Sondazhi zyrtar i Big Brother VIP: Ja cili është më i pëlqyeri nga konkurentët

17 Shkurt 2022, 13:20Lifestyle TEMA

Nata finale e Big Brother Vip duket shumë e ethshme.

Deri më tani konkurenca ka qenë mjaft e fortë mes finalistëve ku epërsi kryesisht kanë pasur balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Donald Veshaj.

Së fundmi, faqja zyrtare e Big Brothër VIP në Instagram ka përcjellë një postim për gjithësecilin ku pasqyrojnë disa nga momentet më të bukura të tyre gjatë aventurës në shtëpi.

Qytetarët kanë pasur si opsion pëlqyeshmërinë për një nga kandidatët e tyre të preferuar.

Si rezultat, nga të dhënat në faqen zyrtare të Big Brother VIP mësohet se konkurenti i preferuar deri më tani është balerini Shaqiri që shihet si fitues, i ndjekur ngushtësisht nga aktori Veshaj, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Në vijim pritet që gara të bëhet akoma edhe më e fortë duke mbajtur të mbërthyer fansat e secilit konkurent.

Gjithësesi nata finale rezervon të tjera surpriza ku në lojë janë futur edhe Call Center-a, kompani reklamimi, etj.

Rezultatet:

Ilir Shaqiri  59,621 like

Donald Veshaj 56,783 like

Beniada Nishani 25,046 like

Einxhel Shkira 17,443 like

7 komente në “Sondazhi zyrtar i Big Brother VIP: Ja cili është më i pëlqyeri nga konkurentët”

  1. Mal Cori says:

    Për Donaldin janë mobilizuar gjithë kall center e Shqipërisë, dhe vetë deputeti vlonjat Agron Shehaj personalisht, me gjithë punonjësit e tij.

  2. Matrapiku says:

    Une do votoja i terbuar tek kutia e Arbanes, por per fat te keq ajo eshte “nominuar” nga boset dhe nuk hedh syte nga “zhulsi” hamshor.

  3. racionali says:

    Iliri fitues

  4. dajana says:

    Ne kete finale nuk ka drejtesi cdo gje eshte e manipuluar dhe eshte dukur qarte qe produksjoni e ka favorizuar Ilir Shaqirn…. Jane gjera qe bejne muuuuu….

  5. Polikseni says:

    Big Bradher VIP e fiton Donaldi .Eshte vetvetja

  6. kotherja says:

    BBVIP eshte nje minirealitet i hidhur. Faqe qe fakton favorizimet e Donaldit qe Arbana me te shoqin e bejne ashiqare edhe pse jane ne konflikt interesi:

    https://www.instagram.com/demaskimebbvip1/

  7. Mire says:

    Nese dikush e meriton kete fitore ai eshte Donaldi,por qe ne fillim eshte vene re qe do e fitoj Iliri sepse edhe eshte sjell ashtu si Boss, kuptohet me perkrahjen e dikujt!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje