Komandati i Gardës Kombëtare i Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, përveç vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe Armend Mehajn, dekoroi edhe ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai shprehu mirënjohjen ndaj forcës kosovare të sigurisë, të cilës i garantoi edhe mbështetje të fuqishme dhe thellim të bashkëpunimit.
“Gjeneral Corell i shoqëruar edhe nga Gjeneral Jashari, takoi Rreshtermajorin e Komandantit të FSK-së, Genc Metaj, të cilit i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm dhe forcimit të bashkëpunimit me homologun e tij amerikan dhe në përgjithësi, bashkëpunimin në nivel të komponentës së nënoficerëve të FSK-së dhe atyre të Gardës Kombëtare të Iowa-s”, lajmëron ministria e Mbrojtjes.
Ben Corell gjithashtu i ndau dhuratë edhe Rreshter Metajt.
Në vazhdim, Gjeneral Corell takoi edhe pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, të udhëhequr nga major Mentor Ibrahimi, pjesëmarrës në operacionin e parë paqeruajtës dhe stabilitetit jashtë vendit të FSK-së në bashkë-zbarkim me forcat amerikane të Gardës Kombëtare të Iowa-s, në Kuvajt.
Me këtë rast, me motivacion për performancën e lartë profesionale, angazhimin me përgjegjësi të lartë si dhe shërbimin vetëmohues, i nderoi me simbolin ushtarak të tij.