Nga Klaus Wiegrefe “Der Spiegel”
Në shtatorin e vitit 1993, presidenti rus Boris Yeltsin i shkroi një letër të gjatë presidentit amerikan Bill Clinton. Letra që niste me fjalët“I dashur Bill”, vijonte më tej me sjelljen në vëmendje të “shkëmbimit të sinqertë të mendimeve” midis dy udhëheqësve. Dhe pastaj hynte direkt në temë.
Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke donin të anëtarësoheshin në NATO, dhe kjo e shqetësonte shumë presidentin rus. Sigurisht, vuri në dukje Yeltsin, çdo vend mund të vendosë vetë se në cilën aleancë do që të bëjë pjesë.
Por publiku rus, vazhdonte ai, e sheh zgjerimin e aleancës në lindje “një lloj izolimi të ri” të Rusisë. Një faktor, këmbënguli ai, që duhet marrë parasysh. Po ashtu presidenti rus përmendte Traktatin Dy Plus Katër, që i përkiste ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990. “Fryma e traktatit, e përjashton opsionin e zgjerimit të NATO-s në Lindje”-shkruante Yeltsin.
Ajo letër shënoi herën e parë që Rusia e akuzonte Perëndimin se e kishte shkelur premtimin e saj. Dhe pavarësisht se amerikanët e hodhën poshtë atë akuzë, nuk u gjet asnjëherë një zgjidhje për këtë konflikt, një situatë e cila ka pasur pasoja të gjera dhe që shtrihen deri në ditët e sotme.
Në vitet që pasuan letrën e Yeltsin, NATO ka pranuar në aleancë 14 vende të Evropës Lindore dhe Juglindore. Dhe Kremlini është ankuar në çdo rast se është mashtruar nga Perëndimi. Madje kohët e fundit, presidenti aktual rus Vladimir Putin deklaroi:“Na mashtruat në mënyrë të turpshme!”.
Sot thelbi i zemërimit të Kremlinit nuk është më ekskluzivisht Traktati Dy Plus Katër, por të gjitha marrëveshjet e negociuara që nga rënia e Murit të Berlinit. “Në vitet 1990 na premtuat se NATO nuk do të lëvizte asnjë centimetër në Lindje”-deklaroi Putin në fund të janarit.
Dhe ai po e përdor këtë histori për të justifikuar kërkesat e tij aktuale për një garanci me shkrim, se Ukraina nuk do të pranohet kurrë në aleancën perëndimore. Por kjo nuk është e gjitha. Në fundin e muajit të kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shkroi një letër të hapur homologëve të tij perëndimorë, në të cilën ai përmendi disa ankesa të tjera.
Ai u përqendrua në veçanti në Kartën për Sigurinë Evropiane, e bazuar tek marrëveshjet e arritura në vitin 1990. Lindja dhe Perëndimi ishin pajtuar në atë kohë se çdo vend ka të drejtë të zgjedhë lirisht aleancën ku dëshiron të jetë pjesë, duke theksuar gjithashtu “pandashmërinë e sigurisë”.
Më vonë, u bë “detyrimi i çdo shteti që të mos forcojë sigurinë e tij në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera”, siç e përmend në mënyrë eksplicite Lavrov në letrën e tij. Atëherë, a ka të drejtë Putin kur ndjen se Rusia është mashtruar me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes?
Për diskutimet e ndryshme midis Perëndimit dhe Moskës pas rënies së Murit të Berlinit, nuk mungojnë rrëfimet nga një sërë dëshmitarësh. Në vitin 1990, një mori politikanësh dhe zyrtarësh të rangut të lartë nga Moska, Uashingtoni, Parisi, Londra, Boni dhe Berlini Lindor u mblodhën për diskutime mbi ribashkimin e Gjermanisë, mbi çarmatimin e NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës, si dhe mbi një kartë të re për Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE), e cila u bë në vitin 1995 Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Por kujtimet e tyre nuk janë gjithmonë të qëndrueshme. Roland Dumas, që ka qenë Ministër i Jashtëm i Francës në vitin 1990, do të deklaronte më vonë se pati një zotim se trupat e NATO-s nuk do të përparonin më pranë territorit të ish-Bashkimit Sovjetik.
Por Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker, ka mohuar të jetë bërë ndonjëherë një premtim i tillë. Megjithatë Jack Matlock, që ka qenë në atë kohë ambasador i SHBA-së në Moskë, është shprehur se Bashkimit Sovjetik iu dhanë “garanci kategorike” se NATO nuk do të zgjerohet drejt Lindjes.
Ndërkohë versioni që jep mbi këtë çështje Mikhail Gorbachev, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, janë shumë konfuze. Në një rast, ai ka thënë se kancelari gjerman Helmut Kohl dhe amerikanët i kishin premtuar se NATO “nuk do të lëvizë asnjë centimetër më në Lindje”.
Por në një rast tjetër, ai tha se “tema e zgjerimit të NATO-s nuk është diskutuar asnjëherë”. E megjithatëai këmbënguli se Perëndimi e kishte shkelur frymën e marrëveshjeve të arritura në atë kohë. Fatmirësisht ka shumë dokumente të disponueshme nga vendet e ndryshme që morën pjesë në bisedime, përfshirë memorandume nga bisedat, transkriptet e negociatave dhe raportet.
Dhe sipas këtyre dokumenteve, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania ia bënë të qartë Kremlinit se anëtarësimi në NATO i vendeve si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke nuk mund të vihej në diskutim. Në marsin e vitit 1991, kryeministri britanik John Major premtoi gjatë një vizite në Moskë se “nuk do të ndodhë asgjë e tillë”.
Ku u hodh ky hap, Yeltsin u zemërua shumë. Ai dha miratimin e tij për zgjerimin e
NATO-s drejt Lindjes në vitin 1997, por u ankua se po e bënte këtë vetëm sepse e kishte detyruar Perëndimi. Natyrisht, që nga periudha pas rënies së Murit të Berlinit,nuk ka asnjë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis dy palëve.
Debati nëse Perëndimi e ka shkelur premtimin e tij, varet tërësisht nga fakti se sa të detyrueshme i beson dikush se janë garancitë e dhëna nga Major dhe të tjerët. Përplasjet mbi zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes, filluan që në janarin e vitit 1990 me një nismë të Ministrit të Jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher.
Në të gjithë Evropën Lindore, popujt kishin rrëzuar qeveritë satelite të Moskës, dhe Genscher ishte i shqetësuar për reagimin e mundshëm të Kremlinit. Ai kishte ende kujtime të gjalla nga kryengritja e vitit 1956 në Hungari, ndaj ishte i përgatitur të bënte lëshime të mëdha për Kremlinin.
Në një fjalim të 31 janarit 1990, ai propozoi që NATO të publikonte një deklaratë, e cila të thoshte:“Çfarëdo që të ndodhë me Paktin e Varshavës, nuk do të ketë zgjerim të territorit të NATO-s në Lindje dhe më afër kufijve të Bashkimit Sovjetik”.
Fjalimi i Genscher u prit mirë nga qeveritë aleate në Britani, SHBA, Francë dhe Itali. Në një diskutim me homologun e tij në Londër, Genscher tha se duhej garantuar Moska se “edhe nëse ndryshon qeveria atje, Hungaria nuk do të bëhet pjesë e aleancës perëndimore”. Homologu i tij amerikan Baker “nuk u entuziazmua” nga kjo ide, por e konsideroi atë “më të mirën që kishim për momentin”. Shqetësimi kryesor i aleatëve perëndimorë në atë kohë ishte nëse një Gjermani e bashkuar do të mbetej apo jo në NATO, dhe jo e ardhmja e vendeve të Evropës Lindore, të cilat të gjitha ishin ende pjesë e Traktatit tëVarshavës.
Por që në shkurtin e vitit 1990, nuk ishte më sekret që disa vende të Evropës Lindore kishin filluar të ëndërronin anëtarësimin në NATO. Vetë Perëndimi bëri disa deklarata të përgjithshme. Presidenti i SHBA-së Xhorxh H.W Bush, tha:“Ne nuk kemi asnjë qëllim të dëmtojmë në ndonjë lloje mënyre Bashkimin Sovjetik”.
Presidenti francez François Mitterrand i tha Gorbachev se ai ishte “personalisht në favor të çmontimit gradualisht të blloqeve ushtarake”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Manfred Wörner shprehu më vonë kundërshtimin e tij të qartë ndaj zgjerimit të aleancës perëndimore.
Mesazhi ishte i qartë. Nëse Gorbaçovi do të jepte miratimin e tij për ribashkimin e Gjermanisë brenda NATO-s, Perëndimi do të synonte të krijonte një arkitekturë sigurie perëndimore që merrte parasysh interesat e Moskës.
Deklarata të tilla duket se mbështesin pohimet e Putinit, se Perëndimi e ka “mashtruar” qëllimisht Rusinë. Por kjo pikëpamje është e gabuar. Vitet 1990 ishin dekada e qëllimeve
të mira dhe e iluzioneve të mëdha nga të dyja anët. Gorbachev premtoi se Kremlini do të promovonte demokracinë, se do të respektonte të drejtat e njeriut, dhe se do të njihte të drejtën e vendeve për vetëvendosje.
Madje ai la të hapur mundësinë që vetë Bashkimi Sovjetik të bëhej anëtar i NATO-s. Pasardhësi i tij Yeltsin shprehu një besim të ngjashëm, duke pretenduar se “ne po bëhemi
një vend tjetër”. Për njëfarë kohe u duk sikur Rusia ishte gati për reforma. Por më pas, procesi i reformave u ngadalësua dhe mosbesimi filloi të rritet.
Shumë amerikanë me origjinë nga Evropa Lindore jetonin në shtetet vendimtare në Mes-perëndimit, dhe kjo e nxiti Bill Clinton që të vendoste përfundimisht ta zgjeronte aleancën.
Duke vepruar kështu, Perëndimi nuk shkeli asnjë traktat, edhe pse ishte në kundërshtim me frymën e mirëkuptimeve të arritura në vitin 1990./ Përktheu: abcnews.al
mund të themi se deri në kohën e gorbaçov,ku kishim dy sisteme të ndryshme ekonomiko-shoqërore,mund të themi se kishim një marrveshje për mos përpalsje,lënje rehat të tjetrit!
por me ndërrimin e sistemit ekonomiko-shoqëror të rusisë,nuk shoh të kemi asnjë problem!kemi dy shtete me parime të njëta,me ekonomi tregu ku seicili mund të investojë tek njëri tjetri!kemi nevojën e rusisë për të thithur ivestime nga perëndimi,kemi një perëndim me para që kërkon të investojë!!kështu që në dy shtete ku përputhen interesat nuk ka vënd për luftë!nuk ka vënd për armiqësi!!
pavarsisht fjalëve të jelsinit,ankesave të tij për zgjerim të natos,prapë rusia nuk ka qënë më piksynimi i natos!ajo nuk ishte shënjestra e zgjerimit!si e kanë thënë dhe vetë presidentët rus,rusia mund të ishte dhe ajo pjesë e natos!!që për mendimin tim do të ishte fantastike!!
por nuk mund të ndodhë një gjë e tillë nëse në pushtet vjen një diktator!ai nuk mund të pranojë të jetë president me kohë të caktuar në një shtet demokratik!
si mund ta bëjë të mundur mbajtjen e karriges!?
gjetja e një armiku!!
dhe ky nuk ka nevoj të gjendet!!ai është i mbjellë,jo vetëm në mëndjet e rusëve por dhe të perëndimorëve!!atëherë rizgjohet armiku “perëndim”armiku “nato”!!
e nën këtë sllogan rritet dhuna në rusi dhe fillojnë provokimet në perëndim!!duke e ditur fare mirë se këtij haleje diktatori,për popullin e tij nuk i ha palla fare!!duke e ditur se çfardo të bëjë,perëndimi prapë nuk do ta sulmojë me tërë forcën,është shumë e rrezikshme një gjë e tillë në teori dhe askush nu do ta provojë në praktikë,ai vepron në këtë mënyrë si tashti!!
të paguarit,në perëndim, nga ai do fillojnë e do përmëndin traktate e fjalë të dhëna,por nuk do përmëndin atë që po ndodh në realtitet!do mbështeten mbi traktate e muhabete dhe nuk do përmëndin ndyrësinë e një diktatori!nuk do thonë asnjëherë se dikatorët kanë çuar vëndet e tyre në shkatërrim absolut,se diktatorët janë armiqtë më të mëdhenj të popujve,si të popullit të tyre dhe të tjerëve!!
shohim shumë shkrime në gazetat europiane o amerikane,që të kujtojnë të njëjtat shkrime si para fillimit të L2B,kur flisnin për hitlerin njëlloj si për putinin!!shumë nga ata që shkruanin në këtë mënyrë si sot dolën që ishin o gomerë të lindur o simpatizantë të thekur të nazizmit hitlerian!!
nazizëm a putinizëm njerëz të tillë,njerëz që mbështesin diktaturat,janë të lindur diktatorë!!nuk kanë fatin të jenë të gjithë diktatorë,por e ushtrojnë karrakterin e tyre në mbështetje të diktatorëve,diktaturave!!
janë njerzit më të trashë që egzistojnë!!
nuk mësojnë kurrë nga historia!në një diktaturë si jeta e diktatorit dhe e gjithë të tjerëve,mbështetës a kundërshtarë,është në rrezik të përhershëm!
diktaotri
ka frikë nga të gjithë!i mendon të gjithë si vetja,të etur për pushtet,që nuk ndalen para kufomave për të arritur majën!
mbështetësit e tij
pavarsisht zellit që kanë në eleminimin e kundërshtarëve,dhe ata këthehen një ditë në pre e diktatorit!
kundërshtarët
duan sduan një ditë do bien në rrejtën e dy të parëve!
lexoja emra ministrash,kryeministrash perëndimorë,që në tërë kuptimin e fjalës nuk më kujtoheshin,pavarsisht se në atë kohë i kemi dëgjuar përditë!!përse??
sepse kanë mbaruar kohën e tyre dhe janë këthyer në jetën normale!!
emrat e diktatorëve kujtohen gjithnjë!o për mynxyrat që bëjnë o për mynxyrën që i bën populli i tyre kur i vë posht!!