Ngacmimet seksuale në punë, Meta dekreton ligjin: Shqipëria duhet të bëjë përpjekje serioze

21 Shkurt 2022, 13:42Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjin, i cili ndalon dhunën apo ngacmimet seksuale në punë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se bëhet fjalë për “ Ligjin nr. 13/2022 “Për ratifikimin e konventës 190 “Konventa për Dhunën dhe Ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”.

Sipas Kreut të Shtetit, bërja pjesë e legjislacionit të brendshëm, të standardeve që vendos kjo konventë në drejtim të eliminimit të dhunës dhe ngacmimeve që ndodhin gjatë, në lidhje, me ose që lindin nga puna, është për t`u vlerësuar.

“Shqipëria duhet të bëjë përpjekje serioze për të respektuar dhe realizuar në praktikë të drejtën e gjithsecilit për një botë pune pa dhunë dhe ngacmim.

Ratifikimi i kësaj konvente duhet të shoqërohet me plan konkret për përmirësimin e legjislacionit tonë kombëtar për përafrimin me standardet ndërkombëtare të punës së ILO-s, dhe atë të Bashkimit Europian në këtë fushë, e që garantojnë të drejtën për barazi dhe mosdiskriminim në punësim dhe profesion”, thuhet në argumentet e Kreut të Shtetit.

Gjithashtu, në përputhje me detyrimet e marra përsipër sipas konventës, nevojitet përmirësimi i vazhdueshëm i legjislacionit të brendshëm për të siguruar autorizimin e inspektorateve të punës dhe autoriteteve të tjera përkatëse, për të trajtuar dhunën dhe ngacmimin në botën e punës, duke përfshirë edhe lëshimin e urdhrave që kërkojnë marrjen e masave me fuqi ekzekutimi të menjëhershme, dhe urdhra për të ndaluar punën në rastet e një rreziku të afërt për jetën, shëndetin ose sigurinë, duke iu nënshtruar çdo të drejte për ankesë pranë një autoriteti gjyqësor ose administrativ, i cili mund të parashikohet me ligj.

“Dhuna dhe ngacmimi në botën e punës duhet të trajtohen në politikat përkatëse kombëtare, siç janë ato politika që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, barazinë dhe mosdiskriminimin, dhe migracionin”.

1 komente në “Ngacmimet seksuale në punë, Meta dekreton ligjin: Shqipëria duhet të bëjë përpjekje serioze”

  1. Lajmi i Fundit says:

    “Presidenti”-i Monikes dhe LIS-it..Like Floriri i Dha nje “Ultimatum” te Forte Presidentit te Russise z.Putin:Ose jepu te Drejten Kurvave Russe qe te perdorin Prezervative ose Une Like Floriri ju Deklaroj “Lufte”….dhe per kete kame edhe Mbeshtetjen e Monikes-Kryemadhi-dhe LIS-it..tha Muti-Meta…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje