Miliarderit Elon Musk iu bashkua një grua misterioze teksa ai ateroi në Los Angeles me aeroplanin e tij privat të enjten.
Sipërmarrësi i cili ka pasuri në vlerë 180 miliardë funte (215 miliardë euro), kishte veshur një kostum krejt të zi në kohën kur doli nga aeroplani, përpara se të shoqërohej nga një grua misterioze me flokë të kuqe, shkruan DailyMail.
Kjo vjen pasi në shtatorin e kaluar, manjati i ‘Tesla’-s u nda me këngëtaren Grimes, 33 vjeçe, pas tri vitesh martesë dhe vetëm një vit pasi sollën në jetë djalin e tyre tashmë një vjeçar të quajtur X Æ A-Xii.
Themeluesi i ‘SpaceX’, Elon dukej i lumtur dhe i relaksuar, i veshur me një xhaketë të zezë dhe xhinse të zeza, teksa e kompletoi pamjen me një palë atlete.
Ndërkohë zonja që e shoqëronte kishte veshur një pallto të gjatë të errët dhe çizme të bardha dhe mbronte sytë me një palë syze dielli të errëta.
Dyshja kishin udhëtuar me aeroplan privat të Elo-it, të quajtur Gulfstream G650ER, i cili vlen rreth 50 milionë funte (afro 60 milionë euro), përpara se të largoheshin me një veturë ‘Tesla’ të drejtuar nga shoferi i tyre personal.
Kjo vjen pasi ai dhe këngëtarja Grimes (e lindur me emrin origjinal si Claire Elise Boucher) i dhanë fund lidhjes së tyre trevjeçare dhe thanë se ishin të përkushtuar për të qenë prindër të mirë për djalin e tyre të përbashkët.
“Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe jemi në marrëdhënie të shkëlqyer”, tha 50-vjeçari për tabloidit Page Six në atë kohë.
“Kryesisht është se puna ime në ‘SpaceX’ dhe ‘Tesla’ kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në Los Angeles”, tregoi miliarderi duke shtjelluar arsyet e ndarjes.
Grimes dhe Musk fillimisht nisën lidhjen e tyre në vitin 2018, dhe muzikantja më parë u shpreh se ata ishin njohur në Twitter, pasi të dy shkëmbyen lojëra fjalësh në lidhje me eksperimentin ‘Roko’s Basilisk’.
Përpara se të lidhej me muzikanten Grimes, biznesmeni ishte i martuar me autoren Justine Musk nga viti 2000 deri në vitin 2008 dhe dyshja mirëpritën në jetë gjithsej gjashtë fëmijë gjatë martesës së tyre.
Musk më pas filloi një lidhje afatgjatë me aktoren Talulah Riley, dhe ata u ishin të martuar nga viti 2010 deri në vitin 2012, ku më pas u ndanë dhe u bashkuan përsëri në vitin 2013, deri në ndarjen e tyre përfundimtare në vitin 2016.
Flitet qe Elon Musk ka bere nje shpikje, e ka zevendesuar ate veglen me hekur….
Keta thone qe eshte anormal nga trute, por per te q.ire nuk te falka
SI nuk ju vjen zorr. Nga te fundit kolona te poezise nderroi jete e ju mjaftoheni me nje njoftim te thate si ato qe jane rendom neper shtylla. Londo vdiq, dy rreshta, ne nje kohe qe ti zoti Mero Baze duhet te jepje sinjalin per tere gazetat qe ne shenje respekti e hidherimi te mos postonit sgje deri ne mesnate. Apo keni hall se ju ikin klikimet?..Ju nuk jeni media por jeni…
E drejte more Arjan …por kujt ja thua…letyra do letyren…pastaj kush do i kuptonte vargjet e te madhit Bardhyl Londo….keto duan kujtime pijanecesh si Mitrua me shoke…