VIDEO: Rita Ora uron Kosovën me videon e veçantë

17 Shkurt 2022, 09:37Lifestyle TEMA

Për nder të 14 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës kanë filluar urimet nga gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Këtë festë historike e ka uruar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

‘Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar Rita në Instagram, teksa ka publikuar një video ku ishte e veshur kuq e zi dhe po kërcente valle shqip në koncertin që pati mbajtur në Prishtinë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

1 komente në “VIDEO: Rita Ora uron Kosovën me videon e veçantë”

  1. Shmil Gurra says:

    Pac shëndet!
    Gëzofshim ndër shekuj PAVARËSINË e DARDANISË!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje