Historia e gjakmarrjes, Eduard Kësolla mori hakun e të atit: Ishte 4 vjeç kur ia vrau familja Tonaj

14 Shkurt 2022, 21:10Kronika TEMA

Eduard Kësolla ishte vetëm 4 vjeç kur i vranë të atin, Palin në vitin 1996. Pas 26 vitesh ai merr hak ndaj Prekës djalit të familjes Tonaj në Grudë të Re.

Policia e Shkodrës pas dëshmive të banorëve dhe klientëve të lokalit, këtë pasdite arrestoi 30 vjeçarin si autorin e dyshuar të vrasjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal. Burimet tregojnë se Kësolla e ka kryer i vetëm krimin.

Në momentin që është futur në lokal ai u ka kërkuar personave të tjerë të  largoheshin dhe ka qëndruar drejt objektivit të tij duke i thënë: Ti e di që na ke borxh.

Sakaq, siç mëson gazetari i ABC News, Simon Shkreli 30-vjeçari e ka mohuar krimin në policinë e Shkodrës, por i janë gjetur gjurmë baruti në duar.

Familja Kësollo dhe Tonaj ishin në hakmarrje. Vite më parë Prekës i kanë vrarë dy vëllezër Nikollën dhe Zekun.

Nikollën në kohën e komunizmit e ka vrarë në burg Pal Kësolla. Familja Tonaj në 1996 e mori gjakun dhe vrau Palin.

3 komente në “Historia e gjakmarrjes, Eduard Kësolla mori hakun e të atit: Ishte 4 vjeç kur ia vrau familja Tonaj”

  1. 1 says:

    Ketyre u do prere bishti

  2. katarakti says:

    Barbarët. Nuk kanë për tu bërë kurrë njerëz.

  3. Per tru shpellarin. says:

    Jane trushpellare qe vetem E.H. i beri njerez. Salehu i rehabilitoje me ligjin e kanunit. Derra qe e kane DNA e krimit ne gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje