Presidenti i Ukrainës falenderon Ilir Metën: I jam mirënjohës për fjalët mbështetëse

16 Shkurt 2022, 20:19Bota TEMA

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka falenderuar presidentin Ilir Meta, në lidhje me mbështetjen e dhënë këtë të mërkurë për Ukrainën, në Ditën Kombëtare të Unitetit, e cila pritej të ishte dhe dita e pushtimit rus.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky shkruan se vlerëson solidaritetin e Shqipërisë dhe thekson se së bashku jemi më të fortë dhe e bëjmë Ukrainën më të fortë.

“I jam mirënjohës presidentit Ilir Meta për fjalët e tij të mbështetjes në Ditën Kombëtare të Unitetit! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! #Së bashku më të fortë”, shkruan Zelensky në Twitter.

“Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik.

Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre”, shkruante Meta.

3 komente në “Presidenti i Ukrainës falenderon Ilir Metën: I jam mirënjohës për fjalët mbështetëse”

  1. Ilir cfurku says:

    Prit zelensky se presidenti jone ilir cfurku do te dergoj ca lingota floriri dhe nje brigade pensionistash me ne krye sali berishovicin,te paisur me cfurqe.

  2. Lloji says:

    Paska qen esëll sot…

  3. Juliani says:

    Bravo te qofte zoti president , Like pordhen se zinte gjumi , mblodhi dhe keshilltaret e tij ne presidence si kumandant i Forcave te Armatosura Shqiptare dhe u rendit krah jush ….vec se morivesh Putini …..ti priste koromanen …….Po Olta Xhacken nuk do ta falenderosh ore ???? Fale ultimatumit te Oltes trupat ruse u larguan nga syte kembet nga kufiri me Ukrahinen ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje