GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushohet hetimi ndaj Llallës për fshehje pasurie

16 Shkurt 2022, 11:46Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimin e çështjes ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje pasurie.

Duke qenë se ai është dënuar njëherë për këtë akuzë SPAK kërkoi pushimin e kësaj akuze.

Në shtator të vitit të kaluar Llalla u dënua me dy vite burg, si dhe 5 vite të tjera heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Ish kryeprokurori iku nga Shqipëria një javë përpara se gjykata e Apelit të jepte vendimin ndaj tij, ndërsa pas 2 muajsh i shpallur në kërkim, ai u arrestua 12 dhjetor nga autoritetet italiane në Romë.

Llalla ka kërkuar azil politik në Itali, e nëse kjo kërkesë do të konfirmohet atëherë atij nuk do t’i vihen prangat, nuk do të ekstradohet e për pasojë arrestimi i tij do të mbetet në letër.

 

6 komente në “GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushohet hetimi ndaj Llallës për fshehje pasurie”

  1. Kalec Dega says:

    jo bre……
    =
    njashtu thua…
    =
    ne Albanistan ban vaki kjo thua….ene nje fshatar gramshi me shkolle pa shkolle …nuk fut do t ne burg…..
    cu ba, se u leshua nje urdher arrestimi?????…lol
    =
    lol

    pse edhe per Ramen, paska dosje Dhalla….se per LU LU- ne dihet….lol
    e spo i futem asaj, qe ate e mbron e drejta nderkombetare per mbrojtje nga Mafjapushtetore shqiptare….

  2. Salih says:

    Ky vend ka qene dhe do ngelet, vend,MUTI…nuk do çuditesha edhe po t’a ktheni ne pune prap…

  3. Fatos says:

    Ju qifsha ligjet! E cfarë frike do kenë nëse dënohen kaq pak? Sa ti vijë përgjigjja nga Italia ai jeton normalisht, pastaj koha kalon dhe ai harrohet. Pas 5 vitesh ai futet prapë në qarkullim me gjithë ato lekë që ka bërë. Nëse dënimet nuk bëhen më të rënda në varësi të rolit, me 10 a 15 vite burg, frika do haet me bukë.

  4. Zjarri says:

    Ua beri edhe Dhalla m…in ne koke…SPAK jeni bere qesharak

  5. Pak says:

    Vazhdojne plepat e Durresit 2022-shi !!!!!! Flisni se keta do behen kanibale tani, do na hane te gjalle prokuroret dhe gjyqtaret e demokracise dhe shtetit ligjor shqiptar!

  6. lapsi says:

    Hiqni edhe denimin qe i dhate se nuk ka mbetur gje tjeter qe edhe ky skak te beje me teper se prokurori llalla. Turp per kete prokurori e gjykate. Riktheni ne pune te gjithe gjyqtaret e prokuroret qe hoqet dhe drejtesia e re triumfon, km riktheu presidentin dhe na rrofte e gjithe puna e kuvendit dhe parate e harxhuara. Me sa duket kjo eshte edhe PS, asgje me pak se pd e viteve ’92-97.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje