Gjendet një person i pajetë në një hotel në Himarë

16 Shkurt 2022, 18:37Kronika TEMA

Një 65-vjeçar banues në Dom të Lezhës është gjetur pajetë në shkallët e një hoteli në zonën turistike të Himarës.

Trupi i viktimës u gjet nga pronarja e hotelit, e cila njoftoi menjëherë policinë që shkoi në vendngjarje për të kryer veprimet paraprake.

Nga këqyrjet nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të moshuarit dhe dyshohet se vdekja ka ardhur  nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Gjendet një person i pajetë në një hotel në Himarë”

  1. Toçi says:

    Sakte e dini moshen?!?!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje