“Violina e Ingresit” e artistit Man Ray, ikonë e surrealizmit, mund të kthehet në fotografinë më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në histori.
Imazhi bardhezi i shkrepur në vitin 1924 nga Ray, shquhet për ndjesinë e fortë emocionale që përcjell, duke u konsideruar si vepra simbol e artistit amerikan.
Trupi femëror i stilizuar në formën e violinës, modeluar nga Kiki de Montparnasse është padyshim një imazh që shumë e kanë hasur përgjatë lundrimit në internet apo në libra, por pak e dinë vlerën e jashtëzakonshme që ka marrë kjo fotografi me kalimin e viteve.
Ajo pritet të arrijë shifrën e 5-7 milionë dollarëve në ankandin që do të organizohet nga kompania e ankandeve “Christie’s” në maj të vitit 2022, duke thyer kështu të gjitha parashikimet.
Rekordi aktual për një fotografi të shitur në ankand mbahet nga “Rhine II” e Andreas Gursky, e cila u shit nga po e njëjta kompani për një vlerë marramendëse prej 4.3 milion dollarë në 2011.
Kjo eshte nji Kryeveper …
E tille eshte Femra ,
shpirti i saj funksionon si nji Instrument muzikor ,?
per te cilen duen jovetem duar /gishtrinj te ndjeshem ❤?
E trajtove mir ,tingellon emocionuese ,dhe ti s’e leshon nga duart ,
kenaqsia eshte e pafund ,
sa deshiron qe ajo melodi shpirti te mos mbaroj kurr ,
..kaq shtrenjt kjo foto !?
..u pa muhabeti..
Po nxjerr n shitje kte skulpturen teme ktu posht,me titull “saksofoni i lumturis”..
..do mahnitet femënija prej formave dhe sa rëndon.