Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratës në Twitter të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kishte disa pyetje direkte për kandidatët e Sali Berishës.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan duke pyetur kandidatët se sponsori i tyre është shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA çfarë po u premtoni votuesve. Diplomatja amerikane shton gjithashtu se kush do t’i drejtojë nëse fitojnë.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan Kim.
Sakaq, ambasada amerikane në një postim në Twitter kujton se deri më tani SHBA ka shpallur katër persona në Shqipëri “non grata”. “Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”.
Saliu ju ka pshurrur mu ne reformen ne drejtesi,e
pame me vendin e kushtetuese,keshtu qe dhe non graten po e pshurr.