Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijoi postimin në rrjetet sociale të shkesave zyrtare, të cilat sipas saj vërtetojnë aferën korruptive të krerëve më të lartë të shtetit me çështjen e inceneratorëve.
Kryemadhi publikoi disa dokumente, ku sipas saj, drejtori i Agjencisë së Prokurimeve, njoftonte ministrin Koka dhe sekretarin e Këshillit të Ministrave se procedura e përzgjedhur për inceneratorin e Elbasanit, nuk parashikohet në ligj.
Monika Kryemadhi përsëriti thirrjen drejtuar SPAK që vijojë hetimet për zbardhjen e së vërtetës.
Postimi i Monika Kryemadhit
Inceneratorët që u nisën për të djegur mbetjet urbane, do djegin mbetjet politike në krye të Rilindjes!
Përgjegjësia penale për inceneratorët ka fytyrë, emër, firmë dhe vulë! Çdo ditë që kalon po shohim sesi presioni mbi prokurorët e SPAK po shtohet, ndaj do vijojmë të zbardhim çdo përgjegjës, me prova e fakte ku rezulton se janë konsumuar vepra penale, me qëllim që nesër të mos ketë askush dyshim, se e vërteta ishte e pamundur për t’u zbuluar.
Ftoj edhe njëherë prokurorët e SPAK, që të hetojnë thellësisht në zbardhje të së vërtetës, si dhe publikun të shikojë dokumentet që kanë firmosur zyrtarët e shtetit të tyre.
Po evidentoj sot para jush përgjegjësinë e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, ish Ministrit Koka, në miratimin e një koncesioni të paligjshëm, duke shkelur çdo parashikim të ligjit.
Shikoni sesi, zoti Eduard Ahmeti, në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Prokurimit Publik, e ka njoftuar zyrtarisht Ministrin Koka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur “negocim pa shpallje” për inceneratorin e Elbasanit, NUK PARASHIKOHET në legjislacionin e koncesioneve.
Sekretari i Përgjithshëm, Agaçi, i cili është personi përgjegjës në bazë të ligjit 9000/2003 “Për Organizimin dhe funksioninim e këshillit të ministrave”, për organizimin e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, si dhe është personi përgjegjës për verifikimin e përputhshmërisë ligjore të akteve që futen për miratim në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me vetëdije ka vazhduar proceduren e miratimit të vkm për financimin e një kontrate të paligjshme, edhe pas njoftimit nga agjencia e prokurimit publik.
Mjafton ky fakt për të kuptuar se këta nuk pyesin as ligjin dhe as agjensitë e tyre kur bëhet fjalë për të vjedhur shqiptarët.
Këshilli i Ministrave financon me VKM, një kontratë që rrjedh nga një procedurë e paligjshme (sipas ligjit 125/2013 dhe shkresës së APP). Dhe nuk ndalemi këtu.
Është vetë kupola që kujdeset për lejen e ndërtimit, po po, ai i gjati që nuk firmos kurrë, ai që të gjithë ja punojnë pas krahëve. Është ai që këtë herë nuk ka alibi, pasi me firmë dhe vulë të tij ka firmosur leje ndërtimi për një procedurë të paligjshme.
Faktet janë, le të inkurajojmë të gjithë drejtësinë e re, që t’i shohë siç duhet dhe të veprojë siç ja parashikon ligji!
Po lesht e sumes do ti djegesh.beji sumes tate botox me pare te vjedhura.
Me Kejdi dhembcakallen ne balle te revolucionit Nafijedybekobaxhellian leshelija e Nafije dybekut do shkoje nga fitorja ne fitorje derisa te hyje atje ne te s’emes.
Monika ka teguar Te verteten per kete veper penale Ku Rama eshte I perfshire vete. Spak duhet Ta kapi gjatoshin per zverku dhe Ta marre Ne pyetje. Po nuk mori dozen e hilacit Gjatoshi nuk ka konfidence dhe do ta beje ne breke. Hajdut Te pangopur. Go to hell Edi fucking Rama
Kjo lavire drejton LSI-në.Ska më turp një injorante del në çdo kanal e tregon barcaleta.Skanë faj politikanët sepse gazetat kështu funksionojnë.Pjerth deputeti pas pak del në lajme Live:pordhi deputeti.Të dhjefsha demokracinë dhe habitem si popujt pranojnë të jetojnë në këtë mizerje…Nga njëra anë nuk lënë gjë pa thënë për Mmetën,Berishën,Bashën,Ramës etj dhe pastaj në çdo faqe gazete shikon fytyrat e shëmtuara të tyre duke na dhënë mësime
PO si e lini kete Baxhelle te Super Korruptuar te Livadhise Pa Fre ???Deshmoni qe po vini Drejtesine ne Rrugen e Duhur !!!