Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj ish zv ministres së Brendshme Rovena Voda. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK ndaj ish-zv/ministres, ndaj të cilës rëndon akuza e ushtrimit te ndikimit të paligjshëm”.
Sipas SPAK ajo ka pranuar dhe ka përfitime materiale nga Florinda Beu dhe Majlinda Hasani, me qëllim që të ndikonte, tek zyrtarë të tjerë për ta punësuar në administratë. Edhe kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë në masë sigurimi “arrest në shtëpie” për të njëjtën akuzë.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë një 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Flordia Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.
Si provë më të fortë, SPAK ka në duar përgjimet telefonike të tyre. Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.
Kushedi sa do ishte denuar sikur te kishte marre nje arke ma ngjala dhe sidomos nga ato te divjakes
Si ka munsi që politikanet tane hajduta ,Otomane Talibane e kane kaqe çef Peshkun???????? Peshku ju hifte aty ku nuke thuhet Edi Ram Turke Erdoganit, Sali Berishes dhe ilir Metes..
..hiç gje denim do merrte..
..vetem se do hante qafen e pates..
Te behet shembull per te gjith ato, qe marin 2 arka peshk.