Gjiknuri i përgjigjet PD: Në datat që ju akuzoni se kam fluturuar me Zoton e Mërtirin, kam udhëtuar për takime pune në Sofje e Singapor

22 Shkurt 2022, 18:50Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka dhënë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e ish-ministrit të Energjisë.

Ai iu përgjigj akuzave se ka fluturuar ne menyre private me Klodian Zoton e Mirel Mertirin.

Gjiknuri duke treguar te dhenat e TIMS per udhetimet e tij, tha se ne datat qe e akuzon PD, socialisti qe ate kohe ishte minister kishte fluturuar per pune ne Sofje ne nje takim me ministra te vendeve te tjera te Europes etj.

Gjiknuri tha se nga ana tjeter Rinasi ishte aeroporti i vetem nga ku fluturohej e se nese je ne nje avion me dike qe nje dite mund te kete probleme, nuk te ben automatikisht te perfshire.

“Nxorra nga TIMS gjithe udhetimet gjate kohes kur kam qene minister, nga te cilet 98% jane udhetime pune.

4 ose 5 data perkojne me zotin Gazmend Bardhi, nuk di nese perkojne me Mertirin apo Zoton sepse ne fund te fundit behet fjale per transport publik ku udhetojne mijera vete.

Dt 21. 3. 2013, ndodhem ne samitin e Sofies me sek. e transportit te BE dhe ministrat e Europes juglindore.

23.01.2017 – Singapor forumi investimeve

01.3. 2016 forumi kaskan ku jane ministrat per projektin TAP – Nje udhetim privat me familjen time. Nuk kam asnje udhetim privat dhe asnje udhetim me charter”, tha ai.

Jorida Tabaku: Zoti gjiknuri e njihni Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan?

Damian Gjiknuri: Në lidhje me shtetasit që përmendët, zonjën Gugallja nuk e njoh. Zotin Mërtiri e njoh si fytyrë. Zotin Zoto e kam takuar disa herë, në cilësinë e ministrit kur kam vizituar impiantin e Elbasanit në vitin 2017 dhe e kam takuar dhe njëherë tjetër në zyrë në lidhje me një investim që ka patur për një fabrikë qelqi, që nuk e di ç’a u bë me të. Më ka qëlluar të punojë me të në vitin 2001 në Ministrinë e Mbrojtjes, ku unë kam qenë Sekretar i Përgjithshëm dhe ai ka qenë kordinator në zyrën e ministrit të atëhershëm, por dua të shpjegoj se janë njohje krejt rrethanore dhe jo të afërta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje