Komisioni për Inceneratorët, Patozi: Ka pasur kontrast mes paraqitjes së disa zyrtarëve dhe vetë kryeministrit

23 Shkurt 2022, 22:58Politika TEMA

Ish kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur sot lidhur me Komisionin Hetimor të inceneratorëve dhe personat që kanë dëshmuar ditët e fundit.

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Patozi theksoi se Komisioni në përgjithësi ka bërë një punë të mirë ndërsa thekson se u treguan fakte që ndriëuan publikun për madhësinë e aferës.

“Është një çështje serioze e cila ka zgjuar vëmendejn e publikut shqiptar. Kjo është një çështje që shkon në dobi të interesit publik, pavarësisht cilësisë së investigimit të Homisionit hetimor i cili në përgjithësi ka bërë një punë të mirë. Besoj që aty u treguan fakte që ndriëuan publikun për madhësine aferës”, tha Patozi.

Përsa i perket dëshmitarëve në këtë Komision, Patozi theksoi se ka pasur një lloj kontrasti mes paraqitjes së disa zyrtarëve dhe vetë kryeministrit.

“Paraqitja e Ramës ka qenë një përpjekje për të mbushur një lloj grope që u shkaktua mes qeverisë së tij dhe publikut. Mendoj që zoti Rama u mundua që të vinte në vend nderin e qeverisë së tij. Ishte një gabim që iu la shumë kohë e gjatë kryeministrit për tju drejtur me pyetje politike në një fushë ku Rama shquhet për mjeshtërinë e tij”, u shpreh Patozi.

 

 

4 komente në “Komisioni për Inceneratorët, Patozi: Ka pasur kontrast mes paraqitjes së disa zyrtarëve dhe vetë kryeministrit”

  1. pjeter says:

    Ne radhe te pare quhet komision hetimor,dhe puna qe ben eshte ajo te hetoje jo te ” investigoje”.E dyta: Rama ishte aty per tu pyetur rreth ceshtjes se hetimit,e Tabaket e komisionit duhet te pergatiten nga eksoerte te fushes se si duhen shtruar pyetjet, ne qofte se nuk jane ne gjendje te pyesin,ndryshe kthehet ne nje komision propagande politike.E treta: Rama nuk i beri bisht komisionit ne fjale,si i beri Ai njohja jote e vjeter Sali Beu komisionit hetimor per CEZ.Dhe e fundit: eshte fatkeqesi per ne shqiptaret se si parkamenti yne e e percmon funksionin e nje komisioni te tille,duke vene njeres jo te afte ti perputhen funksionit qe duhet te kete komisioni hetimor,dhe
    Rama duke pasur perballe personazhe me nje intelekt inferior nga vetja,ve ne loje menyren e debatit te tyre,qe personalisht e çmoj jo pozitive,sepse shija qe le pas,eshte nje vazhdim i idese qe parlamenti shqiptar nuk ka njeres te afte per nje komision hetimor serioz, dhe kjo edhe per faj te Rames per dakordesite e meoarshme per ligjin zgjedhor,qe ne parlament ulen lloj e lloj injorantesh e te pa afte per ate ulse .

  2. Tirona says:

    Se çfare afere eshte aty,vetem demokratet,ex democratet,dhe extra democratet e shpjegojne me variantin 7×7=42+10× 12008643=430,000.000.Kaq del qe jane vjedhur me matemicient Lulin.430 milion euro.Keto do vidhen ne te ardhmen,por i quajme te vjedhura.Ç’na ka gjet.Eshte normale,po shihja dje komisionin dhe o zot,me t’marre ne pyetja Ina Zhupa.VK

  3. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Fiks fare, Patozi. Komisioni hetimor u tregua se ishte nje tufe kalamajsh para Ramës, dhe kjo eshte fatkeqesi.
    Nuk kemi opozitë dinjitoze. Tabaku, Kërriçi, dhe Luç Boçi! Pu pu pu pu pu. Na mori lumi.

  4. Alniku says:

    Dardha nën Dardh do bjerë nuk ke ku të shkosh dhe ti me Jozefinën pjella e Salioviçit jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje