SPAK tremb politikanët? Si u refuzua propozimi i Arben Krajës për mandat të pakufizuar për prokurorët e posaçëm

23 Shkurt 2022, 19:10Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Kryebashkiakë, ish ministra, drejtorë të paprekshëm dhe koka të krimit të organizuar kanë përfunduar prapa hekurave vitin e dytë dhe të tretë të veprimit të SPAK-u. Ndonëse kritikat dhe pritshmëritë e publikut janë të mëdha, ky bilanc i deritanishëm i SPAK duket se ka mjaftuar për të trembur krerët e politikës shqiptare, të cilët shpërfillën plotësisht një propozim për forcimin e mëtejshëm të SPAK-ut. Bëhet fjalë për propozimin e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, i cili në korrik të vitit 2021, iu drejtua Kuvendi të Shqipërisë me një shkresë, duke kërkuar mandat të pakufizuar për prokurorët e SPAK-ut.

Në shkresën e Arben Krajës thuhet se kufizimi i mandatit për prokurorët e SPAK në 9 vite pa të drejtë përsëritje, i bën ata të cenueshëm si dhe demotivon në punën e tyre. Sipas tij, vitin e fundit të mandatit, prokurorët nisin të mendojnë se ku do të punësohen, duke shënuar rënie të performancë në punë.  Sipas Krajës, kufizimi i mandatit për prokurorët e SPAK cenon vazhdimësinë për luftimin e krimit dhe korrupsionit, do të krijojë vështirësi për zëvendësimin e tyre etj.

Mandati 9-vjeçar i prokurorëve të SPAK parashikohet në Kushtetutën e ndryshuar në 22 korrik të vitit 2021 si dhe ligjin nr. 95/2016 për Prokurorinë e Posaçme. Që të hiqet kufizimi i mandatit duhej ndryshuar Kushtetuta dhe ligji nr. 95/2016. Mundësia për reflektimin e propozimit të kreut të SPAK-ut ishte ndryshimi i Kushtetutës në 10 shkurt 2022 nga Kuvendi, për zgjatjen e mandatit të të organeve të Vetingut zgjatet deri në 31 dhjetor 2024.

Pas angazhimit të përfaqësuesve të SHBA-BE në Tiranë pro zgjatjes së mandatit të anëtarëve tre shkallës së parë të Vetingut dhe dy komisionerëve publikë, maxhoranca dhe opozita zyrtare bashkuan votat duke ndryshuar Kushtetutën. Por, propozimi për heqjen e kufizimit të mandatit të prokurorëve të SPAK, jo vetëm që nuk u pranua, por as që u diskutua në organet e Kuvendit të Shqipërisë. Si opozita, ashtu edhe maxhoranca, nuk ka shfaqur interes për të diktuar mbi propozimin e kreut të SPAK-ut.(Shqiptarja.com)

4 komente në “SPAK tremb politikanët? Si u refuzua propozimi i Arben Krajës për mandat të pakufizuar për prokurorët e posaçëm”

  1. ky do arrestohet per fallsifike Pronash ne Lalz
    mbas Vrasjes Mafioze per te cilen asnji Prokurore apo Bordello Drejtesie sdo me dit ,
    as ta Permendin fare vrasjen mafioze nga Ishqeverritaret Gjyqtarin Konomi ,
    lere pastaj te jetojne .
    Ja pra se kushe eshte Spak kurva dhe kryekurva e Spakut qe ka Vilat ne lalz karshi berishes dhe metes
    Kta bij kurve kan marre Peng Shqiperine dhe po tentojne ta Destabilizojne sepse
    kan ndjer zjarrin qe po i afrohet bythes se tyre .
    Keni me u cudit cfar do ndodhi ne muajt qe vijojne me kta Palaco te Krimit te Organizuar

  2. Mirushi says:

    Sa idiot je o Adriatik Doç Burreli! Nuk e kuptoj cfare gjetje eshte ky shkrim. Komplet reflektim i kokes me cepa te nje “talenti” gazetarie nga shpellat. Per nje gje ka talent Bolino qe gjen injorantw delirante si ky dhe i perdor si llastiqe

  3. Patriot says:

    Spak i ka te percaktuara perfitimet edhe pas 9 vjetesh. Arben Kraja dhe prokuroret e tjere te Spak te shtrengojne bythen e te bejne punen. Syte e shqiptareve jane te ata.

  4. Ervis says:

    Ku eshte shkrimi ketu?!!!
    Apo deliron ky robi dhe ju ia publikoni!
    Seriozisht pyes: cfare eshte kjo gjeja?
    Lajm jo.
    Analize jo.
    Deshmi jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje