Tragjike në Borsh: Burrë e grua ndërrojnë jetë si pasojë e zjarrit në banesë

19 Shkurt 2022, 10:43Kronika TEMA

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje