Gjirokastër, arrestohet për një konflikt, 33-vjeçari “shkatërron” dhomën e sigurisë në komisariat

15 Shkurt 2022, 09:52Kronika TEMA

Një ngjarje disi e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Gjirokastrës, ku arrestimi një 33-vjeçari për një konflikt banal mundoi më shumë se normalja forcat e rendit.

Shtetasi O.C, banues në lagjen Cfakë të qytetit jugor, u arrestua në flagrancë pas një konflikti, dhe që në fillim kundërshtoi në mënyrë të dhunshme punonjësit e policisë që ndërhynë për të shmangur një përshkallëzim me të rëndë.

Por në ambientet e Komisariatit, tërbimi i të arrestuarit në vend që të shkonte drejt qetësimit, mori sërish flakë. I ndodhur në dhomën e shoqërimit, pasojat i ka kaluar kamera e sigurisë, që u shkatërrua totalisht.

Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

1 komente në “Gjirokastër, arrestohet për një konflikt, 33-vjeçari “shkatërron” dhomën e sigurisë në komisariat”

  1. Likja says:

    KA QEN SHAPK ME HASHASH..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje