Ish ministrja merr postin e rëndësishëm

21 Shkurt 2022, 11:39Politika TEMA

Eglantina Gjermeni është emëruar ambasadore e Shqipërisë në Misionin e OSBE në Vjenë. Presidenti Meta ka dekretuar sot emërimin e zonjës Gjermeni:

“Eglantina Gjermeni është emëruar në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të republikës së Shqipërisë, pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë”, thuhet në dekret.

Ish-ministrja Eglantina Gjermeni, njëherësh ish-deputete e PS-së, u propozua nga kryeministri Rama për postin e ambasadores në misionin e OSBE-së në Vjenë, disa ditë më parë. Gjermeni nuk pranoi të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke hequr dorë nga politika. Ish-deputetja ka mbajtur postin e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje