Jo më Turkey, por Turkiye

17 Shkurt 2022, 17:10Lifestyle TEMA

Presidenca e Republikës turke ka nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ndryshuar emrin, me të cilën Turqia njihet aktualisht ndërkombëtarisht (në anglisht ”Turkey”), me termin në gjuhën turke ”Turkiye”.

”Emri i ri përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit tonë në mënyrën më të mirë në botë”, theksoi presidenti Erdogan duke nxitur kompanitë që ”të përdorin emërtimin ”Made in Turkiye” në produkte të destinuara për eksport.

Projekti synon të ndryshojë termin edhe te pasaportat, dokumentet e identitetit, faqet e internetit dhe ato të kompanive ndërkombëtare turke.

”Ne besojmë se është më kuptimplote përdorimi i shprehjes Turkiye”, theksoi drejtori i Komunikimit Presidencial, Fahrettin Altun.

Sipas medias lokale, Ankaraja do të regjistrojë zyrtarisht termin Turkiye edhe në OKB.

 

10 komente në “Jo më Turkey, por Turkiye”

  1. AC/DC says:

    Qytetrimin,kulturen,vlerat???? Kafsheria,antihumanizmi,barbaria, keto jane “vlerat” e verteta te turkkoshakve ne vencati dhe by**** ngritesve ne pergjithesi.

    1. antiturku says:

      Bravo AC/DC , per cilat vlera ? Çfare i kane dhene njerezimit ? Kudo ku shkelen , lane mbrapa prapambetje e obskurantizem , analfabetizem e varferi te tejskajeshme . Pse Ballkani eshte zona me e prapambetur e Evropes ? Sepse lengoi 4 shekuj nen zgjedhen otomane . Pse Shqiperia eshte vendi me i prapambetur i Ballkanit ? Sepse lengoi per 5 shekuj nen otomanet (gati nje shekull me shume , se fqinjet) . Çfare vlera , cilen kulture , cilin qyteterim perfaqeson Turqia ? Nje shtet i krijuar ne vitin 1350 nga hordhi arabesh e berbere pa kombesi e pa katandi , duke vrare e prere e pushtuar . Populli i sotshem turk , nuk e di prejarrdhjen e tij , nuk njef te paret e vet . Çdo popull ne bote , e ka nje origjine , turqit nuk e kane . Fati yne i keq , qe rame nen shpaten dhe erresiren e tyre per gati 500 vjet .

  2. Shqiptari says:

    Po te ishte per qyteterimin dhe kulturen tuaj dhe po te mos ishte Frasheliu i madh do shkruanit akoma arabisht.

  3. Zana e Parë says:

    Këtë duhet ta bëjë edhe Kosova: nga Kosovo që ia kanë ngjitur, ta përshtasë në KOSOVË.

  4. antiturku says:

    Bravo AC/DC , per cilat vlera ? Çfare i kane dhene njerezimit ? Kudo ku shkelen , lane mbrapa prapambetje e obskurantizem , analfabetizem e varferi te tejskajeshme . Pse Ballkani eshte zona me e prapambetur e Evropes ? Sepse lengoi 4 shekuj nen zgjedhen otomane . Pse Shqiperia eshte vendi me i prapambetur i Ballkanit ? Sepse lengoi per 5 shekuj nen otomanet (gati nje shekull me shume , se fqinjet) . Çfare vlera , cilen kulture , cilin qyteterim perfaqeson Turqia ? Nje shtet i krijuar ne vitin 1350 nga hordhi arabesh e berbere pa kombesi e pa katandi , duke vrare e prere e pushtuar . Populli i sotshem turk , nuk e di prejarrdhjen e tij , nuk njef te paret e vet . Çdo popull ne bote , e ka nje origjine , turqit nuk e kane . Fati yne i keq , qe rame nen shpaten dhe erresiren e tyre per gati 500 vjet .

    1. anticensurë ??? says:

      antiturk
      ke të drejtë për atë që thua!
      perandoria osmane nuk çoi askund përpara qyterimin,por vjala civilizim,nuk ka të bëjë vetëm me çuarjen përpara,ka të bëjë me veçantësinë e një shoqërie!!
      dhe fiset e guinesë o amazonës kanë civilizimin e tyre,jetën në një shoqëri!kuptohet që ato nuk mund të krahasohen me shoqëritë më të zhvilluara,por në fund të fundit dhe ato janë shoqëri!!kanë vlerën e tyre!!për këtë dhe turqia ka vlerën e saj!!
      gati 100 vjetët e fundit,turqit u përpoqën të shkojnë drejtë shoqërisë perëndimore!?si duken bathët,nuk po kanë takat të shkëputen nga trashëgimia nomade e të parëve të tyre!!si po tregojnë bathët,pjesa me ndjenja demokratike qytetare është më e dobët,për shumë pak,se pjesa e trashëguar!!shpresojmë që në vitet e ardhëshme kjo pjesë të shtohet dhe ta rrinxjerë turqinë nga “civilizimi”osman!shpresojmë ta çojë drjet dritës perëndimore!!
      perandoria e famëshme,e ndritëshme,osmane me mentalitet “cigan”,”mblidh atë që kanë mbjellë të tjerët”,ishte aq e ndritur sa universitetin e saj të parë e hapi pak ditë para se të vdiste!!
      kjo ka qënë perandoria osmane,e adhuruar nga sociopati që drejton turqinë!

  5. Genti says:

    Turiqistan do ishte më mirë mendoj. Sa për vlerat dhe asaj që i kanë dhënë njerëzimit nuk arrij të gjej dot asgjë. Nëse çorba dhe bakllavaja janë arritje për ta le t’jua lëmë.
    Ndërsa për vuajtjet,masakrat,shkatërrimin dhe prapambetjen që solli perandoria e tyre famëkeqe mjaft të kahasojmë vendet e Ballkanit,lindjes së mesme,afrikës veriore dhe ti krahasojmë me Perendimin dhe s’ka nevojë për koment.

  6. asd says:

    Shume keqardhje per komentet e padenja kunder turqise dhe popullit turk. Pavaresisht nga opinionet personale ata kane mirepritur shqiptaret si vellezer ne vendin e tyre duke i ndihmuar per pune, shtepi shkolle dhe biznes. Harruat qe u ndertuan shtepine 500 familjeve ne Lezhe e Lac? Kur cdo popull eshte ne territorin e tij, duhen gjetur pikat e bashkimit dhe te mirekuptimit dhe jo te urrejtjes e ndarjes. Ne 500 vjetet e pushtimit te tyre qe dikush permend si kohe erresire, duhet thene qe as ne shqiptaret nuk kemi qene me te mire se ata.
    Historia ka patur arsyet e veta dhe ajo nuk mund te ndryshohet.

    1. antiturku says:

      ASD , po qe per te pritur shqiptare , Greqia priti , sistemoi dhe madje po i ben edhe nenshtetesine mbi nje milion shqiptare dhe neve si shperblim , nuk pushojme se shari greket nate e dite . Persa i perket ndihmes per termetet , Turqia dha 45 milion euro (500 banesa) , per kete erdhi Erdogani me mburrje e levdata , inauguroi siç ben gjithmone xhamine e rradhes dhe grisi by..en . Po te shikosh listen e donatoreve te termetit , kryesohet nga Italia , qe na dha 54 milion euro , pra 9 milion me teper se Turqia , po nuk pame asnje qeveritar italian te permendte ndonjehere ndihmen e dhene , te mburrej , as te vinte ne Shqiperi me gjoksin perpara dhe as te inauguronte ndonje kishe . Himagjino presidentin italian Matarela , te financoje dhe inauguroje ndonje kishe ne Shqiperi !! Sa per ate qe thua ne fund , qe neve shqiptaret nuk kemi qene me te mire se ata (turqit) , e ke gabim . Para pushtimit otoman , principatat shqiptare ishin te barabarta me principatat evropiane dhe te fqinjeve tane , ndersa pasi theu qafen turku pas 500 vjetesh , aq mbrapa botes na la , sa ishte perhapur nje thenie , qe shqiptaret jane popull me bisht , pra , pas 5 shekujsh , ishim kafshezuar dhe po ktheheshim ne majmune .

  7. ? says:

    Po domosdo Turkey i thone Gjeldetit ne anglisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje