Rusia paralajmëron ushtarët: Mos përdorni 'Tik Tok', mund të dalin sekretet

20 Shkurt 2022, 13:04Bota TEMA

Zyrtarët e lartë të sigurisë në Rusi kanë nisur një fushatë sensibilizuese për trupat e tyre ushtarake, duke i kërkuar që të mos përdorin TikTok-un. Arsyeja është frika e daljes së sekreteve ushtarake.

Ushtria Ruse ka publikuar postera ku shihet një ushtar që i thotë “Nyet” (Jo) një celulari me logon e TikTok-ut në të.

Fushata vjen në mes të frikës se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën. Sipas kryeministrit britanik, Boris Johnson, “faktet tregojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje