OKB: Pushtimi i Ukrainës do të ishte katastrofik

18 Shkurt 2022, 18:14Bota TEMA

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në një konference vjetore të sigurisë në Mynih, ku kriza Rusi-Ukrainë ishte në krye të agjendës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se do të ishte “katastrofike” nëse situata do të përshkallëzohej në një pushtim rus të Ukrainës.

“Jam thellësisht i shqetësuar për vendosjen e trupave rusë në kufijtë e Ukrainës, dhe gjithashtu për rritjen e tensioneve dhe shtimin e spekulimeve për një konflikt ushtarak në Europë”, tha Guterres.

“Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte katastrofike, paralajmëroi ai. Duke theksuar se e vetmja alternativë është diplomacia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje