Jepnin teste false për COVID, arrestohet farmacistja në Lezhë, në kërkim administratorja

17 Shkurt 2022, 09:36Kronika TEMA

Një farmaciste 25-vjeçare në Lezhë me iniciale K.L. është arrestuar nga policia ndërkohë që administratorja e këtij subjekti A. U., 35 vjeçe është shpallur në kërkim.

Blutë bëjnë me dije se të dyja ato në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë pajisur rreth 500 persona me teste false për CVODI në këmbim të shumave monetare. Ato kërkonin 50 euro për testin me përgjigje negative dhe 100 për përgjigje pozitive.

Ndërkohë për të njëjtën vepër penale është vënë nën hetim administratori i një tjetër subjekti privat në Lezhë A. D., 49 vjeç pasi kryente tamponë për Covid në kundërshtim me procedurat standarde të përcaktuara në ligj.

Policia njofton se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi i policisë

Goditen 2 raste të kryerjes së testit SARS-Cov-2 jashtë procedurës standarde dhe të lëshimit të dokumentit të rezultatit të testit fals dhe fiktiv. Arrestohet një farmaciste, shpallet në kërkim administratorja e farmacisë, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi proaktiv disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “FAKE TEST”.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasja K. L., 25 vjeçe, banuese në Shënkoll, me profesion farmaciste pranë një subjekti privat me objekt veprimtarie farmaci, në Lezhë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasja A. U., 35 vjeçe, banuese në Lezhë, administratore e këtij subjekti privat farmaci.

Këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në periudha të ndryshme kohore, kanë pajisur shtetas të ndryshëm, me dokumentin shëndetësor përgjigje fiktive të falsifikuar të testit molekular RT PCR për SARS-Cov-2, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes së kampionit PCR nga kërkuesit.

Pajisja e tyre bëhej vetëm me dërgimin e dokumentit të identifikimit nga ana e kërkuesit dhe sipas kërkesave të tyre, testi me përgjigje pozitive paguhej 100 euro, ndërsa testi me përgjigje negative paguhej 50 euro. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet që me këto teste fiktive janë pajisur rreth 500 shtetas të ndryshëm.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në Lezhë, administrator i një subjekti privat biznes, i cili dyshohet se tek biznesi i tij kryente tampon/ testin e SARS-Cov-2, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në ligjin për testin SARS-Cov-2.

Gjatë kontrollit të ambientit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 vula, 1 aparat telefonik iPhone, certifikata/teste të shtetasve të ndryshëm me rezultate pozitive e negative, si dhe fotokopje dokumentesh identifikimi të shtetasve të pajisur me këto teste fiktive e të falsifikuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

1 komente në “Jepnin teste false për COVID, arrestohet farmacistja në Lezhë, në kërkim administratorja”

  1. Hysni Allushi says:

    PERSHENDETJE . ESHTE ARRESTUAR FARMACISTJA KUR AJO ESHTE PUNESUAR DHE ADRMINISTRATORI MUND TE JETE NJE PERSON QE SE KA HABERIN ÇFARE ESHTE SHERBIMI FARMACEUTIK OSE HAP FARMACI PER PASTRIM PARASH DHE E UDHERON ARGATIN TE VEPROJE OSE E HEQ NGA PUNA , KJO DUKURI ESHTE SI SHKAK QE BURON NGA LIGJI I BARNAVE 2014 KA LENE HAPSIRE TE PUNOJNE DHE TE HAPE FARMACI ÇDO KUSH , DUKE DEMTUAR RENDE SHENDETIN E POPULLATES, DUKURI E THEKSUAR NE GJITHE VENDIN TONE QE NE AS NJE VEND ME I HUMBUR I BOTES NUK KA LIGJ TE TILLE JO ME EUROPA KU NE PRETENDOJME TE ANTARESOHEMI KETU NE RADHE TE PARE DUARRESTUAR ATO QE KANE FORMULUAR E MIRATUAR LIGJIN DHE ADMINISTRATORET QE UDHEROJNE GJERA TE TILLA ,KU SPECIALISTET NUK DUHET TE PRANOJNE TE PUNESOHEN ATY DHE DUHEN PARE RRJETET FARMACEUTIKE QE JANE HAPUR SI KEPURDHAT PAS SHIUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje