Nga Andi Bushati
Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk që ndonjë nga paraardhësit e saj kanë vënë gjatë këtyre 30 vjetëve. Yuri Kim ka vendosur ta testojë popullaritetin dhe politikat që ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës, në zgjedhjet e 6 marsit.
Twitteri i saj për ata që sponsorizohen nga “non grata” ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të gjashtë emrave që ka propozuar në këtë garë “Shtëpia e Lirisë”. Më kot ambasadorja u rek të korigjonte më pas, duke pretenduar se “non grata” nuk është vetëm Sali Berisha, por gjithashtu edhe tre të tjerë. Cicërima e saj e parë qe e qartë: aty flitej për personazhe që kanë kryer sipas shtetit të saj “Korrupsion domethënës”.
Kur foli për kandidatë në këto zgjedhje, nuk besohet se ajo e kishte fjalën për ndonjë që mund të mbështej prej Italisë nga Adriatik Llalla, i cili është arratisur aty për strehim politik, as për dikënd tjetër që përfaqëson Tom Doshin, i cili, formalisht nuk merr pjesë në këto zgjedhje.
E vetmja dilemë mund të ngrihet, nëse deklarata e Kim ishte për Vangjush Dakon, që po drejton fushatën e PS-së në Durrës. Por, as kjo hipotezë nuk qëndron. Dako luajti fiks të njëtin rol edhe para 25 prillit, kur mori në duar listën e PS në këtë qark, por Yuri Kim nuk pipëtiu atëhere, as për kandidatin për deputet Edi Rama, as për të singjajshmit e tij Ilir Nrdaxhi, Yrgis Çyrbja, Lefter Koka apo Rahman Rahja.
Pra, duhet të jesh idiot që të mos e kuptosh se znj Kim mori qëndrim vetëm kundër kandidatëve që mbështet, non grata i katërt: Sali Berisha. Dhe kjo është një sjelle konstante. Ajo ka ndërhyrë në mënyrë brutale në garën e brendëshme në PD-duke marrë anën e Lulzim Bashës.
Edhe kur lëshoi të famshmen “do hani bar”, edhe kur botoi foto me kopertinën e romanit të Heminguejit “Për kë bien këmbanat”, në kulmin e shpërthimit të foltoreve të Berishës, edhe kur deklaroi se ne nuk do kemi mardhënie me një parti të drejtuar prej tij (ndryshe nga ambasadori i BE), fiks në momentin e dorëzimit të 4800 nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen nga poshtë të kuvendit, edhe kur porositi intervistë në Top Channel, menjëherë pas mbrojtjes që i bëri Richard Grenell, Berishës, ajo është bërë pjesë e lojës brenda një force politike, në shkelje flagrante të konventës së Vienës.
E gjithë kjo trajektore nuk ka kaluar pa pasoja. Që kur ndoqi urdhërat amerikanë Lulzim Basha është rrokullisur keq në sondazhe nga 66% që qe para përjashtimit të Berishës, në 38% në mes të janarit.
Por, me surprizuesja qe një tjetër anketë e emisionit Barometër në Euronews, e cila tregonte se preferencat e shqiptarëve për SHBA-në qenë sa gjysma e atyre për BE-në.
Pavarësisht nga këto sinjale Yuri Kim ka vendosur të përveshë mëngët duke u bërë pjesë në fushatë.
Në këtë moment kur pothuajse të gjithë e dinë se përçarja e PD-së do të nxjerrë fitues Edi Ramën, gara reale e 6 marsit është ajo që do të tregojë se kush e mban flamurin e shumicës së opozitës.
Investimi i ambasadores amerikane po shkon në këtë drejtim. Ajo po kërkon me ç’do kusht të pompojë kandidatët e dalë nga zyrat e vulës duke ulur ata që idhtarët e foltores kanë përzgjedhur me votën e tyre.
Ky është basti që Yuri Kim ka vënë për të mbështetur “zotin Luli Basha”. Në këtë mënyrë ajo ka marrë përsipër riskun që përmes tij të testojë edhe përkrahjen për politikat e Ushingtonit në zgjedhjet e pjeshme lokale.
Dhe duke qenë se në këtë garë do të votojnë afro 1/5 e zgjedhësve të të gjithë vendit, ajo duhet falenderuar, pasi në 6 mars do të kemi mundësi të vërtetojmë me numra edhe debatin idiot mes pro dhe anti amerikanëve të këtij vendi.
Or ti bushat o i hëngësh koqen e mutit ambasadores amerikan ! O Maskara! Ajo dhe dash.ndryshe nga ti që thua e mendon se ia vlen të diegim vendin të rrëzohet rama dhe të ri ri rivijë baba saliu me duart e gjakosura dhe samar mënjan nga barra e rëndë e korrupsionit, mendon, lufton dhe do të fitojnë betejën edhe me saliun edhe me metën edhe me ramën por edhe me mafien mediatike dhe analistët parazit si puna jote që ushqehen nga leku i korrupsionit! Do apo jo ti dhe saliu jot mbas kësaj beteje basha do të jetë shumë shpejt në karrigen e kryeministrit!.
Adoleshenti i gjyshit Hysni Kapo pamvarsishte qe mosha po te kalone po zerin si nje 12 vjecare dhe llogjiken si nje 11 vjecare .
Je komuniste i lodhur bllokmen i keputur fare paaftesia te ka bere te heqesh breket per te mbijetuar tek Berrisha se Rama te nxori me rruge te madhe ne trotuare te prostituoshe
Propagandist rus, po leh me shume pasi ka instruksionet e tilla.Rrjedh nga nje familje qe ushtruar terror mbi shqiptaret, i edukuar me ndjenja atmiqesore ndaj lirise dhe barazise ndaj bashkqytetareve, i lig ne shpirt ai eshte krijesa me shtazarake qe shqiptaret jane te detyruar te shohin dhe degjone perdite.Me uren e zjarrit ne goje kjo krijese e percudnuar nuk nguron tu nxije shqiptareve edhe nje dite normale ne nje jete normale pavaresisht problemeve..Me ne fund lideri i opozites Basha i shpetoi grackes qe i ngriti lakeu i Berishes.Ishte monstra Pu(sha)tin qe hodhi i pari, mendja e tij e vogel dhe goja llapaqene nuk mund te prodhojne skenare te tilla destabiliteti, idene e braktisjes se parlamentit dhe zgjedhjeve vendore. Bashkefajtore me kete krimb jane edhe mediat vizive qe i japin ze propogandistit antishqiptar, antiamerikan dhe antinjeri.
djalka me zerin e holle / nipi i shokut hysni / qe nuk e ka idene e perendimit pertej kavajes (qyteti i preferuar i andushkes) po jep mend.
andushka e vogel …
Botoji komentet Z. Baze! Shqiptaret presin sidomos nga ju te tregoni te verteten sic eshte dhe jo te mbani krah sic thote Saliu me Lulin!Mero Baze eshte bere si politikanet dhe sistemi i drejtesise> Me mbro te te mbroj! Ashtu sic shan Saliun sa here i bie rasti Z. Baze nuk lejon t’i preket Andi! Per Andi bythqirin e kam fjalen!Saliu dhe Luli flasin perdite kunder komunizmit dhe morren si konsulent dhe gjithashtu paguajne Andi Bushatin te flase neper TV per regjimin e Rames dhe sukseset e Saliut! Dhe kulmi Andi dhe tjetri Tela merren si juriste konsulente per te mesusr injorante jenicere tabaku se si te pyese Veliaj dhe Rama! Qe ketu u kuptua e gjithe kotesia e Lulit! Sa ka vjedh ky birbo femije e parritur do te dale nje dite,por po flas per fjalorin e perditshem qe perdor ai dhe gjithe te tjeret pas tij! Niveli intelektual eshte shume i ulet,jane te gjithe berishiane vetem llapin dhe llapin! Bravo Mero Baze! Me duket nganjehere sikur je spiun i fjetur i Saliut!