Gjykata bllokoi votimet më 2 mars, Armand Duka propagandë para presidentëve: Unë jam babai i Kombit

17 Shkurt 2022, 20:17Sport TEMA

Armando Duka është shfaqur sot përpara komunitetit të futbollit si një njeri që ka sfiduar drejtësinë shqiptare, duke “shpalosur” platformën e tij për katër vitet e ardhshme.

Duka ka folur para të pranishme si “Babai i Kombit”, duke bërë propagandë për investimet që mund të kryejë në katër vitet e ardhshme në krye të FSHF-së.

Një event fasad që vjen pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës që vendosi të pezullojë zgjedhjet e datës 2 mars, për shkak të trukimeve, falsifikimeve, dhe manipulimeve që janë kryer nën diktatin e Dukës në gjithë Shoqatat Rajonale.

Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit, Armand Duka ka prezantuar sot strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, që nuk ishte gjë tjetër veçse një takim i kreut të FSHF në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë.

Krahas kallëzimeve për abuzime me detyrën dhe shpërdorim fondesh, Armand Duka rrezikon që t’i shtohet një tjetër vepër penale, duke rrezikuar edhe burgun.

Në nenin 320/a, të Kodit Penal, thuhet se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës, sikurse bëri mbrëmjen e sotme Armand Duka duke mos iu bindur vendimit të gjykatës që i ndalon zgjedhjet, dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

“Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Më poshtë propaganda e Armand Dukës që shfaqet si “Babai i Kombit”. (TemA)

3 komente në “Gjykata bllokoi votimet më 2 mars, Armand Duka propagandë para presidentëve: Unë jam babai i Kombit”

  1. Loro says:

    Kur jeton ne nje bote irreale, mes lluksit e pushtetit , bota qe te rrethon zvogelohet, behesh i urryer , dhe kjo sepse ke harruar qe ne ate post ishe per te bere detyren ndaj sportit dhe jo per te bere nje klub mafioz dallaveraxhinjsh qe e shnderroi futbollin shqiptar ne nje biznes te paligjshem per interesat e tua z.Duka.

  2. Zyko says:

    Mbas vendimit absurd te gjukates “kushtetuese” cdo hajdut ne shqiperine e mjere mund te beje cdo lloj krimi pa i hyre gjemb ne kembe.

  3. ce says:

    Haxhi Lleshit te federates se futbollit duhet vetem ti veshin pelerinen jeshile dhe te shkoje si kryegjysh tek federata e bektashinjve. Vetem ky mund ta zevendesoje Mond Ibrahimin e bektashinjve se ka taman hijen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje