Fatbardha Mulleti (Saraçi)
Publikohen disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’, i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit.
Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili është frut i një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur të disa prej grave dhe vajzave shqiptare që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, e me rradhë:
Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Hatixhe Kopliku, Nafije Kopliku, Vebije Bushati, Budije Bushati, Adile Kazazi, Antonela Dostanishta, Nafije Stërmasi, Luçije Saraçi, Adile Meta, Qeuthere Meta, Feride Damnori, Vitore Ashta, Fetije Vuçiterni, Zehnije Gjylbegu, Xhyhere Kazazi, Luçije Malaj, Sadije Kazazi, Lezinë Toni, Zade Muka, Hava Repishti, Luçije Kurti, Rukije Bushati, Shaqe Logoreci, Qamile Myftija, Marie Ndokëllia, Rozë Çefa, Çilë Staku, Shaqe Marku, Lajde Arapi, Lutfije Barbullushi, Syme Muka, Zenepe Kraja, Fahrije Kazazi, Naxhije Curri, Nexhi Plaku, Lizë Vukeli, Bade Kjaraj, Hava Baçi, Xhehadire Boriçi, Vitore Kalaj, Katerina Benusi, Sofije Baja, Lenë Pjetri, Dava Markagjoni, Mrika Markagjoni, Marta Gjonmarkaj, Bardha Gjon Markagjoni, Kristina Gjomarkaj, Çelestina Gjomarkaj, Mrika Pervizi, Prena Pervizi, Kune Miraka, Sulltana Dine, Vera Dine, Agime Dine, Hamide Çela, Vera Dine, Kadrije Cami, Sanije Sulaj, Meliha Sulaj, Vashe Kola, Prena Llesh Gjeçi, Gjystina Seku, Ilda Melgusha, Agime Pipa (Aranitasi), Terezina Pali, Liza Pali, Adile Boletini, Nasibe Kazazi, Ana Daja, Dila Zef Ndoja, Zyraka Mano, Shanisha Dosti, Zojë Gjeloshi, Drane Stakja, Elena Luli, Sabiha Kasimati, Marije Deda, Marije Shllaku, Biçe Pistulli, Sadije Kazazi, Gjyzepina Çoba, Marta Doda, Frida Satedini, Vitore Kuka, Gjela Llesh Biba, Bardha Cub Marku, Liza Llesh Mali, Bardha Mark Bushkola, Marije Tuci, Olimbi Baruti, Angje Kovaçi, Bedrije Ashikja, Musine Kokalari, Motër Gjeorgjina, Liljana Radovani, Laura Keqi, Mrike Pepa, Mrike Zadeja, Angjelina Shantoja, Naime Koçi, Sheriar Sefa, Vitore Shllaku, Liza Gjon Voci, Nina Shiroka, Laje Mehmeti (RRema), Feride Beshiri (Quku), Hasije Ulqinaku (Quku), Sofije Kali, Çile Gjush Larja, Nurfezo Koprencka, Sanije Gjylbegu, Emilja Shestani, Marije Bregu, Vida Radovani, Nedrete Pipa, Motrat e Osman Kazazit, Safete Jusif Sokoli, Çiljeta Simoni, Lutfije Buashati, Sadije Bushati, Olga Schëeizer Libohova, Evelina e Ndoc Naraçit, Geraldina Apony-Zogu, Hilda Zyma. Marie Rafael, Zade Muka,Rukije Bushati, Hajrie Vrioni, Emine Gjyrezi, Xhemile Beqir Komi, Hedije Dume Repishti, Syme Muka, Fetije Vuçiterni, Sebije Puka, Marjeta Serreqi, Dhurata Sokoli, Klara Miraka (Merlika), Asije Habili, Sose Nik Sokoli, Liri Cenaj, Rudina Dema, Adelajde Miraka, Drane Jakja, Syriha Hasi, Aishe Gogaj, Luçija Kaçaj, Gjyljana Malaj (Pervizi), Nadide Kasaruho, Nadire Kërçiku (Peshkëpia), Shpresa Ballolli (Merdani), Makbule Frashëri, Mishan Çini, Gjyslyme Dervishi (Leka), Natali Arkandi Rozengolc (Pengili), Vigelmina Vitalij Kovaleshko (Veshi), Rukije Rama, Tefta Tasi, Liri Lubonja, Kozara Kati, Shpresa Ngjela, Vera Bekteshi, etj.
Zade Muka e Pertefe Mulleti
(1896 – 1965) (1915 – 2000)
Kur qe 60 vjeçe, mbesa e saj me gazin e rinisë së parë, e pat pyet: “Pse nëndaje edhe e plakun, faqet i ke të kuqe dhe je prapë e bukur”?! ajo i qe përgjigj tue qeshë: “- Jam vajzë Ulqini, e rritun me voj ullini.” Lindi në Ulqin para një shekulli dhe u martua në Shkodër me Ramazan Mukën. Lindi 18 fëmijë, nga të cilët 6 i jetuen (një djalë e pesë vajza). Ishte grua shtatnaltë, me fytyrë të rrumbullakët. Flokët ngjyrë kafe, i rrethonin si kunorë atë. Familja e saj ishte e mbushun nga gazi i fëmijëve, gaz që u pre me ardhjen e sllavo-komunistëve. Qyteti, në gjendje shtetrrethimi, u mbush nga burgjet, kurse gratë u veshën me të zeza. Në bazë të listave të hartueme me zell, skuadrat partizane ushtronin kontrolle të njëpasnjëshme. Ma mirë me thanë e krehën disa herë qytetin e zymtë.
Në këto kushte, Nana Zade strehoi në shtëpinë e saj nipin e shtëpisë, Sheuqet Mukën dhe dhandrin e kësaj shtëpie Sali Vuçiternin, që të dy nacionalistë të njohun, veprim ky shumë i rrezikshëm për kohën.
Sa herë trokiste dera e oborrit, të dy burrat i fusnin në strehimin e përgatitun me shumë kujdes, që s’ishte gjë tjetër veç një zgavërr në mes të qemerit të shtëpisë (harkut me gurë të derës së poshtme të ahurit dhe dyshemesë së dhomës së pritjes). Mbas këtij veprimi, njena nga vajzat dilte të hapte derën, ndërsa Nana Zade e vajzat e tjera qëndronin drejt, si të ngurosuna, thuajse gatitu, se e dinin që do të hynin policët.
Ishin mësue me këto kontrolle. S’duhej t’u lëvizte asnjë muskul i fytyrës, s’duhej të jepnin asnjë shenjë dobësie; rojet s’duhej të kuptonin gjë, pra. (Të mos harrojmë se qenë vajza shtëpie me moshë nga 20 vjeç e poshtë). Zemra e tyne e dinte se sa rrihte, derisa kontrolli përfundonte. Sa herë netë pa gjumë kaluen ato duke ba roje? Sa herë fshehën sendet komprometuese, për dy vjet, (dhjetor 1944-tetor 1946). “Na dridhej zemra, edhe kur lëvizte gjethi i plepit”, – tregonte njena nga ato. “Kur u vranë Jup Kazazi e Seit Kazazi, të strehuem afër nesh- vazhdon një tjetër- ne u tmerruem, se e dinim që edhe tek ne, do të ndodhte po ashtu”. Në këto momente kritike, Nana Zade e të bijat kishin edhe dhimbjen e djalit të shtëpisë, Zijasë, të cilin komunistët shqiptarë ia dorëzuen atyne jugosllavë. Gjyqi qe ba në Prishtinë dhe e kishte dënue me 7 vjet burg, që i vuejti në burgun e Nishit. Asnjë mundësi me e ndihmue. Asnjë lajm prej tij.
Çdo gja në shtëpi u grabit. Familjes i mbeti peng sekuestrimi i librave me vlerë e ndër ta koleksioni i “Fjamurit” të Arbërit të Jeronim De Radës. E kur, ma në fund, djali do të vinte i liruem, nana e lumnueme, i tha: “Të gjitha gjanat tuaja m’i morën policët, por amanetin tand, fletoren me vjersha të atij djali kosovar, nana t’i ka ruejt në gjoksin e saj. Vetëm këto, komunistët s’mundën me m’i marrë”. S’e dinte Nana Zade, se ai djalosh, Haki Tahja, qe pushkatue nga serbët, sepse kishte vra Miladin Popoviqin.
Nana Zade, në rininë e saj kishte përjetue vdekjen e tre vëllazënve të saj, si dhe të një motre, por u plagos ma shumë nga vdekja e parakohshme e së mbesës së saj, Sabahet (Donika) Mulletit. Ajo, e ardhun nga Kavaja, ku s’kishte shkollë të mesme, ndiqte Pedagogjiken në Shkodër. Sa herë erdhi ajo në shtëpi me lot në sy se keqtrajtohej nga drejtoria apo të rinjtë komunistë: i kërkonin të mohonte se ishte mbesa e Qazim Mulletit, por ajo pat qëndrue: “Kam qenë, jam e do të jem gjithmonë mbesa e tij”. Nga vuajtjet, u sëmur. Ilaçe për të nuk gjindeshin dhe sapo kishte hyrë në maturë, vdiq. Ishte koha kur kishte fillue me u këndue kanga “Luleborë”. E ajo ishte e tillë.
Vitet kalonin dhe nana e vajzat veç punonin, për të mbajtë, tashti në Shqipni, djalin që ishte prapë në burg. Nana Zade kishte dashuni sidomos për nipat e mbesat e shumtë. Mori pranë vetes edhe Bardhën, motrën e Sabahetit.
Dhe ajo nuk kishte mundësi të ndiqte të mesmen në Kavajë, kështu që e kreu pranë gjyshesh së saj. Asaj dhe tezeve, ajo edhe sot i’u asht shumë mirënjohëse për këtë gjest të madh humanitar. Tek priste me padurim lirimin e djalit, më 1965-ën ajo vdiq, me sytë e ngulun në mur, ku varej portreti i tij.
Në sa vajzave që jetonin në Shkodër, fati iu doli vonë (njena s’u martue), në Tiranë, vajza e madhe e Nanë Zades, Përtefi, ishte martue në vitin 1932 me Haki Reshit Mulletin, familje e vjetër dhe atdhetare.
Ajo pat 4 vajza dhe një djalë, Tartushin, të sapolindun, kur iu arrestue i shoqi. Në kujtesë e këtyne vajzave ende ka mbetë dhe nuk do të shuhet një moment i jetës së tyne. Sigurimi i Shtetit kishte thirrë në hetuesi nanën e tyne. Fëmija i vogël 3 muejsh qe lanë në shtëpi. Pse u thoshte grueja e shkretë: “Më lëshoni, se djali ka kohën për t’u ushqye”, kriminelët e kuq s’kishin gajle. Kur vajzat u kthyen nga shkolla (ma e madhja 12 vjeçe), gjetën vëllaun e tyne duke qa me dënesë. Pranë djepit ishte ngulë qeni i shtëpisë (Luli) që bante roje. Me të lehunat e tij, ai i udhëhoqi vajzat e mjera, që mbanin foshnjën në krahë, drejt hetuesisë. S’ka penë të përshkruajë skenën që u zhvillue aty; nana në birucë dhe matanë rrugës pesë fëmijë që e prisnin me padurim.
Ndoshta asht e tepërt të kujtojmë grabitjen që iu ba familjes nga proçesi i konfiskimit të pasunisë. Përtefit i ra barra e randë të mbante familjen. Sa zor që ishte. Çdo herë që shkonte ta takonte burrin në burg do të merrte edhe fëmijët. Mendoni vogëlushin disa muejsh, që përshkonte hekurat e burgut për të përqafue babën e vet, ose e thanë ndryshe, dy duer që zgjaten nga brenda hekurave dhe tërheqin një foshnje që shikon i habitun një njeri që ende s’e njeh. Dhuratat që i jati u jepte (unaza të punueme me bërthamat e pjeshkave) fëmijët i ruanin si gjanë ma të çmueshme. Pas burgut u internuen në Kavajë. Dy prind të lodhun e të sëmurë, që banin punë shumë të rënda për të mbajtë pesë fëmijët.
Pesë fëmijë, nxanës shkolle që përjetuen skena rrëqethëse, që ua vranë gjumin: u mësuan të shohin atje njerëz të varun në degët e manave, ashtu, me gjuhën e dalë, tek lëkundeshin nga era. Çarçafi i bardhë që i mbulonte dhe pllaka me fjalët e shkrueme shtrembët “anmik”. Ose, të pushkatuem, që ua ekspozonin në oborrin e shkollës. Ishte në kambë terrori i kuq. U rritën dalëngadalë fëmijët. Para se të flinin, nën drejtimin e të atit, do të luteshin: “Zot, na e ruej vedin nga armiqtë e kombit… na e ruej nanën e babën, vëllaun e motrat, të afërmit e gjithë fisin”.
Vuetjet e hallet s’kishin të mbaruem. Njena vajzë (Donika, ose Sabaheti) vdes në Shkodër. Baba thirret disa herë në Degën e Punëve të Brendshme për t’u ba spiun, e meqë ai refuzon, gjendet mënyra (inxheksion) në spitalin e Tiranës, për ta eleminue. Shkruhet, si për të dashtë me groposë një familje, komedia “Prefekti” e njerëzit, jo të gjithë, zgjasin gishtin drejt tyne. Sa në një barakë, në tjetrën. Herë me bukë e herë pa të. Halle pa mbarim. Ma së fundi familja u vendos në Shkodër dhe u rrit në mes të dashunisë e ngrohtësisë të familjes Muka, ku veçohej Nanë Zadja.
Hava Repishti
(1898 – 1980)
Ishte fatkeqësi për të që në moshën 45 vjeçe të mbetej e vejë. Ashtu edhe për 6 fëmijët që mbetën pa babën e tyne, Ibrahim Repishtin, njenin nga promotorët e Lëvizjes Demokratike në periudhën e Pavarësisë. Çfarë do të ndodhte ma vonë?
Tragjedia, në aktin e parë do të kishte arrestimin dhe torturimin çnjerëzor të djalit të madh, Samiut. Këtë nuk do ta “harronin” edhe ta groposnin për së gjalli, për ta detyrue që t’i nënshtrohej diktaturës. Nuk mjaftuen rrobat e gjakosuna, që do t’i lante me lot, por edhe do të shqelmohej nga rojet e burgut sa herë edhe ajo vetë. Në fund do të ishte e pranishme në gjyq. Djalin 22 vjeçar do t’ia dënonin me 15 vjet burg. Ndigjoi aty edhe thirrjet histerike të disave që përmendnin litarin. Me zemër të copëtueme, me fëmijët rreth vetes, do të zvarritej në shtëpi. Vuajtja do ta pasonte vuajtjen.
Do të arratisej edhe djali tjetër, Fahriu. Për pjesën e familjes që mbeti, tashmë qe përcaktue internimi që u vuejt për tre vjet në kalanë e Beratit dhe në kampin e Tepelenës. Me sytë e saj, ajo pa se sa jetë njerëzish u këputën si gonxhet e sapoçelura. Përjetoi ngjarje tragjike, që nuk mund të imagjinohen. Sa zane të rinj u mbytën, sa shpirta fisnikë s’jetuen ma. Në Tepelenë, në një kapanon “jetonin” 200 vetë. “Isha e privilegjueme, -do të kujtonte ajo, – se kisha një llampë me vojguri. Kishte nana mirditore, që ma kërkonin atë natën, për të pa nëse i kishin foshnjet e tyne gjallë..! Një nuseje malësore, e bukur si drita, aty i vdiqën të tre fëmijët e saj e ajo mbeti vetëm, qyqe e vetme.”
Më 1953 kthehet në Shkodër dhe “sistemohet” bodrumeve, mbasi çdo gjë tjetër ia kishin konfiskue. Tashti duhej të punonte që të mbijetonte, si dhe të ndihmonte sadopak të birin e burgosun. Me thesin në shpinë, diti ajo se si arriti në dyert e burgut në Urën Vajgurore, ku qe ai. Atë natë dhjetori 1953, ajo s’do ta harronte kurrë, sikurse nuk harron edhe sot i biri, … ndoshta edhe ai roja xhahil, nëse asht gjallë, e që kryente shërbimin atë natë. U la mbas dere për 24 orë rresht. Shiu që binte, natën u kthye në borë. Të nesërmen, të pranishmit, panë se si ishte krijue një shtatore prej akulli: ishte ajo që kishte “përqafue” thesin me ushqime e plaçka. E kujtuen të vdekun. I thanë djalit: “Nana të asht ngurosë nga të ftohtit”. Mirëpo ajo, mbase nga zemra e saj e ngrohtë, shpëtoi. Arriti ta takojë djalin. Lot mallëngjimi, fjalë shprese, lot, kurajo… Nuk e harroi derisa vdiq.
Pas daljes nga burgu, ai u arratis. E dinte se këtu do të asgjësohej. Pesha e përndjekjes asaj nuk iu nda ma. Sa herë zemra e saj u drithërue nga këto vuajtje, nga mjerimi, nga fukarallëku, por të gjithë, e dinë gjithashtu, se sa dinjitoze ishte e sa krenare për fëmijët që kishte rritë. Shpresoi se një ditë do t’ i takonte. “Edhe fytyrat ua kam harrue”, thoshte nganjëherë. Komunizmi zgjati shumë në Shqipni e ajo vdiq me zemrën e plasun pa e realizue këtë dëshirë të fundit.
Luçije Kurti
(1896 – 1976)
Lindi në Shkup dhe ishte vajza e vetme e Kolë Gjinit prej Shkodre. Martohet në atë qytet me Zef Palokë Kurtin, që ishte djali i drejtuesit të bandës së parë muzikore të Shkodrës e që shërbente si mësues i Gjuhës Shqipe. Kjo ndodhi më 1915. Mbas dy vjetësh, për aktivitetin e tij atdhetar, ky i fundit internohet në Austri, tue lanë vetëm gruan e djalin e parë, Ninon. Pas kthimit të tij, ajo u bë edhe nana e Biçes, Kolës, e Palokës.
Kishte fillue Lufta II-të Botërore. Një nga nacionalistët ma të shquem të asaj kohe, ishte kunati i saj, Lec Kurti, që drejtonte organizatën e ‘Ballit Kombëtar’ në Shkodër. Të kësaj rryme qenë edhe djemtë e Luçijes, të cilët edhe ndihmuen në arratisjen e Mithat Frashërit. Këtu fillojnë edhe telashet për Luçijen; i biri, Kola, për pak i vdes nga tifoja e morrit më 1945 dhe qe kujdesi i saj që e shpëtoi. Një vit ma vonë i arrestojnë djalin e madh, Ninon, të cilin ia dënojnë me 30 vjet (dënim që i ulet në 15 vjet), për t’i vuejtë në burgun e Burrelit. Po atë vit, mbas Lëvizjes së Postribës (1946) ia arrestojnë edhe Kolën, i cili pas dënimit prej 10 vjetësh, që e kreu tue punue në Beden, Lekaj e Çengelaj, u dënue edhe me 7 vjet internim në Çervin, Levan e Shtyllas. Ndërkohë, djalin e vogël, Palokën, ia dërguan ushtar në repartet e punës, që u përngjisnin shumë burgjeve a kampeve të punës. Për Sigurimin e Shtetit shqiptar kjo nuk mjaftonte. Më 1951-in i arrestojnë edhe Biçen, sepse ajo, në votimet e kryeme, kishte hedhun kokrrën në kutinë bosh (d.m.th. në atë antikomuniste). Mbas 6 muajsh hetuesi, u dënue me 2 vjet me kusht, kurse të shoqin me 12 vjet burg. Një familje e tanë në burg. 48 vjet për njerëz të nderuem, të kulturuem e mbi të gjitha, të pafajshëm. “Faji” i tyne i vetëm ishte se menduen në kokën e tyne e jo me klishenë e ofrueme nga komunistët.
Kush do të kujdesej për ta përveçse prindit? Në kushtet kur i shoqi qe i sëmurë me zemër, e gjithë barra ra mbi Nanë Luçijen. Ku të shpërndahej ma parë? Në shtëpi, për t’i shërbye burrit të sëmurë, apo fëmijëve që qenë shpërnda në burgjet e zeza? Ma shumë rrugësh se në shtëpi. Sa te njeni djalë, te tjetri. Më 1952, kur i vdiq burri, ajo nuk u ndodh në shtëpi dhe arriti vetëm në momentin e varrimit. Si për të gjitha ato gra që u ra barra e rëndë e kujdesjes për njerëzit e zemrës, që përpëliteshin nëpër burgje, edhe ajo sakrifikoi gjithçka në dobi të tyne. Shiti çdo gja, u lodh e u këput, por bijve të vet, përveç ushqimeve, për të cilat ata kishin nevojë, u çoi atë ç’ka ata kishin ma shumë nevojë, dashuninë e saj pakufi.
Nuk qe e thanë se me lirimin e djemve, të binte në qetësi. Nipi i saj, Ndoka, që në popull për të flitej veç mirë, pasi pushohet nga puna, kuptohet për shkaqe të biografisë, vdes në moshë të re. Vdiq mandej shpejt edhe vetë. Edhe kur diktatura ishte në grahmat e fundit, për pjesëmarrje në demonstratën e 14 janarit 1991, keqtrajtohen nga sigurimsat edhe nusja e të birit e mbesa. Fatmirësisht, ajo vetë nuk i përjetoi këto çaste, këto vuejtje të fundit të filizave të trungut të saj. Memorie.al
Kolaboracioniste te qelbur te fashizmit!
Po pra, gjithe plehrat qe u bene bashkepuntore te fashizmit, ka ardh koha me i qujt “nacionalista” , bile “nacionalist i njoftun”.
Ik re fusni bishtin ne shale dhe zhdukuni nga syte e publikut, se late nam…
Ore jini ne metro juve ! Koloboracioniste thua !? Duce ishte kryefashisti ! U vra dhe u var ne Milano ! Nje skuader fashiste e mori dhe sot ka varrin ne qytetin e lindjes ! Gruaja e Duces jetoj normalisht ne Rome ! Cuni Vitorio po ashtu ! Cuni i vogel ishte muzikant e shetiste ne europe me nje bande muzikore ! U martua me motren e artistes Sofia Loren ( E mori ajo me gjithe ate biografi te keqe) Sot goca e tyre Aleksandra Musolini eshte deputete e Italise dhe Parlamentit Europian !
E ju me thoni qe bashkepunetori i ketij Duces normal denohet por ama ku eshte degjuar te merret pasuria e te internohet familja e sa kalvare tjera ! Cfare trapash !!!
KOQE kandari, edhe ti pinjoll i fashisteve dhe kolaboracionisteve je …
Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
Dinet, Elezët.
3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
(Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
“…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
“Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”
Plus edhe Hitleri ka patur nje vella qe jetoj gjithmone ne shtepi te tij ne Austri ! As e internuan as e denuan ! Vdiq i pamartuar dhe shtepia e tij kam lexuar qe do behet zyra per komisarjat policie ! Ketu eshte konflikti pse denohen familjaret !!!
Gjynah paska ngel beqair i shkreti, pse nuk i cove tet’eme qe ta “milte” ate vellane e Adolfit …
Kozi, pse denohen familjaret?! Sepse gjarperi piell gjarper dhe jo njerez; prandaj edhe sot Xhafer Deva behet hero se i erdhi prape koha. Tani çfrytezojeni sa jeni gjalle se mund te ndryshoje prape. Megjithese gjarperinjte nuk do zhduken, do pershtaten ne kushtet konkrete.
Fshatari pa toke gjithmone do ngeli bedel ! Keshtu jini juve ! Problemi eshte pse denohen familjaret e ju vazhdoni me lista ! Nuk jane denuar as te Duces as te Hitlerit !!! Po cfare te shkruaj me pare ! Gjate 45 viteve komunizem jane denuar me teper komuniste se nga tjeret !E kini lexuar listen totale te te vrareve, pushkatuarve, burgosurve dhe internuarve ! Aty do shihni qe te denuarit komuniste nga komunistet jane shumica numerike e listes !Krahasoni jeten familjare te pasardhesve te Duces e pastaj na tregoni per familjet e Mehmetit, Kadriut, Beqirit e sa udheheqesve te formacioneve partizane !!! Rrofte shoku Enver qe vrau komuniste me shume se do vriste nje antikomunist !!!…tung
Ree kozi , me lehte me qerrata po cfare ben ?
O Koqi
Te denuar politike
Sipas STATISTIKAVE SHTETERORE te shtetit shqiptar (qe ne vitet 1945-1990 eshte shteti me i mireorganizuar ne historine shqiptare deri me sot) jane te percaktuara se persona te denuar per arsye politike (ketu futen te denuar me gjobe, internim, burgosje, pushkatim) ne 45 vjet jane denuar gjithsej 16 mije veta, te gjithe bashke. Nga keta 2 mije veta jane denuar me pushkatim (shumica ne vitet 1945-1948 menjehere pas Luftes, te denuar si kolaboracioniste dhe kriminele). Pra ne 45 vjet te pushtetit komunist jane denuar per arsye politike 16 mije persona, qe do te thote se ne je popullsi te pakten 3 milion banore rreth 0.53% e tyre jane denuar per arsye te tilla. Organizata e “Ish te perndjekurve politike” ne keto vite e ka shtuar numrin e te perndjekurve politike ne rreth 25 mije veta (duke perfshire ne ta shume te burgosur ordinere, si vrases, hajdute, mashtues, sherrxhinj, kurva, pederaste …). Edhe ne kete rast del se 0.7% e popullsise se Shqiperise ne 45 vjet kane qene te denuar apo persekutuar politike. Edhe ne vazhdimesi perpjekjet per rritjen e numrit shkojne te 40 mije vete, qe perseri nuk shkon me shume se 1.5% e popullsise. Pra ne cdo rast, diku me shume apo me pak se 1% e popullsise se Shqiperise kane patur reperkusione ligjore per arsye politike, ndersa 99% e popullsise nuk kane patur asnje reperkusion ligjor. KJO ESHTE E VERTETA HISTORIKE, te gjitha te tjerat jane propagande halabakesh dhe maskarenjsh!
Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe i budallenjve!
Kozi jini mire jini, juve COBENET e Devollit o!? Po ce keni toke ju cobenet o? Po ju veten nje gune ne krahe dhe nje pale opinga keni patur gjithe jeten o, e bridhnit pas deleve e dive. C’ne juve me toke? O Kozi cobani, ti as fshatar s’je, se ata te tute bridhnin nga stani ne stan, nga kasollja ne kasolle e s’kishin as shtepi e lere me toke …