Shërbimi sekret në Ukrainë bashkë me ato të vendeve perëndimore po mundohen të kuptojnë se çfarë është shenja Z shkruar mbi automjetet ushtarake ruse.
Të dielën në kufirin e Rusisë me Ukrainë, në Shebekino janë parë 200 automjete ushtarake ruse me shenjë “Z”, të markuara mbi to.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se shenjat janë caktuar për role specifike mes tensioneve në rritje për një pushtim të afërt. Pamjet që tregojnë shkronjat janë të vendosura mbi tanke, armë vetëlëvizëse, kamionë me karburant dhe automjete furnizimi.
Kanali i pavarur rus Telegram Hunter’s Notes, i cili monitoron nga afër lëvizjet ushtarake, tha se “të gjitha pajisjet të shënuara me “Z” u panë pranë Kursk dhe në rajonin Shebekino të Belgorodit në kufirin me Ukrainën.
Këto zhvillime vijnë pasi shpërthimet tronditën Ukrainën lindore mbrëmjen e së shtunës. Sakaq, shefi i NATO -s paralajmëroi se sinjalet që vijnë nga Rusia sugjerojnë se Moska po përgatitet për një sulm të plotë.
Zapad?
Rusia po ben presion per shkeputjen e Dombasit ose ato që quhen Rajonet e Luhanskut dhe Donjeskut nepermjet bisedimeve.Nderkohe nese nuk arrihet kjo me bisedime Rusia krahas aneksimit te ketij Rajoni do kaloje ne sulm kryesisht per pushtimin e Moldavise dhe trupat e tyre do kalojne ne Serbi dhe Serbska Bosnja ku do te jene te mirepritura ndersa do të kryejne nje zbarkim te fuqishem ne Zagreb.