Shtegu diplomatik për zgjidhjen e krizës ukrainase po ngushtohet gjithnjë e më shumë. Ministritë e mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe Estonisë bëjnë publike planet e ushtrisë ruse për të sulmuar Ukriainën. Zyrtarët ushtarakë britanikë publikuan një video-animim që tregon mënyrën se si ushtria ruse do të ndërhyjë në Ukrainë. Parashikohet ndërhyrje prej forcave të pozicionuara nga veriu në Bjellorusi, nga kufijtë perëndimorë dhe nga Krimeja. Uashingtoni paralajmëroi se ushtria ruse mund të përdorë edhe armë kimike. Ndërhyrja mund të shkaktojë viktima të panumërta.
Në përgjigjen me shkrim që i ktheu të Enjten, Uashingtonit mbi mënyrat e zgjidhjes së konfliktit ukrainas, Moska thotë se nuk ka ndërmend të sulmojë Ukrainën. Megjithatë, në një nga pikat më të rëndësishme, sipas mediave ruse, theksohet se nuk përjashtohet zgjidhja e konfliktit me mjete ushtarake, nëse shkelen vijat e kuqe, ku ndër të tjera është edhe mos-antarësimi i Ukrainës në NATO. Presidenti amerikan Xho Bajden do të zhvillojë këtë të Premte një takim urgjent online me krerët e vendeve të mëdha të aleancës për të diskutuar për rrezikun në rritje të një ndërhyrjeje ushtarake ruse në Ukrainë.
Erdhi dita o beqiraaaaaaaaaa sumqire tourkalvanoi qe te merrni Tsamouria-n piso……bujrum (kur thone birazeret tuaj turq) po nuk ua bem sumen tabel qitje hahahaha…..