Fatbardha Mulleti (Saraçi)/ Publikohen disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’ i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore, që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit.
Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili vjen nga një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur, të disa prej grave dhe vajzave shqiptare, që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Hatixhe Kopliku, Nafije Kopliku, Vebije Bushati, Budije Bushati, Adile Kazazi, Antonela Dostanishta, Nafije Stërmasi, Luçije Saraçi, Adile Meta, Qeuthere Meta, Feride Damnori, Vitore Ashta, Fetije Vuçiterni, Zehnije Gjylbegu, Xhyhere Kazazi, Luçije Malaj, Sadije Kazazi, Lezinë Toni, Zade Muka, Hava Repishti, Luçije Kurti, Rukije Bushati, Shaqe Logoreci, Qamile Myftija, Marie Ndokëllia, Rozë Çefa, Çilë Staku, Shaqe Marku, Lajde Arapi, Lutfije Barbullushi, Syme Muka, Zenepe Kraja dhe shumë të tjera.
Parathënie
Shumë, shumë vite ma parë kisha provue me shkrue ndonji poezi, ashtu, për vete, ashtu siç bajnë zakonisht nxanësit që kanë për zemër letërsinë. Por që të mendoja të delja para lexuesit me një botim ma të gjanë, as që më shkonte ndërmend. Atëherë na mungonte buka e gojës, për të mos thanë, edhe ajri …! Libra? Jooo!!! Ama isha aq e vëmendshme, që në shpirtin tem të rregjistroja gjithshka që ndigjoja, e sidomos ato që i pashë me sytë e mij.
Shumë, shumë vite ma vonë, që do të thotë sot, m’u dha kjo mundësi. Ajo që unë përmblodha në këtë vëllim të vogël, asht vetëm një pikë ujë në detin e thellë të dhimbjes…! Mbas Luftës, familja eme, e dëbueme nga Tirana, jetoi në Kavajë. Aty mbarova shkollën e atëhershme 7-vjeçare. Sadoqë ma vonë u largova prej andej, nuk m’u shlyen nga kujtesa mësuesit e mij të palodhun Zoi Xoxa, Ali Bonati, Leonardo Milo, Myftar Cara, Sami Kerkini, etj.
Sot, si grue, kujtoj në mënyrë të veçantë mësuesen që na mësoi baletin, Vasilika Rrumbullaku. Ata qenë edukatorë, që ja lehtësuan shumë punën prindve të mij, që, ndonëse merreshin shumë me ne, kishin edhe shumë telashe të tjera për të kapërcye. Se çfarë përjetova në atë qytet, kalimthi, se asht e pamundun të jepet e plotë, e kam përshkrue në shkrimin për gjyshen teme (nga nana), Zade Mukën. Kavaja në atë kohë nuk kishte shkollë të mesme. Për të marrë të drejtë studimi, as që bahej fjalë; qaja e vetëm qaja.
Lotët e mij bashkoheshin me ato të syve të bukur të të ndjerit babës tem, pa le të nanës teme të shumëvuejtun, që s’kishin mundësi tjetër, veçse të më merrnin me të mirë. Nga kjo situatë më nxori gjyshja eme e mrekullueshme, gjyshja ma e mirë e botës, po të më lejohej ta thoja, Zade Muka. Ajo jetonte në Shkodër, ku pak kohë më parë, tue qenë në maturë, kishte vdekë motra eme, Sabaheti (Donika). Si të thuesh, zuna vendin e saj. Shtëpinë e njihja shumë mirë. Buzë oxhakut të saj fillova “të sistemoj” ato grimca jete që sot më detyruen të shkruej. Shtëpia me numër 64 (sot 133), ndodhej në një rrugë karakteristike: në anët e saj rreshtoheshin.
Shtëpitë dykatëshe, ku mbas dyerve të mëdha prej druni të binin në sy dritaret e vulosuna nga lule prej hekuri, mbas të cilave zbardhonin perdet prej dantelle të punueme ngeshëm me grep prej vajzave të shtëpisë.
Aty, në oborr, ishte pusi, lulet e shumta (Zot, sa lule) shumëngjyrëshe e muret rrethues të ngarkueme bollshëm me lule vile aromë plot. Pa le dhomat me ato tavanet e daltueme mjeshtërisht. Një parajsë e vërtetë. Kjo rrugë ku unë kalova rininë e parë quhej” Teuta” (sot “Lidhja e Prizrenit” ), qe veshë me të zeza. Diçka për të kisha mësue, që në verën e vitit 1946, kur unë, me motrën time ma të vogël Dhurata, kaluem pushimet e verës. S’do ta harroj një natë të asaj vere. Me motrën kishim ra me fjetë. Nga dhoma tjetër pamë të na afrohen dy “hije”, të veshuna si gra. U afruen lehtë-lehtë, na puthën në ballë dhe po lehtë-lehtë u larguen.
Motra eme, e zhdërvjellët siç ishte, gjithë gaz u tha: “Jo, jo, ti je Daja Sheuqeti; nuk je nana daje, të kena njoftë, të kena njoftë. Dhe me të vërtetë, të ndjerët Sheuqet Muka, nip i shtëpisë dhe Sali Vuçiterni, dhander aty, qenë strehue në shtëpinë tonë, se kërkoheshin. Malli për fëmijët e tyne i kishte marrë aq shumë, saqë ishin veshë si gra (me degermi në krye). Në këtë shtëpi mësova se çfarë kishte ngja në atë rrugë mbas vitit 1944, d.m.th. kontrollet e njëmbasnjëshme, arrestimet, torturat, gjyqet, pushkatimet, burgosjet, e, në vazhdim, për ata që mbetën jashtë hekurave: internimet, konfiskimet e gjithëfarëlloj vuejtjesh fizike e sidomos shpirtnore.
U njoha kështu (si mbas planimetrisë së rrugës, djathtas e majtas) me tragjeditë e familjes së Sadije Kazazit, Filat Kazazit, Ismete Kazazit, Fahrije Kazazit, Adile Kazazit, Budije e Vehbije Bushatit, Hatixhe Pipës, Fatime Vrionit, Hava Bacit, Zade Mukës (gjyshes), Rukije Bushatit, Hajrie Vrionit, Emine Gjyrezit, Xhemile Komit, Syme Mukës, Fetije Vuçiternit, Marjeta Serreqit etj., të cilat unë i njoha personalisht dhe që, në shumicën e rasteve, vetëm se përvijohen në këtë botim. Ishin zonja të vërteta, që nevoja i bani të kthehen në zot shtëpie.
Ishin, pra, nana, që iu pushkatuen burrat apo djemtë, shpesh pa dijtë se ku e kanë vorrin; ishin gra e vajza, që kishin vue kryet në rrezik për t’u shpëtue jetën burrave, vllazënve, kushrinjve e miqve të shtëpisë, tue i fshehë; ishin gra e vajza që kaluen pragun e shtëpisë për t’u internue, prej nga u kthyen edhe të denatyrueme; ishin gra e vajza, që me një barrë halle në shpinë, rrugëtuen nëpër Shqipni drejt burgjeve e kampeve të shfarosjes për t’u ardhë në ndihmë njerëzve të tyne. Ishin, pra, këto gra e vajza, që vuejtjen e mbajtën për vehte, që njohën vetëm punën e randë, edhe për burrat, e që arritën të mbijetojnë. Ishin këto gra që rritën dhe edukuen fëmijë shembullorë e që nuk “harruen” të marrin në mbrojtje nipat e mbesat e tyne të pambrojtun.
Ata ishin gjithçka…!
Kjo ishte vetë një rrugë e vogël. Mijëra të tjera ishin kudo. Statistikat,sado të thata e të ftohta, prapëseprapë diçka tregojnë. Në një vështrim janë edhe të egra; gati 10% e të ekzekutuemve në Shqipni nga diktatura komuniste ishin gra (457). Përveç rastit të Marije Dedës nga qyteti i Shkodrës, që u vra me armë në dorë në përpjekje me forcat e Sigurimit,vetëm në Malësinë e Madhe u pushkatuen Katrina Nikë Bibaj, Lulë Mirash Prelë Dodaj, Mare Ali Bacaj, Mri Dedë Preka, si dhe Dila Bika e Vase Tomë Lleshi në Lezhë dhe File Mimani e Hamide Vukaj në Pukë.
Gjithnjë në atë plan, nga 308 raste gjithsej, një pjesë ishin gra e vajza që humbën ekuilibrin mendor. U dënuan politikisht 7367 dhe u internuen 10792 gra e vajza. A asht e nevojshme ma? Besoj se jo. Ata që i provuen, mund të mbeten “të pakënaqun” nga unë. E unë u jap të drejtë. Ata që nuk i dinë, nëse nuk i besojnë, le të pyesin… Ishte kjo një përpjekje e parë për të pasqyrue një të vërtetë të idhtë e të pamohueshme.
Libri i dytë do të plotësojë çka i mungon.
E ndjej për detyrë të falenderoj të gjitha familjet, jeta e të cilave
përshkruhet këtu, për ndihmën e duhun.
Gjithashtu falenderoj z.z. Vehbi Hoti, Simon Pepa e Nexhmi Bushati,
të cilët hartuen disa prej shkrimeve të botueme këtu.
Marije Deda “Martir i demokracisë” (1916 – 1946)
Së bashku në luftë ata ranë; Me pushkë drejtue barbarit.
“Ma e ambël asht vdekja, thanë, se gjallë dorëzue tradhtarit.”
Janë vargjet popullore, që u krijuen mbas 6 dhjetorit 1946, kushtue çiftit Pjetër e Marije Deda, të ramë në luftë me forcat e Sigurimit të Shtetit në pyllin “Hija e madhe” të fshatit Meshkallë.
Familjes Zojzi, nga rridhte Marija, komunizmi i kishte pushkatue shtatë vetë dhe katër të tjerë i kishte kalbë burgjeve. Asaj domosdo që do t’i shtohej urrejtja kundër regjimit të sapovendosun. Ajo qe e martueme me Pjetër Shan Dedën, trimnitë e të parëve të të cilit qenë këndue nga Fishta i madh në “Lahutën” e tij. Pjetri qe antifashist e antikomunist i vendosun. I kërkuem nga Gestapoja, ai qe ilegalizue në fshatin Sheldi… Mirëpo, mbas Luftës: “Kush kje atdhetar/u cilësue si reaksionar ”. Prandaj, mbasi provoi hilet e pushtetarëve të rinj edhe për një muej, torturat e hetuesisë së tyne, ri-ilegalizohet prapë, kësaj radhe me gruen e vet, prap në fshatin Sheldi.
Ishte gushti i vitit 1946. Mbas një mueji do të shpërthente Lëvizja e armatosun antikomuniste e Postribës. Pjetri, si një nga organizatorët e saj, mobilizoi popullin e zonës së Gurit të Zi. Meqë kjo lëvizje dështoi, burrë e grue gjetën strehë, tashma, në vendin e quejtun “Hija e Madhe” në Meshkallë. Për tre muej me radhë në lagështi e në të ftoftë, të ndjekun kahdo prej Sigurimit, u mbështetën nga fshatarët trima të asaj zone.
Erdhi një ditë e ftoftë dhjetori e atij viti që të zbulohen. Pylli rrethohet. Lëshohet thirrja për t’u dorëzue. Ishte ora katër e mëngjesit. Terr. Ndriçonte paksa drita e hanës. Mbasi zgjoi burrin, tue dijtë mirëfilli se rrethuesit e donin të gjallë, sikurse edhe vërtetohet nga fjalët e shoqnuesit të tyne, Marija, me një trimni e kurajë të pashembullt, përgjigjet: “Nuk kemi dalë këtu për t’u dorëzue” dhe me revole qëllon e para. E aty, në luftë të pabarabartë (“flakëryen grykët si gojë ferrit! në këtë natë mbulue prej territ”) mbetet e shoshueme nga plumbat e komunistëve. (“Deri n’dekë burrit i ndej pranë/ flakë prej flakë i qëndroi bajlozit/ kjo Marija e Shtjefën Zojzit”). Burri i plagoset randë e mandej vdes, për të mos ju dijtë vorri, kurse kufoma e kësaj martireje 30 vjeçare nuk u lejue që të varrosej në varrezën e fshatit. Shtëpia e saj e përjetshme u ba pylli, që e struku përsëri.
Ishta festa e Shën Kollit…
Në Shkodër, lajmi u muer vesht nga Radio Shkodra. Lajmi i zi tronditi këdo që njihte këtë çift. I tronditi, por edhe i mobilizoi… Një grue që luftonte me armë në dorë e vritej, nuk ishte gja e vogël. Ishte shembull. Shembull për të qëndrue.
Nanëshkreta në atë moment të papërfytyruem, gjeti forcë me u thanë katër fëmijve të saj: “Mos qani, Marijen e ka thirrë Shën Kolli në bahçen e vet.” Tamam si në epopetë e maleve tona. Vorri i Marijes, i braktisun prej komunistëve, por shumë i afërt për fshatarët hallemëdhej, u hijeshue nga një rrasë shtufi, ku një bari skaliti fjalët:
“VDIQ BESNIKE MARIJE SHTJEFËN ZOJZI”
Nuk ishte shënim i zakonshëm. Ishte thirrje për kujtesë: “Një gjysëm shekulli gati shkoi/ por at vorr kush s’e harroi / kush kalonte aty pari / vuni lule e degë lari”…
Hamide Kazazi (Shuti) (1879- 1955)
Kur flitet për Kazazët e Shkodrës, mendja të shkon menjëherë, në fillim tek Hamza, ai udhëheqësi i shquem popullor i qëndresës antiosmane të shekullit të kaluem. Mandej shkallë-shkallë zbret tek të tjerët, edhe ata atdhetarë si paraardhësi i tyne famëmadh. Ndër ta edhe Muharremi, babë i pesë djemve, nacionalistë të shquem, njeni ma i vendosun se tjetri, veprimtaria e dobishme e të cilëve, u këput nga epoka e egër anti atdhetare e komunizmit shqiptar.
Ishte nana e tyne, Hamidja, që në popull njihej me emrin Shuti, që së bashku me qumështin u injektoi atdhedashuninë azganëve të vet. Ashtu siç kishte shkrue poeti i madh Ndre Mjeda: “Nji nanë tjetër – thoshe – ke, bir, n’ket dhe, nana e jote â Shqyptaria.” Kjo edhe ishte tema e preferueme e bisedimeve të gjata në shtëpinë e tyne, në Parrucë, kur kishte mysafirë. E të tillë kishte gjithmonë; dera rrinte e hapun, vazhdimisht, ditë-natë… e Shuti do t’i nderonte të gjithë njëlloj, të pasunin, si fukaranë, si qytetarin, ashtu edhe malësorin a katundarin. “Hajde, bujrum” – ishte refreni i përditshëm i atij konaku. Bukë, krypë, zemër. Do të kujtonte ma vonë ajo: “Sa herë që nuk kishim miq në shtëpi, burrit i prishej qejfi.”
Erdhi 1944-a.
Për Shkodrën, për mbarë Shqipninë, filloi kalvari komunist. “Në emën të popullit” jepeshin dënime drakoniane. “Në emën të popullit” u ba refreni i sallave ku zhvilloheshin gjyqet kundër të gjithë atyne që kishin luftue për një Shqipni etnike. Firmosnin këto vendime analfabetë, që ia kishin shitë interesat e kombit të huejit shumëshekullor. Për plakën 65 vjeçare nis rruga e mundimeve: pushkatohet nga regjimi i sapovendosun djali i madh, Haliti. Pas dy muejsh, dy të tjerët, Jupi e Seiti, për të mos ra të gjallë në duart e komunistëve, vrasin veten. Pa dashtë mendja, të fluturon tek Oso Kuka. Tri vdekje për tre muej. Tri loçka zemre. S ‘mbaron me kaq. Djemtë e mbetun (Zeneli e Hamiti) dënohen me afate të gjata burgimi. Të mos llogarisim torturat. Pushkatohet edhe i vëllai i saj, Rifati, pse i kishte strehue të birin. Prapë, pa llogaritë burgosjet që vazhduen në rrethin e saj a të burrit.
Bollëkut i zuni vendin skamja, buzëqeshjes – lotët, mysafirëve – policia, lumturisë – kobi. Shuhej familja, shuhej edhe ajo. Kush mund të thotë se ç’provoi kjo e shkretë? Çfarë ndjeu? Si i përballoi provat e pamëshirshme të jetës? E pra, në vetminë e saj të gjatë, vetëm se duroi. I përballoi të gjitha peripecitë, pa u ankue, si duruen dhjetra, qindra, mijëra nana e motra në të gjithë vendin. E mbajti të mbyllun dhimbjen stërmadhe për veten e vet. Frika kishte zanë vend në shpirtnat e njerëzve. Për gjithshka frikë. Frikë për të ndihmue edhe një rrezikzezë si ajo. E ajo i kuptonte shumë mirë ata dhe, për të mos i damtue, u shmangej. Si të donte të ndiqte shembullin e djemve të saj, që kishin vra veten, për të mos pësue gja të tjerët që u kishin dhanë strehë. A ka në historinë e popujve shembuj të tillë? Ka. Por janë të rrallë.
Ma e pakta vuejtje qe sëmundja e randë, që e mbërtheu kur i kaloi të 70-tat. U gjetën njerëz të mirë, njerëz me kurajë, me zemër të madhe, që e strehuen, e ushqyen, e mjekuen. Me aq sa kishin mundësi. Derisa vdiq me zemër të bame copë. Ishte viti 1955…/Memorie.al
Pak ju bene moj gerdalle. Ne vende te tjera i groposnin te gjalle kolaboracionistet. Keshtu qe, thuaj shyqyr je gjalle akoma.
Kur yt gjysh muti Qazim Mulleti, jepte urdhra qe te beheshin raprezalie ne shtepite e tirocave (zbatim urdhri i kuestures) kalamani Qazimit, shetiste me veture.
Kur flisni ju qe u perkedhelet nga pushtuesit, edhte njesoj sikur te hysh ne hale ku sapo kane dhjere.
Ngordhjen e keni pak se moret ne qafe bij e bija nenash ju familja Qazim Mullet Mutit
E keqja banon në zemrën e shqiptareve ,kriminelë,te korruptuar,hajdute,mafjoze dhe drogaxhi,dizhumane dhe spiunë të perkryer.
Kurrë ,shteti i degjeneruar shqiptar në gjirin e Evropës së iluminizmit,kultures dhe humanitetit.
KOLABORACIONISTET E FASHIZMIT
Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
Dinet, Elezët.
3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
(Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
“…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
“Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”
Si nuk te vjen turp qe ke dhe fytyr dhe del ne gazet duke e ditur qe babai jot ka qen kolaboracionist i nazifashizmit ka shitur bythen tek italia dhe nazizmi , babi jot ka vrar dhe persekutuar me dhjetra djem dhe vajza qe luftonin per lirin e vendit nga pushtusi , ju ishit kunder liris se shqiperis antishiptar te neveriçem na tregon persekutimin ti , pse po te ishe ne franc angli a belgjik kujton se do shpetoje paq zotrote , ne kto vende bashkepuntoret e nazizmit i vran ne rruge si qent , te ishit ne belgjik me kto qe keni ber do ishin si arixhi pa nacionalitet se seres tuaj. Belgu i hoqi nacionalitetin , ti na tregon persekutimin se doje te jetoje mas çlirimit me poredhet e nazizmit mbas çlirimit ishin familje qe i ishin vrar njerez per lirin e vendit dhe e hanin buken me orracion ju k’erkonit ofiqe mir dhe kaq nuk meritonit as nacionalitet shqiptar , lavdi luftes nacional çlirimtare me ne krye komandantin legjendar Enver Hoxhen , posht tradhtaret e ish kolaboracionistet qe luftuan kunder interesit komtar .moren kote pinjollet e kolaboracionizmit i duket vetja heronj kubtojn se hedhin hi syve gjoia kan luftuar komunizmin pisat tradhtar , ti mos bashkepunoje me pushtusin fare dhe luftoje komunizmin ateher do te benim rrespekt , me luften gjoia kunder komunizmit doni te mbuloni tradhtin dhe krimet kunder atdheut njesoj si ata pushtat qe punoni per agjenturat e huaja kunder vendit ton , jeni turpi komtar nuk ja u beson njeri dredhin , komunizmi ishte doktrin por komunistet luftuan kunder pushtusit per lirin e vendit dhe ishim ne populli qe per 50 vjet i kemi votuar me deshir , panvrsisht se shum syresh beshtyn veten dhe mohojn te verteten sot .