Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dënoi vendimin e homologut rus Vladimir Putin për të njohur si të pavarura rajonet e Donbasit dhe Luhanskut, të cilat ndodhen në lindje të vendit.
Në një deklaratë drejtuar kombit, kreu i shtetit ukrainas u shpreh se me këtë akt Rusia dëmtoi përpjekjet për paqe dhe u angazhua se Ukraina nuk do të heqë dorë nga asnjë pëllëmbë tokë të saj.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj rrugës paqësore dhe diplomatike, ne do ta ndjekim atë dhe vetëm atë. Por ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askënd, nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt”, u shpreh presidenti ukrainas.