika qe prodhoi te tilla monstra per te shkallmuar nje vend te paqte e te qete ne zemer te ballkanit per interesa te tyre strategjike.Sot Sali Berisha eshte edhe me i sigurte se kurre kur shikon njerezit qe jane zgjedhur ne postet kyçe te shtetit Shqipetar e institucioneve te drejtesise ku me pamedyshen me te vogel jane te gjithe ne sherbim te berishizmit qe na erdhi nga qielli pas viteve 90 ,ku qytetarizmin e intelektualizmin e perzune jashte kufirit Shqipetar e mesjeta zaptoi zemren e intelektualizmit Tiranen duke rembyer e perehtesuar gjthçka.Bandat e krimineleve qe zinin pusi naten ne vitet 45 sot jane shperngulur ne kryeqytet me petk te ligjvenesit e vrasin diten!Ky eshte realiteti sot o Frok Tra(m)pi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje