DEBATI/ Balluku: Vjedhja 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë. Tabaku: me këtë 7×7=42 shkoi njëri në burg

21 Shkurt 2022, 18:11Politika TEMA

Debatet mes kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, u ndezën gjatë dëshmisë së Ballukut në komision. Balluku akuzoi demokratët se abuzojnë kur thonë se dëmi ekonomik në çështjen e inceneratorëve është 430 milionë euro.

“Abstragoni se ka një vjedhje 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë”, tha Balluku, duke shkaktuar reagimin e demokratëve në komision pasi iu referua akuzave për falsifikim të personave që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD më 18 dhjetor 2021.

“Nuk ka problem, me këtë 7×7 bëjnë 42 shkoi njëri në burg, të shohim mos shkon edhe ndonjë tjetër”, iu përgjigj Tabaku. “430 milionëshi nuk ekziston. Vetëm nëse marrin në konsideratë çfarë do të ndodhë në 30 vitet e ardhshme, duke shtuar kamatat apo vonesat që sot as nuk ekzistojnë”, tha Balluku.

Balluku, tha gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, që përfshirja e mbetjeve të Durrësit në impiantin e mbetjeve të Tiranës u bë pa amendimin e kontratës, për shkak se situata ishte emergjente.

Balluku akuzoi demokratët se paragjykojnë çdo përgjigje të dëshmitarëve. “Na merrni ne në pyetje por keni kalcifikuar një ide tuajën. Dhe unë mendoj që kjo është gabim. Komisioni hetimor duhet të hetojë”, tha ajo.

Pjesë nga diskutimet:

Ministrja Balluku: Me gjithë respektin për të gjithë punën dhe analizën që ju bëni, kjo shkon si puna e karrigeve të Pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta për 2 mijë karrige.

Jorida Tabaku: Kolegë me qetësi të përgjigjet ministrja. Se me këtë 7×70 42 ka shkuar njëri në burg, të shohim nëse kjo 7×7 42 do të çojë ndonjë tjetër në burg. Po zonja ministre.

Belinda Balluku: Zonja Tabaku nëse ju me qetësi olimpike merrni përgjegjësi të dilnin përpara popullit shqiptar dhe të flisni për 430 milionë, në një mënyrë që këto i keni të kapura me presh vjedhjeje, ku ndërkohë është një abstragim. Sot për herë të parë e kuptova se ku abstragoni.

Jorida Tabaku: S’ka lidhje me atë që thashë se keni kuptuar.

Belinda Balluku: Mos e shtypni atë mikrofonin se e keni në dorë. Kjo histori shkon sikur te ato 2 mijë karriget të fusnin 15 mijë veta tani.

Jorida Tabaku: Ju lutem ta dëgjojmë zonjën ministre. Këtë gjë që tha ministrja do ta dëgjojmë shumë herë deri nesër se erdhi mesazhi.

Belinda Balluku: Sa për mesazhe të gjithë me telefona në dorë jemi, unë pak më pak se të tjerët.

Zonja Tabaku mënyra si ju abstragoni për dëmin ekonomik në landfillin e Tiranës nuk ka asnjë lidhje. Është një non-sens i madh dhe realisht si zonjë që jeni ju nuk mund të dilni përpara popullit shqiptar dhe të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi me 430 milionë euro, ndërkohë që nuk dalin askund këto llogari pasi nuk ekzistojnë paratë.

8 komente në “DEBATI/ Balluku: Vjedhja 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë. Tabaku: me këtë 7×7=42 shkoi njëri në burg”

  1. BABALE i PD says:

    ESHTE BLLO3F 100 % SI HISTORIA BABALE PRAGE ZHGJEDHJESH NGA TOMMASO BUSCETTA I PD LULE BASHA
    BALONA TABAKE DERI TANI KA DALE PESE HERE BLLOFE ME KETE HISTORI ..
    QE KA PASUR NJE KORRUPSIONE TE VOGEL QE DIKUSH KA PERFITUAR DUHET BESUAR SE NE SHQIPOT JEMI NJE CIKE TE THEKUR PER PARE PO ASNJEHERE VJEDHJE SCANDALE DERI TANI ME FAKTE BALONA TABAKE KA DALE BLLOFE DHE DO PERFITOJE RAMA TI GODASI ME GAFST E LULES
    LULJA 8 VJEC DEGJONTE ZERIN E AMERIKES
    9 VJEC MORI PJESE NE RREZIMIN E BUSTIT TE ENVERIT
    E KUPTONI QE KEMI NJE MITHOMANE QE GENJEN KOT

    1. Taulant says:

      IK or debil patronazhist i vogel.
      Mos mbro plehrat e ‘Rilindjes’ sepse ata kane vjedh miliarda nuk kane nevoje per ty.

      1. Naim Frashëri says:

        Taulant, po e kerkon Motren tende akoma? E ke te Patronazhistet, po i bejne “Patronazh”

  2. Eshte e turpeshme qe kjo mut parti PD nuk ndryshon dot kurr nga karakteri
    e te shpifurit dhe genjeshtrave .
    Kta katunare te qelbur e shpellare nuk dalin dot ala sot mbas kaq b́itesh nga ajo Hale berishjane
    si ne menyren e te berit Politike por edhe ne sjelle qe jane si kafshe dhe nuk meritojne aspak te jene ne Plitike .
    Kjo injorantja Tabaku qe kohet e fundit p cfaq mjaft simptoma Histerie kudo eshte ,
    do duhej te largohej nga Politika menjiher dhe leri vendin Te rinjve t́dhe te rejave te shkolluara ,
    dhe me nji far Kulture .
    Nuk behet Politike me shpifje dhe dhune ,si e kan per fis kto Talebane injorante qe jane Shkaku i
    gjithckaje Negative qe ka ndodhur me kte vend dhe ndodh sot me kte Shoqeri .
    Ishin ne Pushtet 8 -vjet dhe cfar ben e ndertuan per Shqiperine ????????
    Mut qe te hane .
    Asgje per Shqiperine !
    Ndertuan Vila bregdetit Shqiptare ku Lalzi eshte Muzeu i Korrupsionit te Bandes se Ali Babes me 40 – hajna pas.
    PS-ja duhet te distancohet nga te tilla bashkupunime me kte bande Plehrash FakePoltikane te PD-s dhe qisi
    Skarco ne Politike .

  3. Llapaqeni Sa-Hale Breshkani says:

    Po c’jane keto debate boshe e pakuptim, keshtu e vrasin kohen keto zonjusha te nderuara ne parlament… Hajde politik hajde…! Po si njera dhe tjetra flasin percart. Balluku mund t’ia thoshte me dy llafe thjesht “Trego Provat”… Por keshtu e kan keto pune here m’a hipe her t’a hipa… Sic u zgjidhen vjedhet marremendse me qindra miljona Euro per Rrugen e Kombit, qe vendosi precendentin se si luftohet duke nxjerre ne drite korrupsionin, keshdu do zgjidhen te gjithe afaret e pista e korruptive ne kte vendqe ka ren ne duart e ketyre Politikarve… Mjer ky popull e ky vend…!

  4. zm says:

    Historite e karrigeve i di mire kjo. Kjo eshte nje nga ministret me te korruptuara te qeverise Rama. Kjo nuk merret me 1 apo 2 milion Euro, kjo merret me qindra milon Euro. Kjo mendon se u be deti kos dhe ka hyr brenda koke e kembe per tu lar me kos. Kontratat e rrugeve, inceneratoreve, HEC-ve, kontratat e vb te naftes, minierave etj., jane bere nga me vdekje prureset per ne popullin dhe po na marrin shpirtin. Kjo ngeli rrugeve dhe cilesia e tyre eshte per turp. Vendburimet e naftes dhe minierat jane vjedhje e hapur, shume kane shkruar specialistet dhe kjo nuk begenise te pakten te prononcohet, por vetem hesht. Me kete duhet inaguruar burgu i ri.

  5. korieri says:

    Sharabajgat e PD mendojne se do te vijne ne pushtet me shpifje dhe trillime!Kjo eshte loja e piset e atyre qe diten flirtojne me Edin e naten me Lulin!

  6. PD says:

    Me vjen keq se si degjeneroi mendesia e kesaj vajze dhe arriti te tregoje keto kohe nje grua te perdale per nga karakteri , vetem e vetem qe te fitoj besimin e karagjozit ! Sillet si shtrigat e sgalemit por do te shfryhet si mos me keq ! Vetem i ben qejfin vehtes dhe Lulit me ngrefjen shvejkjane ! Turp per nje femer te qyteteruar se si eshte katandisur , ndihem keq per familjen qe e turperon !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje