“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme thërret ambasadorin rus për sqarime: Kërkuam përgënjeshtrimin e lajmit

18 Shkurt 2022, 21:50Kronika TEMA

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë hedh poshtë deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov. Kreu i diplomacisë ruse deklaroi sot se ka dyshime që në Ukrainë  ndodhen “mercenarë shqiptarë”.

Në një deklaratë teksa e mohon kategorikisht, ministria bën të ditur se në shenjë proteste është thërritur ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

5 komente në ““Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme thërret ambasadorin rus për sqarime: Kërkuam përgënjeshtrimin e lajmit”

  1. L.R says:

    Mercenare shqiptare ne Ukraine???
    Dhe nqse eshte e vertete Jemi ne 2022 s’luftohet me.pushke o mitroloz dmth arme te lehta… nejse… per mendimin tim keta mercenare kane shkuar; si cjapi te kasapi… thote nje shprehje popullore.

  2. Fatos says:

    Kanë filluar lojën e vjetër, krijojnë tym dhe pretekst. Rusët janë kurva t’ju qish robt, me ta futur gjithmonë.

  3. Balo says:

    Domethënë nuk ka mercenarë shqiptarë atje apo si!?
    Po nga e dini ju!?Mercenarët nuk kontrollohen nga shteti…apo shërbimet tona sekrete kanë informacione më të sakta sesa ato ruse,se kush është mercenar në Ukrainë!??
    Mund të përgënjeshtrojë Ministria e Brendëshme e Ukrainës por jo Ministria jonë e Jashtëme!!!!!
    Këtu ka vërtetë gallatë ..këta nuk dinë cilët shqiptarë janë mercenarë për vrasje këtu në territorin tonë,ditkan kush vepron me pagesë në Ukrainë!???
    Tallen vërtetë,po dalin edhe vetë budallenj!

  4. Franci says:

    E mire eshte akuza , te ben te ndihesh mire dhe te hedhesh fajin tjetrit …te largon prej vetes ankthin , detyrimet , ne pergjithesi je larg pergjegjesise …….kete ben dhe kryediplomati rus Lavrof …..vec perpara se te akuzoje te kthehet dhe te shikoje se ku kane nderhyre dhe nderhyjne repartet speciale “Vagner ” , ne Siri , , ne Libi , e me gjere ne Afrike gjithandej ku ka interesa ruse ….e keqia shkon me tej , sepse ato reparte jane te mbushura me kriminele ordinere , gjakatare , te pameshirshem , dhe me kryesorja ….te financuara nga Shteti rus ….
    Kurse ne rastin tone eshte nje akuze pa baza , pa te dhena , pa fakte e deponime , thjesht hidhe balten ne aspiratore dhe ato e cojne kudo … imagjinoni sikur akuza e Ministrit te Jashtem Rus te ishte e vertete , dhe mercenaret shqiptare te financoheshin nga Shteti Shqiptar , cmund te ndodhte ……..

  5. shori says:

    Ja dhe lolot shqipo…, bejne dhe keta sikur i degjon dhe i ka ne refene, njeri… Yyyyyyyyyyyysht race e jargavitur pa shtylle kurrizore…!!!
    Race hibride, pa sens, pa din e iman…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje