Mbështetet nga Berisha i shpallur “non grata”, Bardh Spahia i përgjigjet ambasadores Yuri Kim

21 Shkurt 2022, 20:51Politika TEMA

“Unë do t’i qëndroj besnik qytetarëve shkodranë që më kanë votëbesuar në procesin e parë të primareve dhe sigurisht kërkesës së qytetarëve për t’i përfaqësuar në nivel lokal dhe për të bërë më të mirën për qytetin tonë, e familjet tona dhe për rininë”.

Këtë përgjigje dha në studion e Debatit me Alba Alishanin kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Shkodrën Bardh Spahia, kur u pyet në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila iu drejtoi disa pyetje retorike kandidatëve të zgjedhjeve të 6 marsit që mbështeten nga personat e shpallur non grata.

Spahia thotë se i beson thirrje së qytetarëve shkodranë për të larguar Ramën dhe modelin e tij.

“Të fokusohemi te thirrja e qytetarëve të ndershëm, të largojmë Ramën dhe modelin e tij që po u merr frymën shqiptarëve dhe të fokusohemi te projektet tona, e ardhmja dhe krijimi i alternativave për rininë tonë që duhet të qëndrojnë në Shqipëri dhe jo t’ i braktisim”, tha ai.

Spahia u shpreh i bindur në fitore dhe tha se nga Shkodra do fillojë një ndryshim radikal.

“Unë do të rikandidoj dhe i bindur që do ti fitoj këto zgjedhje së bashku me qytetarët shkodranë që duan ta ndjejnë veten pjesë e një ndryshimi historik. Nga Shkodra do fillojë një ndryshim radikal. Nga fitoja e dhe ringritja e opozitarizmit”, tha ai.

2 komente në “Mbështetet nga Berisha i shpallur “non grata”, Bardh Spahia i përgjigjet ambasadores Yuri Kim”

  1. shqiptari says:

    Ma idiot se yt ate je. Thi nga ment e kokes.
    I shkohet mbrapa KRIMINELIT mer kulluf ?

  2. Nik says:

    Dumbabistet e Haxhi Qamil Berishes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje