FOTOT: Divorci që ka trazuar Italinë

23 Shkurt 2022, 10:18Lifestyle TEMA
FOTOT: Divorci që ka trazuar Italinë

Francesco Totti është ndoshta personi më i njohur në Itali.

Edhe pse e ka lënë futbollin, ish-kapiteni i Romës vazhdon të mbetet një ndër personazhet më me ndikim në vendin fqinj.

Së fundmi, ai ka përfunduar në faqet e gjithë mediave italiane, pasi duket se është ndarë me të shoqen Ilary Blasi, me të cilën ka qenë i martuar prej 17 vitesh dhe ka edhe tre fëmijë.

Për momentin nuk ka ende asgjë zyrtare, por mediat italiane e japin si fakt të kryer ndarjen e tyre.

Madje, në skenë ka dalë edhe emri i një vajzë, e cila thuhet se është e dashura e re e Tottit.

Ajo ka përfunduar studimet për ekonomi dhe është mbi dhjetë vite e re se ish-futbollisti.

Quhet Noemi Bocchi dhe sipas mediave italiane, ka disa muaj që frekuentohet me Tottin.

Tani pritet vetëm reagimi i personave të përfshirë në këtë çështje, që ka ndezur Italinë.

(TemA)

3 komente në “FOTOT: Divorci që ka trazuar Italinë”

  1. Viktor says:

    Nuk esht e vertete gossip

  2. Emigranti says:

    Urojmë të mos jetë e vërtetë dhe kalofshin jetë të lumtur !
    … Nëse ndodhë e kundërta nuk është se na prishin shumë punë … !
    Ka shumë probleme të tjera të cilat na shqetësojnë : ato që nuk varen prej nesh dhe të tjerat të cilat i shkaktojmë vetë … !

  3. rexha 10 says:

    Po u nda me Blazin ,do te bashkohet me vjerren e tije .Probleme i madhe do te jete per ballkanin ku do te qendroje TOTI pasi ta perzene nga shtepia e ema e Blazit ,dhe vete Blazi ”””’???? ME padurim po presim lajmin e radhes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje