Kryeministri Edi Rama ka folur për problemet e tij me shëndetin për shkak të të cilave i duhet të shkojë në SHBA.
Rama tha se ky është rasti i vetëm kur përdor busines class për të udhëtuar pasi për shkak të distancës i krijohen pasoja në vërtebrën 4 dhe 5. Rama deklaroi se kjo është histori basketobollistësh.
“Ministra, kryeministri dhe ministrat nuk udhëtojnë me busines class. Një rast i veçantë është problem im shëndetësor kur duhet të iki në Amerikë për shkak të distancës shumë të ngushtë sepse më krijon pasoja në vertebrën 4 dhe 5.
Histori basketbollistësh. Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhurata kanë një limit”, tha Rama.
Rama u shpreh se është i gatshëm të vazhdojë marrjen në pyetje deri nesër në mëngjes ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës nën drejtimin e tij ka bërë një landfill për plehrat pasi ka alergji prej tyre.,
“Unë kam të gjithë disponimin që deri nesër që çfarëdo të thotë të vazhdojmë. Lopë si hipototamë i kam parë në Porto Romano.
Këto krijesa i deformoi politika mjedisore e atyre që ishin para nesh. As ju nuk keni lidhje. As ne nuk kemi lidhje sepse nuk janë këtu.
Sa i përket Sharrës e njoh shumë mirë. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim ka bërë një landfill për plehrat. E kam shumë problem bashkëjetesën me plehrat. Më krijojnë alergji”, tha Rama.
Ca ja fusin pordhes kta tani. Po eshte kryeminister me ca do shkoj me wizair me cante dore?
Po meqe hiqesh si i pa ngjyer gishtin, a e pagove nga xhepi cmimin e tepert nga economy class?