FOTOT: Me qindra trupa të Forcave të Armatosura, stërvitje në Vithkuq, pritet vlerësimi nga NATO

16 Shkurt 2022, 17:43Politika TEMA

Luftim, marshim, kalueshmëri e mjeteve në terrene dhe kushte të vështira atmosferike si dhe akomodim i forcave, ishin pjesë të stërvitjes së batalionit të këmbësorisë të Forcave të Armatosura shqiptare në zonën e Vithkuqit në Korçë.

Kjo stërvitje, ku marrin pjesë mbi 400 trupa, merr një rëndësi shumë të madhe edhe për faktin që këtë vit ky batalion pritet të marrë edhe vlerësimin e NATO-s.

Pjesë e këtyre trupave janë dhe efektivet femra dhe madje në moshë të re, të cilat tanimë që kanë sfidura veten në shërbimin ushtarak, synojnë edhe vendet më të larta të karrierës.

Stërvitje të tilla, batalioni i këmbësorisë do të zhvillojë edhe në terrene të tjera të vendit dhe me kushte të tjera atmosferike.

5 komente në “FOTOT: Me qindra trupa të Forcave të Armatosura, stërvitje në Vithkuq, pritet vlerësimi nga NATO”

  1. loni says:

    Ketyre ushtareve tane u jane shfryre gomat e mjeteve te blinduara pa filluar lufta.

  2. EDUKATORI says:

    Marrin pjese 400 trupa ! Trupa ushtarake ka kuptim tjeter ,Sa te varfer jemi ne gjuha. Trupe ushtarake eshte nje formacion , jo trup njeriu individual o miq gazetare e kush e perdor . Mbase mungon realisht ne gjuhen ushtarake shqipe fjala e drejtperdrejte , por mund te perdoret fjala Forca , ushtarake . a ku di une Gjuhetaret dhe ushtaraket mund ta percaktojne me mire. Po thame moren pjese 400 Trupa, duhet te themi bashke me KOKEN dhe KEMBET
    Ju pershendes!

  3. Sllavist i trembur says:

    Fotograf pak idiot i ke fut friken ne palc armiqve te Natos!

  4. kaporal Pelegrini says:

    hahahaha stervitja e forcave te dhjera shqiptare, gara me humvee ne terren hahahahaaa

  5. shori says:

    Hahahahahahahaaaaaaaaaaaa……..,Mero, c’jane keta kunguj qe ke ne gazete…???!!! Na gajasen… Forca te Armatosura…???!!! Ne fotografite duken disa makina te ndryshkura sikur vijne nga Lufta e Pare Boterore…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje