“U pretendua se kishte lindur burrë”, gruaja e presidentit francez çon çështjen në gjykatë

18 Shkurt 2022, 15:50Bota TEMA

Së fundmi bëhet me dije se gruaja e presidentit francez, Emmanuel Brigitte Macron këtë të premte ka ngritur një padi kundër dy grave që shpërndanë dezinformata në internet se Zonja e Parë ka lindur si burrë.

Mediat vendase bëjnë me dije se seanca e parë në këtë procedurë është caktuar për 15 qershor.

Dy gra, njëra duke u paraqitur si profete dhe tjetra si gazetare e pavarur, raportuan se Brigitte Macron ishte një person transgjinor. Padisë i janë bashkuar edhe vëllai dhe tre fëmijët e Zonjës së Parë, dhe bëhet fjalë për shkeljen e privatësisë dhe keqpërdorimin e fotografive.

Ndërkohë në rrjetet sociale prej disa muajsh po dalin informacione sipas të cilave Brigitte Macron, me mbiemrin e vajzërisë Tronje, ka lindur si burrë dhe quhej Jean-Michel./abcnews.al

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje